Prof.Dr.Ilia S.Larti: DOBITË QË RRJEDHIN NGA MIRËSJELLJA DHE TOLERANCA E NJERIUT

Mirëkuptimi dhe Toleranca janë rruga e vetme për një botë më të mirë!

Hyrje

Mirësjellja ka kuptimin që njeriu të përcjelle butësi, ëmbëlsi, fisnikëri, edukatë, kujdes dhe etikë në vijen e sjelljes, deri dhe te të folurit, të ecurit, të përshëndeturit, të ulurit, tje. Ndërsa e kundërta e saj janë sjelljet e rënda, të ashpra, të vrazhdëta tje.

Në botën e sotme, kur marrëdhëniet mes njerëzve kanë marrë formë të vrazhdë e të ashpër, kur shpirti është i ngarkuar me vetminë dhe monotonia që sundon në gjithçka, që prej përdorimit të fjalorit e deri në modelet e sjelljeve tona. Sikurse, vendimet merren të mbështetura mbi paragjykime, me logjikë bardhezi e krejt pa nuanca, është e lehtë të kuptohet se sa e rëndësishme është të flasësh për mirësjelljen dhe fisnikërinë. Sa kaotike është një jetë shoqërore, ku koncepti i vlerës shihet paralel me rrobën që kemi veshur dhe markën e automjetit që kemi në zotërim. E më tej përdorimi i fjalëve shkon në kuadrin e logjikës së grindjes dhe ato mbrohen me zhargon, ku kuptimi i marrëdhënieve njerëzore, i forcës, i pushtetit, i statusit dhe i përfitimit është shumë i cekët.

Mirësjellja e përshkruar nga normat Etike janë dy elemente themelore që përbëjnë një bar çudibërës për të zhvilluar marrëdhëniet mes njerëzve, për t’i bërë njerëzit që të afrohen e ta duan njëri-tjetrin dhe për të krijuar një shoqëri me dashuri e baraspeshë, mungesa e së cilës ndihet kaq shumë.

Ata që nuk u japin hakun shpirtit, vullnetit, thjeshtësisë dhe etikës nuk mund të jenë të sjellshëm. Në shumicën e rasteve, zemrat thyhen prej atyre që nuk janë të ndjeshëm në përdorimin e gjuhës. Njerëzit që nuk e dinë se çfarë etike të foluri duhet përdorur sipas temës, pozitës dhe bashkëbiseduesit, as që e vënë re se si i rrëzojnë një nga një bredhat e zemrës.

I. Kuptimi i mirësjelljes
Mirësjellja ëhtë një akt mirësie, vëmendje dhe sjellje të mirë ndaj një personi tjetër. Fjala Mirësjellje rrjedh nga fjala i sjellshëm që ai/ajo përcjell në mardhënie me të tjerët, respektin, dashurinë, mirësinë, humanizmin, zabatimin e normave të etikës.

Sjellja e mirë mund të përshkruhet si një vetëdije e thellë ndaj ndjenjave të të tjerëve dhe aftësia për të jetuar në paqe me të tjerët. Aspekte të sjelljes së mirë janë, të jesh i vëmendshëm ndaj të tjerëve, të tregosh- përzemërsi, edukatë, takt dhe të jesh i kujdesshëm. Këto veçori i kanë rrënjët në dashurinë për jetën,të drejtën, të vërtetën e tje. Nuk kushtojnë asgjë, por janë shumë të vlefshme për të forcuar marrëdhëniet me të tjerët.
Mirësjéllja, ka të bëjë me: sjelljen e mirë, të kulturuar, i vërtetë, human pra baraz- qëndrim i njerëzishëm

Shkelja e etikës së gjuhës qoftë me gojë, qoftë me shkrim, e deri me xheste buron prej sjelljes sipërfaqësore kur themi diçka që i shkon në mendje gjithkujt. Nuk mund të themi se njësimi në një tërësi i së jashtmes me të brendshmen, apo sinqeriteti, nuk kanë rëndësi. Sidoqoftë, një sjellje gjuhësore e pakujdesshme nuk ka lidhje me sinqeritetin. Një njeri që është mësuar të shprehë pohime të llojllojshme, nuk mund të tregojë natyrën e vet si pretekst për këtë. Për të folur drejtpërdrejt e me çiltërsi, nuk ka nevojë që të bezdisim bashkëbiseduesin. Përkujdesja në çdo hollësi për sjelljen gjuhësore është plotësisht një çështje vullneti. Po, po! Njeriu i pagdhendur e ka zemrën në majë të gjuhës, ndërsa i mençuri e ka gjuhën në pikën më të thellë të zemrës.

