Shkrimtari i njohur Haxhi Ahmetaj boton romanin « Vdekja e Pestë», botim i «Nacional»

Shkrimtari i njohur Haxhi Ahmetaj boton romanin « Vdekja e Pestë», botim i «Nacional»

Prezantohet roman i ri « « Vdekja e Pestë» nga shkrimtari i njohur Haxhi Ahmetaj, botim i Nacional Tiranë. Krijimtaria letrare e botuar e autorit, daton me botimin e librit te pare, me 19 gusht 2021.

Ai sjell ne rrugen e prozes se gjate, pas botimit te pese vellimeve me poezi te sukeseseshme poetike, romanet qe provojne suksesin e tij,« Gastarja e Loteve », « Banori i Spitalit », ` «Sfidat e Najades». « I Provokuari » dhe romanin e ri « Vdekja e Peste »
Ne qender te romanit ` Vdekja e Peste ` Eshte nje familje shqiptare, qe banonte e punonte ne nje Ekonomi Bujqesore ne rrethin verior, e cila mbas vitit 1992 u vendos me banim ne Durres. Mjerimi ekonomik i perzier dhimbeshem me tragjedine e kasaj familje, si rezultat i vdekjes te pese vajzave rradhazi, pa nje pergjegjesi te dikujt, kishte sjelle drame qe rralle ndodhe.Ne kete kudher mjerimi ishin nje pjese e familjeve qe punonin ne Ekonomi Bujqesore para vitit 1990. Pamja e jashtme e grave qe merrnin pjese ne punet e ekonomise, u ngjante robinave qe skllavrohen me ftyra te zbehta, me rroba te dalura boje, ne gjendje shendetesore kashetike, nga kalorite e pakta qe merrnin e kjo gjendje e shkaktur, mund te sillnin ne jete edhe femije te ushqyer keq, ne barkun e nenes shtatzane. Femija i dyte i kesaj familje,mbas djalit, lindi vajze dhe nuk priti te regjistrohej ne gjendje civile nga i ati, por ne agimin e dites se trete e derguan ne spitalin e rrethit verior, por u kthya e vdekur. Lejlaja e shoqja e Azemit, lindi dhe tre here te tjera dhe te gjitha vajza. Ato pesuan fatin e motres se pare. Ne te kater pikat e horizontit te shtepise ishte nga nje hije mortore, qe sillej si fantazem, duke nderruar pikat e horizontit ne njezetekater ore, te shpirtit te plagosur prinderor. Ato sikur kishin krijuar nje rreth vicioz, qe therrisnin. Qielli i degjonte, por shpirtat poshte, i shikonin me pikëllim dhe nuk arrnin te parandalonin mortalitetin, qe i priste sapo dilnin nga barku i nenes. Duhet te jete rast unikal, ne literature mjeksore apo ne jeten praktike te perimetrit te hartes se Shqiperise. Nuk u gjet nje mundesi te parandaloheshin vdekjet e tilla, apo te parandalohej shtatzanesia e te mos sillte ngjarje mortore. Dita erdhi, do te çfletohesh nje jete e re, do te vinte nga brendesia e trupit te Lejlase, nje vajze e peste, qe ngjasonte me nje kukull te veshur me ngjyrat e krijuesit ne formimin tersor te saj, me nje peshe 1.700 gram. Doktoresha nderhyri, mbasi e ema e femijes mori veten nga lindja normale, qe femija duhej te dergohej ne spitalin e qytetin verior. E ema nuk pranonte dhe kembengulte se do te ndodhte si dhe me kater te tjerat.
-Ju sot po e merrni kete femije, po e ndani nga gjiri i nenes vet, por druaj se do te kthehet si te tjerat, ju drejtua Lejlaja doktoreshes dhe nje lot i rreqiti nga syri i lodhur nga lotet. :
-Sa te kem jete do te prese jete, mbi gjithçka, te shpetoje jete u shpreh doktoresha dhe me nje karroce me kuaj, qe terhiqte jete qe te mos keputej, u nise bashke me foshnjen e mamine ne drejtim te spitalit, por vajza u kthye e vdekur. Nje ze i imet femije i ngjante se i drejtohej:
– Doktoreshe, pse me dergove ku vdiqen dhe kater motrat e mia, nuk u mjaftuat me ate numer te kobshem !
-Pse duhej te behej vdekja e peste ?-Nuk mjaftonin kater gjilpera te ngulura ne zemren e shpirtin e prinderve te mi, pse duhej edhe nje e peste -Si e rrethuat vellaun tim me pese fotografi motrash te vdekura, si do te jetoj ai i rrethuar gjithe jeten me keto pamje mortore ?
-A keni lexuar, apo keni degjuar ndonjehere ndonje rrefejne te ngjashme, apo qe i tejkalon kete numer, te gjitha vajza qe kane perfunduar te gjalla e kane dale te vdekura nga dyert e spitalit?
-Pse i keni provokuar bluzat e bardha, qe te provojne dijet e tyre perballe ketyre ngjarjeve te kobeshme?
-Si i vute ne radhe, te lidhura ne zingjiret e vdekjes foshnjore, Pranveren, Veren, Vjeshtoren, Dimeroren dhe Engjelloren? -Si i varroset kater stinet e vitit dhe nuk u mjaftoi, pa u vu dhe nje roje vdekje tek koka e tyre?-Ato linden ne te kater stinet e vitit dhe ju mjeket nuk u dhate mundesine qe ato, te merrnin me vete, qofte edhe nje dite te imazhit te stines, ne te cilen kishin lindur.
-Doktoreshe me zevendesove nenen ne udhetim per ne spital, por jo ne ndjenje, jo se nuk deshe, por nuk isha e jotja. Vetem nena ime me varrose mua me lotin e saj.Doktoreshe Defrimja tek hidhet kembet zvarre pas karroces te terhequr me kuaj, u shpreh ne lote, se po shkonte tek nje nene, per ti derguar vajzen e vdekur e lajmin e zi dhe para sysh ju çfaqe nene e saj dhe siç ishte ne perjetim, i foli karrocerit qe te ndaloj prane nje burimi dhe nxori nga çanta qe mbante me vete, bllokun e recetave dhe ne shpinen e tyre me ane te nje stilolapsi, shkroi disa vargje :
Qerpiket u njomen nga rrebeshi i merzise
e liqeni i shpirtit filloi te mbushej
Dhimbjet e mjegulles, tymosin mallimin gri
Kur qan nena, qan krejt qielli, krejt natyra
Pse njeriun e kaplon marrezia e nuk i sheh
lotet e saj te gazte, qe shperndahen ne atmosfere
Edhe terri i shikon, po te marrit nuk ja ndien
Nga preheri i saj, i mbeshtjelle me nete pa gjume,
rriten jete Sado lote qe te kemi, kemi me pak se lotet e nje nene
Ajo nderton jeten, edhe mbi lotet e shpirtit
Ardhka nje dite, qe nuk i perballon lotet e
grumbulluara e fillova ti shkruaj

