QAZIM SHEHU: SHKRIMTARËT NË KUSHTET E PANDEMISË

 

Dritëro Agolli në romanin e tij të famshëm”Njeriu me  top” ka një shprehje:”Njeriut i vjen e keqja nga shëmbëllim i itij”.Raca njerëzore ka prodhuar edhe antinjerëz.Kjo pandemi,si prodhim i njeriut, vërteton më së miri këtë shprehje.Triumfuan antinjerëzit, kur i detyruan njerëzit  të izolohen nga njëri tjetri,të bjerë veprimtaria e natyrshme njerëzore.Izolimi ose vetëburgimi i detyruar solli nevojën për reflektim  të thellë ku u zhvlerësuan shumë gjëra; njerëz që “kishin kapur qiellin” filluan të mendojnë se sa kot kishin vepruar,se në këtë botë s`vlen as paraja,aspozita,përpara jetës.

Në gjithë këtë izolim , ai që “përfitoi”është shkrimtari.Izolimi,vetmia për shkrimtarin prodhon pozitivitet,është një qasje tjetër krijuese, nga gjithë veprimtaria tjetër e njeriut që kërkon liri.A nuk e shkroi Bokaçio kryepveprën  e tij”Dekameronin” në kushtet e murtajës në Firence?E sa e sa shkrimtarë të tjerë.Kështu ne pamë se vërshuan poezitë për virusin,se si u rrit në mënyrë patetike dashuria për jetën,çka solli një mallëngjim të përgjithshëm për jetën,për lirinë.

Kjo pandemi,që mos qoftë e thënë të zgjasë,krijoi një botë reflektive për të kuptuar domethënien e jetës,dhe ai që  e shikon atë më së miri është shkrimtari.Shembulli më perfekt për këtë është Kamy me romanin “Murtaja”.Pra,domethënia e jetës është vetë të jetuarit dhe asgjë tjetër,të gjitha variacionet që i vishen kësaj domethënie nuk janë gjë tjetër veçse siguria e jetës.Dhe ai që e sjell atë në normalitetin e zakonshëm është pikërisht shkrimtari,poeti,piktori,muzikanti,artisti.Nevoja për ta dëgjuar atë është obligim i shoqërisë,për të kuptuar se kjo botë duhet të jetë më humane,më e drejtë,sepse individi me pafuqinë e tij kurrë s`ka arritur ta gëzojë atë,edhe pse e ka rrejtur veten se e ka pushtuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here