Mungesa e mirësjelljes, më së shumti, ka dy arsye. E para është mungesa e përvojës. Njerëzit që nuk e dinë se kujt i drejtohen, si i drejtohen e çfarë i thonë, në më të shumtën e rasteve nuk janë të sjellshëm. Kapërcimi i kësaj gjendjeje është i thjeshtë. Me një edukim të shëndoshë dhe nëpërmjet mjeteve të informimit publik, është e mundur që të zhvillohet te njerëzit vetëdija e komunikimit dhe e mirësjelljes. Në marrëdhëniet shoqërore, nëse tërhiqet vëmendja te sjelljet dhe deklarimet e personaliteteve shembullore, kjo mund të përbëjë një ndihmë të mirë për të fituar një ndjeshmëri të tillë. Arsyeja e dytë është kryelartësia. E panatyrshmja e një njeriu që në çdo bashkëbisedim e sheh veten në pozitën e “urdhëruesit” dhe bashkëbiseduesin në pozitën e”ofruesit”, bie në sy menjëherë. Kur një njeri i tillë nuk ia del dot të ndërtojë një hierarki të tillë, taktika e modestisë duket e vrazhdë, sepse modestia nuk është diçka për të cilën mund të merret vendim që të ushtrohet, por njeriu thjesht duhet ta ketë atë brenda vetes. Nëse përpiqemi të dukemi modestë kur nuk jemi të tillë, e shtirura del në pah menjëherë.
Ndërsa një njeri që vuan prej shqetësimit për të përçmuar të tjerët nuk mund të jetë as i thjeshtë, as i sjellshëm. Nuk është aspak e lehtë që të çlirohesh prej kësaj sëmundjeje, sepse ushqimi i kryelartësisë është dobësia e zemrës.

1/1.Çfarë është Mirësjellja?
Mirësjellja është një akt mirësie, vëmendje ose sjellje të mirë ndaj një personi tjetër.
Mirësjellje rrjedh nga fjala e sjellshme që ai përdor për t’iu referuar një personi të vëmendshëm dhe të ndjeshëm. Si sinonime për mirësjellje janë fjalët e mëposhtme: mirësi, përzemërsi, mirësjellje, kompliment, finesë, konsideratë ose protokoll.
Prandaj, mirësjellja është a demonstrimi i respektit dhe edukimit që shprehet përmes zakoneve të mira. Për shembull, “Mirësjellja për të më pranuar ishte shumë e këndshme”, “Fëmijët e shkollës duhet të admirojnë një mirësjellje”.
Vlen të përmendet se mirësjellja mund të jepet përmes përdorimit të frazave të ndryshme që pasqyrojnë një vëmendje të tillë, si dhe reflektimit të veprimeve të sjelljes së mirë.

Ndër frazat e mirësjelljes që përdoren për tu përdorur janë:
• Mirëmëngjesi zonja dhe zotërinj.
• Ashtë kënaqësi të të takoj.
• Më vjen keq që shqetësohem.
• Para së gjithash, një përshëndetje e përzemërt.
• Faleminderit shume per vemendjen tuaj.
• Ju mund të më ndihmoni të gjej këtë adresë.

