RONELA HAJATI FITON ÇMIMIN E PARË TË FESTIVALIT TË 60-të TË KËNGËS NË RTSH

Hajati ne fjalet e saj te para pas fitimit te cmimit tha se” ja dedikonte cmimin babes se saj i cili po me shikon nga qielli.” Sic dihet Ronela eshte vajza e gazetarit dhe publicistit te famshem Marash Hajati, ish drejtor i RTSH-se.

Këngëtarja e talentuar Ronela Hajati ka fituar çmimin e parë të Festivalit të 60-të, të Këngës në RTSH.
Artistja me origjinë nga Tropoja shkelqeu me këngën “Sekret” duke zënë vendin e parë dhe përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”, festival i cili do të mbahet në maj të vitit 2022 në Itali.
Hajati ne fjalet e saj te para pas fitimit te cmimit tha se” ja dedikonte cmimin babes se saj i cili po me shikon nga qielli.” Sic dihet Ronela eshte vajza e gazetarit dhe publicistit te famshem Marash Hajati, ish drejtor i RTSH-se.
Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me këngën “Theje”.
Për tre netë me radhë, këtij edicioni artistët i dhuruan performanca nga më të ndryshmet.
Ky është edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës dhe në garë ishin Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj, të cilët dhuruan momente madhështore me performimin e tyre në dy netët e para.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here