SA SHUME DO TE QESHIM NË PARAJSË!. Poezi nga Lumi Spahija Lausanne

S’KA SHPIRT PA SHPIRT!

S’ka shpirt që qesh në Ferr!

S’ka shpirt që qan në Parajse!

S’ka shpirt pa jetë!

S’ka jetë pa shpirt!

S’ka shpirt pa trup!

S’ka trup pa shpirt!

S’ka shpirt pa njeri!

S’ka njeri pa shpirt!

S’ka shpirt që qan në Parajsë!

S’ka shpirt që qesh në Ferr!

S’ka shpirt pa shpirt!

 

SA SHUME DO TE QESHIM NË PARAJSË!

Çdo të qeshur në tokë,

Të qeshur të pafilluar,

Të qeshur pergjysmë,

Do ta vazhdojmë në Parajse!

Sa shumë do të qeshim bashkë!

Shpirtin do ta shkrijmë duke qeshur!

E qeshura jonë do të dëgjohet deri në tokë,

Njerzit do të mendojne se j’u bëri veshi!

Do të jemi dy engjej të lumtur

Me lumturi më të madhe se krahët!

Sa shumë do të qeshim në qiell

edhe per të paqeshurat në tokë!

Zoti ka per tu çuditur

shumë per zemren tonë të madhe!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here