Po kështu, duhet shtuar se ajo që njihet si formula e mirësjelljes dhe që korrespondon me qëndrimin me të cilin trajtohet personi tjetër. Për shembull, ju nuk e ndërprisni bisedën, dëgjoni me kujdes, shmangni ngacmimet ose ofendimet, ju jepni një trajtim të këndshëm, ndër të tjera.
Sidoqoftë, duhet përmendur që shumë nga veprimet që konsiderohen të sjellshme në një kulturë mund të mos jenë aspak të pëlqyeshme në një tjetër dhe madje të huaj për zakonet e tyre.
Mirësjellja zakonisht është e pranishme në hapësira dhe aktivitete të ndryshme në të cilat kryhen marrëdhënie të ndryshme ndërpersonale.
Kështu, mirësjellja gjithashtu konsiderohet nga shumë si një vlerë morale dhe shoqërore përmes së cilës individët veprojnë në një mënyrë të respektueshme, sipas rregullave të edukimit, janë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm kur trajtojnë të tjerët.
Po kështu, në shumë biznese dhe kompani është zakon të japësh një dhuratë falas si një faleminderit për zgjedhjen e shërbimit tuaj. Kjo është shumë e zakonshme në shërbimet hoteliere, restorantet dhe ndërmarrjet e tjera që ofrojnë një shërbim.
Për shembull, ka hotele në të cilat është e zakonshme të jepet një darkë ose takim spa për klientët, si një mënyrë për t’i kushtuar vëmendje pasi kanë zgjedhur objektet e tyre për ditët e tyre të pushimit ose biznesit.
I/2.Llojet e mirësjelljes
Janë klasifikuar dy lloje mirësjelljeje që ndryshojnë nga qëllimi ose kuptimi që i jepet shprehjes së përdorur.
I/2.a.Mirësjellje pozitive: Theshtë ai që përpiqet të krijojë një marrëdhënie të përzemërt midis palëve. Gjeni një mënyrë për të kuptuar tjetrin dhe tregoni interesin tuaj për të. Për shembull, “Ata janë shumë të mirë të na presin me këto vëmendje”.
I/2.b.Mirësjellje negative: Equallyshtë po aq i sjellshëm, por mbështetet në përdorimin e burimeve indirekte në të folur. Për shembull, “Nëse nuk ju shqetëson, unë do të tërhiqem nga biseda”.

II.Mirësjellja duhet vlerësuar si një vlerë në vijën e sjelljes së njeriut

Trajtimi i temave mbi mirësjelljen është bërë urgjente në shoqërinë e sotme. Fatkeqësisht, shihet qartë një varfëri sa i përket praktikimit të saj në jetën e përditshme. Një gjë e tillë vërehet shpesh nga mënyra jonë e komunikimit, nga mënyra e përshëndetjes, nga përdorimi i fjalorit, nga përdorimi i telefonit, nga moskontrollimi i vetvetes, nga mënyra e shikimit të tjetrit, nga mënyra e të qeshurit, nga mënyra e të ecurit, nga qëndrimi që mbajmë, nga mënyra e të veshurit e nga çdo sjellje që praktikojmë përballë vetes e përballë tjetrit.

Jetojmë në një kohë ku gjithçka është bërë normale, gjithçka e lejueshme, e gjithçka e drejtë. E kështu të krijohet përshtypja se për mirësjelljen nuk ka më vend, nuk vlerësohet fare, e shpesh shihet si dobësi, ose si nuk është e kohës, “i ka dalë moda”. Pse vallë kaq varfëri në mirësjellje si ndaj vetes ashtu edhe përballë të tjerëve?! Pse kaq i varfër fjalori ynë sa u përket shprehjeve tëbukura dhe vlerësimeve pozitive?! Pse fjalët: faleminderit, të lutem, më fal, a ka mundësi, a mundem, kam nevojë…, më vjen keq, më fal për shqetësimin, nuk kanë vend në fjalorin dhe në komunikimin e përditshëm?! Pse këto fjalë u kërkohen vetëm fëmijëve?! Apo ndoshta këto janë fjalët që kanë ngelur vetëm në muret e kopshteve e shkollave e duken vetëm si pjesë e zbukurimit të tyre?! Pse kohën e fundit praktikohet një mënyrë komunikimi, si në të folur ashtu edhe në të shkruar, me shkurtim të fjalëve si flm,sps, klm, klb,…?!

Këto mënyra e shumë të tjera, fatkeqësisht, janë bërë pjesë e fjalorit të përditshëm, jo vetëm nga adoleshentët, por edhe nga pjesa tjetër e shoqërisë. (Mund të thuhet se ky është një fjalor i adoleshentëve. E nga kjo shihet qartë se në praktikimin e mirësjelljes kemi ngelur adoleshentë. Pranojmë çdo gjë pa arsyetuar fare.)Pse lejojmë të infektohemi me një fjalor të tillë që nuk përcjell asnjë mesazh dhe asnjë ndjenjë tek tjetri?! Pse i lejojmë vetes të biem pre e një fjalori të tillë dhe i zhvlerësojmë këto shprehje kaq të bukura e që përmbajnë një mesazh mjaft të fortë?! Është e nevojshme që të hyjmë në brendësinë tonë e t’ia drejtojmë vetes këto pyetje e shumë të tjera, dhe secili të mundohet të përgjigjet e të shohë veten se ku gjendet.

