Shefki Hysa: ORIGJINAL, ose Imitues, skllavi dhe shërbëtor!…

 

Përpiqu, lufto, sakrifiko, rritu, bëhu Mal!…

Jetoje Jetën si Mal, me Status Mali!…

Jetoje Jetën me Status Hyjnor, si Himalajet!…

Jetojë Jetën si Lider, nëse ke ADN Hyjnore!…

Bëj Aleancë, Kompromis dhe Marrëveshje Fitimprurëse!…

Bëj Marrëveshje Afagjatë me Zotin, Krijuesin tënd,

që të mbetesh Hyjnor,

Bëj Marrëveshje që të jesh Çezar me Perandori, me Romën tënde!…

Bëj Marrëveshje dhe me ata që të rrethojnë, që të të duan

dhe t’i duash dhe t’i mbrosh në emër të Zotit!…

Mos u zvarrit, mos u sill si Skllav dhe Shërbëtor,

për një copëz Rehati, që të ofron Koha Konsumiste,

Koha Sataniste!…

Mos u zvarrit për një copëz Mirëqenie!…

Mos u zvarrit për një kafshatë bukë!…

Mos e ndërro Liderin Hyjnor të Shpirtit tënd, Himalajet e tua,

me Bregun e Lumit, me Bregun e Lanës!…

Mos u bëj Peng i Kotecit të Jetës, nga frikërat e tua!…

Përpiqu, lufto, sakrifiko, rritu, bëhu Mal!…

Bëhu Mal për Shqiponjën Hyjnore të Shpirtit tënd!…

Zoti e bekoftë Origjinalin, Luftëtarin, Heroin, Misionarin e Paqe,

që sakrifikon dhe Jetën për Malin e Jetës,

Parajsën Tokësore dhe për Parajsën Hyjnore!