Safet Hadroviq-Vërbiçkit: PORTRETI I NËNËS. Përzgjodhi e përktheu: Smajl Smaka

PORTRETI I NËNËS

MUZG I FTOHTË

Muzg i ftohtë. Shi i prajshëm, i hollë rigon
Ku ta fshehësh veten nga harresa dhe ngrica
Me këngë çfarë të thuash ?

Në zemrën e kujt pa gajle natën ta kalosh
Ku trazimin tim të kahershëm ta fshehë
Kah për të ikur ?

SHTËPIA JONË

Së cili prej nesh e ka nga një kënd
Të dedikuar për vetmitari

Nëna është në dhomën e pare
Ku ndjehet erëmimi i ftoit

Në mur fotografia e ne- fëmijëve
Ashtu që ajo shpesh flet me ne.

Vëllau e ka marrë botën në sy.
Në dhomën e tij e presin
Fëmijëria

Dhe disa këmisha të pastra
Të cilat nëna i ruan me kujdes.

Motrat janë në kthinën e tretë
Në pëlhurën e bardhë qëndisin
Ëndrrat vajzërore.

Për veten
nuk ka nevojë të flasë.

PORTRETI I NËNËS

Shikimi i saj
Përgjatë fushës ka gjezdisur
Kuajt në bishta e kanë shkyer.

Dëgjimin

Ja shpërthejnë me tringëllime
Këmbonat mbrëmësore.

Pikëllimi
Ia ka vjerrë
Në supe
Gjethin e vdekur vjeshtor.

Në mur fotografia e saj
Ajo mes mureve dergjet

SËMUNDJA E BARËRAVE TË VENDLINDJES

1

Ku jam kështu tash-çfarë po ndodhë
Dhe zemrën time stuhia po e shtrëngon?

Tash jemi vetëm. Asnjë shok, as rastësisht nuk qëllon,
Derisa këndej pari pikëllimi i vendlindjes shtrëngon.

Befas shfaqet zogu natësor me cicërime
Ku jemi tash- ku është Vërbica ime ?!

Vendlindjes kush i këndon duhet të lëngojë
Gjitha fshehtësitë e barërave të vendlindjes e fierit.

2.

Ku mbeten ditët, kah na shpijnë vitet
Kush na e grabit gëzimin e botës?

Kush është ajo butësia, jona fëmijëri
Ku na mbeten ato netët e pabrenga?

Kush merr guximin të na vjedhë ëmbëlsisht
Kush mund të na thotë se çfarë ka ndodhë?

Vendlindjen kush e këndon- duhet ta lëngojë
Gjitha sëmundjet e barërave të fshehta e të fierit

3.

Vendlindje nuk është rruga e asfaltuar

Nuk është Vërbica- kjo dhomë e hotelit

Aty asgjë nuk ka pos bardhësisë se murit
Vallë kjo vetmi plagët të na i shëroj

Shpatijet dhe fushat bleroshe ku janë
Çka mund të lulëzoj nga ky gurë, në këto anë ?

Vendlindjen kush e këndon duhet t i lëngoj
Gjitha sëmundjet e fshehta të barërave e të fierit!

4.

Më thuaj shpirti im i mirë, më thuaj
Këtu fushat e arta të thekrës ku janë ?

Ku janë Katunishta, e gjelbra Duzhica
Ku ta dëgjojmë këngën e zogjve të vendlindjes ?

Ku janë fëmijët e mirë me të cilët kemi lozur
Qershitë e vendlindjes derisa natën e vjedhnim ?

Vendlindjen kush e këndon – duhet lënguar
Gjitha sëmundjet e barërave të vendlindjes e fierit

5.

E hapë dritarën.Qyteti qetë dremit
Fshehtas e veshë me të bardha stuhia.

Fanari i rrugës fërfërin si qiriri
Them-se po derdhen lulet qiellore

Dikund lart në Mal t Zi, Vërbica ëndërron,
Jo! Por po lulëzojnë degët e saja

Vendlindjen kush e këndon, duhet, duhet të lëngoj
Gjitha sëmundjet e barërave të vendlindjes e të fierit.

MOS I THUAJ ASKUJT

Ty,
E cila e ka njohur jetën time

Mos i thuaj askujt
Asgjë për pikëllimin tim
Thuaj i lumtur është
Shumë i lumtur !

Mos thuaj për netët e mija
Të gjata -shumë të gjata të cilat i lëngoj

Ti e di-dhimbja është imja, e askujt tjetër

Mos thuaj se unë nuk dëshpërohem
Kur dikë e pres-e nuk vjen.
Pse e si kjo t u interesoj të tjerëve?

Askujt, asnjë fjalë, Këngën
Thuaj ,kemi jetuar, dhe ashtu ishte
Të gjitha tjerat m i le mua.

*Nga libri më i ri i Safet Hadroviq-Vërbiçkit: “Divan-Antologji e lirikës personale”(Rozhajë-Cetinë 2023).