Nuk kërkohet që të jemi të përsosur, sepse askush mbi tokë nuk është dhe nuk ka mundësi të jetë i tillë, por kërkohet që të paktën të jemi të sjellshëm e ta praktikojmë e ta bëjmë çdo ditë të mirën. N.Steinhardt thotë: “Në rast se nuk mund të jemi të mirë, të përpiqemi së paku të jemi njerëz me sjellje të mira”. Me sjelljen tonë tregojmë veten tonë.

III.Pse është e rëndësishme mirësjellja?
Njeriu me anë të mirësjelljes shfaq formimin, edukimin, kulturën dhe tregon se kush është ai në të vërtetë. Është pikërisht mirësjellja ajo që na përfaqëson e madje mund të thuhet se mirësjellja është kartë identiteti në marrëdhënie me të tjerët. Ajo na ndihmon të jemi më miqësorë me njerëzit dhe mjedisin. Është një mundësi për t’i bërë të tjerët më të gëzuar e më të lumtur. Kjo kërkohet të jetë e pranishme gjithmonë, përballë të gjithë atyre që i takojmë në përditshmërinë tonë si dhe të jetë e vazhdueshme.
Mirësjellja nevojitet të bëhet një virtyt përballë vetvetes, familjes, shokëve, shoqeve, miqve, kolegëve, përballë të gjitha situatave, e përballë të gjithë njerëzve sepse vetëm kështu tregojmë se kush jemi. Carly thotë“Njeriu i madh e tregon madhështinë e tij në mënyrën se si sillet me njerëzit e vegjël.” Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë dhe ndihmojmë botën që na rrethon. E ajo shfaqet përmes disa virtyteve si: respekti, falja, mirënjohja, ndershmëria, besnikëria e dashuria. E këto kërkojnë angazhim, praktikim, përmirësim të përditshëm e të vazhdueshëm. Mirësjellja është e rëndësishme për faktin se na ndihmon në krijimin e marrëdhënieve të reja, të mira e të jemi në harmoni me tjetrin. Ajo ka lindur për të lehtësuar bashkëjetesën me të tjerët dhe për të mos lënduar ndjeshmërinë e të tjerëve në mënyrë që ata të ndjehen mirë në shoqërinë tonë. Dikujt mund t’i shkojë mendja e të thotë se ne nuk jetojmë për tjetrin, por për vete. Është e vërtetë se ne jetojmë për vete, por kërkohet që të zgjedhim mënyrën se si të jetojmë mirë e në paqe me tjetrin. Nevojitet që të jemi të sjellshëm me të gjithë.
Në ditët në të cilat po jetojmë, shpenzohet shumë kohë për të mësuar shumë gjëra si: gjuhët të huaja, profesionet të ndryshme, përdorimi i teknologjisë, rëndësia e modës etj… Nga ana tjetër, sa pak kohë shpenzohet për të mësuar rreth etikës dhe mirësjelljes. E kur fillohet të flitet për varfërinë apo nevojën e mirësjelljes, menjëherë kemi tendencën të akuzojmë e fajësojmë të tjerët si: prindin, mësuesin, shtetin… E harrohet se askush nuk mund të vendosë për sjelljen tonë. Jam unë, je ti, jemi ne që vendosim për këtë gjë.
Mirësjellja kërkon praktikë sepse nuk mjafton vetëm të njihen gjërat, por kërkohet që të bëhen pjesë e jetës. Sepse të gjithë dinë të flasin për të e të kërkojnë nga të tjerët mirësjellje e përdorim të fjalëve magjike si edhe të mbajnë moral për të. Por nëse këto nuk janë të pranishme e nuk praktikohen tek vetë personi që i kërkon, aty nuk ka efekt fare morali që mbahet përballë të tjerëve. Sjellja e mirë kërkon praktikë e duke u praktikuar kthehet në shprehi e në vlerë. Përndryshe ngelin vetëm fjalë të bukura për veshin.
Erik Emerson thotë: “Sjellja e mirë përbëhet nga flijimet e vogla.”
Mësimi, edukimi i mirësjelljes nuk është i lehtë, por kërkon vullnet, dëshirë, përkushtim e qëndrueshmëri. Mirësjellja nuk kërkon shkollë të mesme, bachelor, master, doktoraturë, por mjafton vullneti, përkushtimi e qëllimi. Edukimi i mirësjelljes fillon që në familje e që në moshën fëmijërore. Mos të harrojmë e mos ta anashkalojmë se familja është ajo që e ka këtë përgjegjësi, e atëherë pa përjashtuar edhe institucionet e tjera të edukimit e pa përjashtuar edhe përgjegjësinë e vetë individit.
Mirësjellja kërkohet të praktikohet në çdo vend, përballë çdo personi e çdo situate, jo vetëm në vende të veçanta, jo vetëm kur vishemi me kollare ose kur vishemi me kostum sepse nuk na bëjnë modest rrobat, por mirësjellja. Jo vetëm kur ndeshim persona që kanë një pozitë në shoqëri, por çdo herë dhe me çdo person. Ajo kërkon angazhim të përditshëm gjatë gjithë jetës. Edhe nëse nuk gjeni mbështetje për një mirësjellje mos u shkurajoni, por guxim e vetëm përpara. Mos u dorëzoni përballë sjelljeve arrogante. Mirësjellja është më e fuqishme se fyerja, poshtërimi, dhuna, përqeshja e përulja.
Sjellja e mirë është si një veshje që bie në sy. Njeriu mund të jetë i zgjuar, i shkolluar, por po nuk qe i sjellshëm nuk do të jetë i vlerësuar nga askush. Mund të thuhet: I shkreti! Sa vite shkollë ka bërë e nuk di të sillet e nuk di se çfarë është mirësjellja?!
Të dish të flasësh, të heshtësh, të reagosh në momentin e duhur e në kohën e duhur kjo do të tregojë se kush je dhe cili është formimi yt, e jo diplomat e vendosura në mur apo pozitat e ndryshme.
Mirësjellja ose sjellja e mirë e ndihmon njeriun të jetojë në paqe me veten dhe tjetrin. Ajo kërkohet të jetë e pranishme si në botën reale ashtu edhe në atë virtuale. Njerëzit me sjellje të mirë do të marrin respektin, nderin dhe vlerësimin e të tjerëve pa sforcim, por natyrshëm. “Mirësjellja nuk të garanton suksesin, por të drejton në rrugën e duhur drejt tij”. Është çelësi i çdo raporti.