Me mua udheton çdo dite, nje dhimbje nje lot, nje mall
E ai eshte loti i nenes qe perbiron neper labirinthet e jetes
E i kthjellet siç eshte loti, ja bashkoi lotin tim
Per nenat e nenen time !

Perballja e doktoreshes dhe atyre qe shoqeronin kufomen e vajzes te sapo pagezuar Engjellore, me te emen dhe te tjere te aferm te shtepise, solli jo pak dhimbje e lot, mall, e pikellim. Era i shtyu rete e zeza e i dolen para diellit, pemet u perkulen ne heshtje, lulet ulen kryet, zogjte ndaluan cicerimen e tyre e fletet e gjera te nje rrapi aty prane, filluan te vyshken. Lejlaja mori ne gjirin e saj femijen e saj te mbeshtjelle me pregaditjen spitalore te mbyllur ne nje kuti druri dhe e afroi prane vetes. Kerkoi nga djali nje lapes me ngjyre dhe ne ane te arkivolit te vogel, vizatoi gjirin e saj dhe shkroi :
I lutem qiellit, te ulet te lotoj sot
E di qe asgje, nuk zgjidhet me lot
Te sjelle binjaket e tu, yjet te t`bekojne
E me shpirtin tend, bashke te udhetojne
Kthehu o engjell, kthehu nje dite
Kthehu atehere, kur ne te kemi ndrite !

