Shqipëria po vazhdon të jetë një vend i pasigurtë
Shqipëria po vazhdon të jetë një vend i pasigurtë. Edhe pse një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, rendi dhe siguria kanë mbetur të brishta, ndërsa shteti nuk po e mbron jetën e qytetarëvëe dhe pronat e tyre. Sipas shifrave zyrtare numri i të vrarëve si pasojë e gjakmarrjes mbetet shumë i lartë, një fenomen para të cilit edhe vetë institucionet e rendit dhe sigurisë e kanë humbur betejën. Mungesa e profesionalizmit, korrupsioni dhe pafatësia e ka bërë policinë të paaftë të prandalojë kriimin dhe gjakmarrjen.
Rast domethënës është ai i familjes së biznemenit Avni Gashi(A.B), pronar i lokalit të muzikës “Zio Nino”, Tiranë, i cili duke qënë në biznesin e tij, u përfshi në një ngjarje që pati për pasojë ndryshimin e jetës së tij dhe të familjes së tij, pasi u detyruan që të largoheshin nga Shqipëria për të gjetur strehë dhe siguri diku jashtë shtetit, për shkak të kërcënimeve me jetë që ata morën.
Gjithcka zuri fill natën e 31 dhjetorit të vitit 2019, kur në lokalin e muzikës “Zio Nino”, në Tiranë po kremtohej nata tradicionale e Vitit të Ri 2020, ku një sherr i ndodhur në lokal nga disa të rinj përfundoi me plagosjen aksidentale të njërit prej tyre.
Konkretisht ngjarja pati këtë dinamikë zhvillimi. Ndërsa lokali i muzikës ishte mbushur plot dhe klientë, një grup të rinjësh nën ndikimin e alkolit konfliktohen mes veti. Në këtë moment pronarët e lokalit të muzikës Avni Gashi(A.B) dhe të dy djemtë e tij Arlind Bucpapaj dhe Alban Bucpapaj,(A.B) ndërhynë për të qetësuar gjendjen, duke i nxjerrë jashtë nga lokali. Në atë cast njëri nga të rinjtë nxjerr pistoletën. Ne vijim A. Gashi (A.B) tenton t’ja heqi pistoletën nga dora, ndërkohë që pistoleta shkrep duke lënë të plagosur pikërisht të zotin e pistoletës. Ky moment do të shënonte edhe futjen e familjes së pronarit të Zio Nonos A.B në një konflikt gjakmarrjeje, pasi në traditën shqiptare vënja në vend e nderit të të plagosurit, apo të të vrarit bëhët vetëm nëpërmjet gjakmarrjës, hakmarrjes. Që nga ky moment, në fillim pronari i lakalit të muzikës dhe pastaj edhe të dy djemtë dhe bashkëshortja e tij, detyrohen të largohen nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve me jetë që ata morën vazhdimisht.
Gazeta arriti që të komunikojë me pronarin e lokalit të muzikës se njohur ne Tirane, A.B(G) i cili konfirmoi ngjarjen dhe kërcënimin me jetë që ka marrë ai dhe familja e tij.
Z.Avni tha për gazetën se “Arsyeja qe jam larguar nga Shqipëria është frika për jetën time dhe të djemve të mij, te 4 cunave, pasi me 31. 12. 2019, pasi kemi festuar Vitin e Ri në familje deri në orën 12.00 të natës unë bashkë me dy djemtë Albanin (B) dhe Arlindin (B) shkuam për të hapur punën që ne kemi, një lokal muzike nate, emir i lokalit është Zio Nino. Duke qënë fundviti lokali ishte mbushur plot. “ Zoti A.B sqaroi në vazhdim se “Nën ndikimin e alkolit një grup të rinjësh konfliktohen mes veti. Për këtë arsye unë dhe dy djemtë e mij duke qënë pronar të lokalit, ndërhynë për të qetësuar gjendjen, duke i nxjerrë jashtë nga lokali. Në ato moment njëri nga të rinjtë nxjerr pistoletën. Unë tentova t’ja heqi pistoletën nga dora, ndërkohë që pistoleta shkrep duke lënë të plagosur pikërisht të zotin e pistoletës.”
Sipas pronarit zotit A.B(G) që nga ai moment për atë dhe familjen e tij kanë filluar telashet, kërcenimet me vdekje nëpërmjet telefonit, dhe sic tha ai për gazetën “ e kanë detyruar të largohet nga vendi për të shpetuar jetën e tij dhe të djemve të tij.”
Rasi i zotit A.G dhe familjes së tij është bërë një fenomen i shpeshtë në Shqipëri, pasi shteti ka deshtuar të sigurojë rendin dhe qetësinë normale. Numri i përsonave që mbajnë armë është i madh dhe po kështu edhe ai i krimit të hakmarrjes apo gjakmarrjes. Kjo ka detyruar shume shqiptare qe per arsye te shpetimit te jetes te kerkojne strehim dhe siguri diku jashte, sic ka vepruar edhe familja qe pershkruam me siper.