Nga SYRI TV.Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur në qytetin e Vlorës ku është takuar me anëtarësinë në kuadër të Foltores. Mes entuziazmit të demokratëve, Berisha ka deklaruar se PD do të reformohet duke ndjekur modelin amerikan të Republikanëve, me primare ku anëtarët vendosin për çdo kandidat. Berisha akuzoi Bashën se me heshtje ka konfirmuar “Open Balkan” e sot Kosova po vuan pasojat nga tanket serbe në kufi.
Foltorja e Demokratëve e iniciuar nga lideri historik Sali Berisha u ndal këtë të shtunë në Vlorë me takimin që ish-Kryeministri mbajti me anëtarësinë e kësaj partie.
Mes qindra simpatizantëve që kishin mbushur sallën e Pallatit të Kulturës dhe jashtë saj, lideri historik i Partisë Demokratike prezantoi edhe platformën se si do të sjell një PD më të bashkuar dhe me një vendimmarrje nga baza, duke ndjekur modelin amerikan me zgjedhje primare për kandidatët.
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se tradhtoi demokratët, duke luftuar për karrigen e tij dhe nuk luftoi për masakrën elektorale të 25 prillit.
Lidhur me deklaratën e kreut të selisë blu se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombatar, Berisha u shpreh se të gjithë demokratët do të jenë në këmbë për rivendosur pluralizmin e marrë peng nga Rama dhe Basha i kapur prej tij.
Shpalljen “non grata: nga SHBA Berisha e cilësoi si hakmarrje të Xhorxh Soros për rezistencën që ai i bëri projektit të tij për ndarjen e Kosovës dhe kërkesën e bërë në vitin 2017 administratës republikane që të shpallnin “non grata” Sorosin si ideatorin e rivendosjes së komunizmit në Shqipëri me Edi Ramën.
Lideri historik I Partisë Demokratike foli edhe për rikthimin e tij, në një kohë që më herët kishte deklaruar se nuk do të ndërmerret më projekte politike