IV.Njeriu që vlerëson dhe praktikon mirësjelljen prezanton veten
Njeriu me mirësjellje ose sjellje të mirë sillet dhe flet me edukatë, saqë njerëzit kanë dëshirë ta kenë pranë dhe ta dëgjojnë. E dëgjon tjetrin e nuk e ndërpret. Përcjell mesazhe në mënyrë të qetë. Është i thjeshtë, i kujdesshëm dhe i natyrshëm. Është vetvetja, nuk tenton të jetë ndryshe. Është ai që mirësjelljen e shfaq kudo dhe me këdo, edhe me më të dobëtin dhe përballë personave ndaj të cilëve nuk kanë fare interes.
Njeriu që vlerëson e praktikon mirësjelljen është ai që mundohet të kuptojë dhe pranojë tjetrin ashtu siç është. Është ai që ka një vetëkontroll përballë çdo situate. Është ai që menaxhon situatën e nuk lejon që situata ta menaxhojë atë. Është ai që di kur të qeshë e si të qeshë.
Njeriu që vlerëson e praktikon mirësjelljen e ka tonin e zërit mjaft të ekuilibruar, të edukuar, të butë e paqësor. Ka një fjalor të shëndoshë e të thjeshtë. Nuk përul, nuk fyen dhe nuk nënçmon askënd. Është ai që mirësjelljen e konsideron si vlerë e jo si dobësi, di të jetë fleksibël dhe çdo gjëje i jep vendin e vet. Është ai që i jep përparësi mendimit pozitiv dhe përcjell gjithnjë pozitivitet tek të tjerët. Është ai që i ka vënë vetes qëllime e standarde dhe që parësore për të janë vlerat.

Sjellja flet më shumë se fjalët dhe tregon se kush jemi!

Disa prej dobive të sjelljes së mirë janë:
1. Sjellja e mirë është prej gjërave më të mira me të cilat afrohesh me njerzit.
2. Nëse njeriu përmirëson sjelljen e tij me njerëzit, ata do ta duan sinqerisht.
3. Sjellja e mirë socializon njerëzit.
4. Sjellja e mirë është shkak për ngritjen në shkallë të larta dhe për të pasur ambicie të larta.
5. Sjellja e mirë është shkak që të duan të gjithë.
6. Sjellja e mirë tregon për çiltërsinë dhe fisnikërinë e natyrshmërisë tënde.
7. Sjellja e mirë e kthen kundershtarin në mik.
8. Sjellja e mirë i ben njerzit qe t’i falin gabimet.
9. Sjellja e mirë përmirëson atë që është mes njeriut dhe njerëzve.
10. Sjellja e mirë shton dashamirët dhe pakëson kundërshtaret.
11. Me sjellje të mirë i fton njerëzit që të bashkëpunojne me besim.
12. Sjellja e mirë ben ate qe këshilla jote të jetë më e pranueshme dhe mese e besueshme.
13. Sjellja e mirë ben ate qe edhe nga qortimi yt nuk do të hidhërohet askush.

V.Mirëkuptimi dhe toleranca
Mirëkuptimi eshte ndjenje e bukur, pra të kesh një njeri qe mund t`i tregosh cdo gje dhe të krijon besimin që ai të kupton, të vlerëson, pse jo dhe të ndihmon. Mirkuptimi eshte gje e bukur njerzit duhet te kene toleranc me njeri tjetrin pa dallim feje apo gjinie ne duhet ti kuptojmë të tjerët ashtu si do ndiheshim ne do të ndiheshin edhe të tjerët. Edukata është në rend të parë.
Mirepo edukata përbëhet edhe vec të tjerave dhe nga mirkuptimi dhe toleranca.
Edukata eshte si ngjyra e bardhe nuk del jasht mode kurre….!
Pik se pari ne duhet te kemi nje familje te mire dhe te ndershme por edhe nese nuk e kemi te pakten ne personalisht duhet te jemi te mire dhe te ndershem mjafton te jete nje njeri ne familje qe te tjeret te marrin shembull. Dhe nga kjo te kalojm ne nje perfundim nga nje teme e lire. Prinderit tan na mesuan qe te jemi njerez te mire dhe te ndershem por asnjeher nuk na mesuan qe bota nuk eshte e tille disa na mesuan te dijm cmimin e gjerave e disa vleren e tyre por ne asnjehere nuk duhet te mesojm si te behemi te pasur por si te behemi te lumtur.!
Toleranca është përkufizuar si një qëndrim miqësor dhe i paanshëm ndaj opinioneve dhe praktikave të panjohura ose ndaj personave që i mbajnë apo i praktikojnë ato.
Tolerancë nuk do të thotë të injorojmë njëri-tjetrin tolerancë do të thotë të krijojmë hapësirë për njëri-tjetrin
Çfarë të mëson toleranca?
Të vlerësosh njerëzit që janë ndryshe nga ti.
Të marrësh qëndrim ndaj atyre që nuk janë tolerues.
Të mos bësh komente negative për tjetrin, shoqerinë, fenë, besimin apo edhe deri për mënyrën e jetesës së tyre.
Të pranosh mendimin e tjetrit që nuk mund të jetë i njëjtë me tëndin.

Përfundime
Sjellja e mirë është jetësore: Duke e praktikuar sjelljen e mirë, jo vetëm që krijojmë përshtypje të mirë për shërbimin tonë por, gjithashtu, zhvillojmë më tej marrëdhënie të mira me të tjerët. Si adhurues të jetës së lumtur, për ne duhet të jetë e natyrshme të buzëqeshim, të jemi persona të këndshëm e të bëjmë madje dhe gjëra të vogla të dashura që u sjellin gëzim të tjerëve. Këto veçori të sjelljes së mirë do ta zbukurojnë jetën tonë si njerëz të kulturuar.
Askush nuk është i njëjtë me tjetrin, kjo është provë e mjaftueshme dhe ska nevoje për tjetër për të kuptuar se çdo kush është një vlerë e shtuar për njerëzimin. Afrohu me tolerancën ndërto mënyra komunikimi dhe do të shohësh sa do të pakësohen ndjenjat negative rreth teje.
Epilogu: T’i trajtojmë njerëzit me mirësi dhe respect se keshtu dhe ata do te ndjejne dhe kuptojne detyrimin te perserisin te njejten vije sjelljeje..!

Jeta është matematikë…!!!

Të mirat MBLIDHINI.
Zënkat ZBRITINI.
Shumëzojeni LUMTURINË.
Pjestojeni DHIMBJEN.
Futeni në rrënjë katërore URREJTJEN.
Ngrijeni në fuqi DASHURINË.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here