Lamtumire bija ime. Erlindi vellau i pese motrave qe tani qe nuk jetonin, kishte kohe qe ishte njohur, me nje vajze e quajtur Brikena e cila e fton meqense ishte dite pushimi dhe kishte marre leje nga prinderit, te shkonin ne breg te detit nga ana e Hamalles e atje te gjenin ndonje qoshe larg zhurmes e syve te shumte te pushuesve dhe te kalonin kohe e te shijonin ujin e reren e detit.. Atje zgjodhen nje vend larg syresh, tek nje pishe, qe qendronte si indiferente, per ata qe e vizitonin. Shtruan nje batanie qe e kishin marre me vete, ngrehen çadren e plazhit, vendosen shezllonet para saj, nxoren nga çantat ushqimet, qe Brikena i kishte pregadite. Per ta suprizuar Erlindin, Brikena, kishte marre me vete dhe nje tufe me lule duke i kujtuar se ate dite ai kishte ditelindjen. Mbasi i sistemuan gjerat dhe i rishikuan se çdo gje ishte ne vend te caktuar u zhveshene dualen me rroba plazhi e dore per dore u drejtuan e u futen ne ujin e ngrohte te detit. Dolen qe andej e u shtrine ne reren buze detit. Asgje nuk pepetinte ne hapsire. Erlindi me Brikenen kishin afruar hijet me njeri tjetrin dhe u rrotulluan nje dy here ne rere, qe te krijonin uniformitet, per te shkruar a vizatuar nga dy zemra me doren e secilit ne reren e ngjitur ne trup, pastaj shkuan ne çader te perqafuar. Atje u rrotulluan ne truallin e çadres, derisa iku kokerra e fundit e reres nga trupi i tyre.Brikena kishte patur nje te dashur kur ishte ne klase te tete e quhej Aranit. Ishin dashuruar siç dashurojne adoloshentet, e kishin kaluar ne mardhenje intime. Ai kishte ardhe nga Hollanda ku jetonte dhe gjate tregimit per jeten e tij atje, nuk po i tregonte te verteten, se kohen e shumte e kishte kaluar nga burgu ne burg, i perfshire ne trafik narkotikeshe e prostitucioni. Rasti i fundit ishte, i tentimi i trafikimit te nje femije. Ishte i mbushur me vese, sa nenet e kodi penal per fajtorin.Ai nxori nga xhepi i nje xhakovente te zeze, qe mbante te veshur, nje zingjir e ja leshoi ne dore Brikenes dhe nje byzylyk dhe nje pale vathe, te gjitha floriri. Ajo ngeli e mpire perpara nje dhurate te tille, por nuk e refuzoi. I mori dhe i vendosi ne çanten e dores qe mbante me vete. Shikoi nja dy here rrrotull dhe ju afrua e perqafoi me puthje malli, si dikur kur ishin njohur per here te pare. Eh, tha me vete ne heshtje Araniti, duke kujtuar nje shprehje te nje te njohurit te tij qe shprehej :
– floriri e huton mbretin e jo femren qe e nxjerr lakuriq, siç e ka bere e ema. Ai po ferkonte telat e mendjes dhe po priste reagimin e dyte e te fillonte intrigen per te cilen kishte bere rrugen Hollande –Shqiperi.Qellimi I tij ishte ta bindte te martohej me te ,te bente nje femije ,ta hidhte ne rruge ,per presitucion dhe femijen ta trafikonte. Erlindi ishte flori i teri, ndriçonte ne te gjitha sjelljet e moshes, por pa flori ne xhep. Araniti i kishte gjitha veset e botes, por kishte flori. Po ja qe nganjehere floriri i dyte e tunde te parin dhe i jep kolpon e rradhes e nuk i dihet ku e germise ne nje vend, ku sundon vesi e jo virtuti. E vetmja gje qe se kundershtoi dot, shkrihesha ne krahet e tij. Ai sikur ishte i paisur e kishte lindur per ate pune. Por ajo nuk eshte se zgjate shume. Por femrat e pelqejne dhe e çmojne, u shpreh ajo me vete, Ne takimin e dyte qe pati me Brikenen, Araniti ju drejtua dhe u shpreh :
-Ne bashke kemi patur mardhenje dashurore dhe intime dhe qellimi i ardhjes time ne Shqiperi mbetet qe une te çfaqe mendimin tim te sinqerte qe ne bashke te bashkohemi ne nje jete te lumtur te pasuar me femije te shumte.
-Te falenderoj shume per gjithe fjalet qe me the, por une e kam gjetur njeriun e zemres me te cilin mendoi te kem martese e jete te lumtur u shpreh ajo.
-Ai siç ishte i ulur u ngrite sikur te ishte ulur ne prush dhe e kercenoi :
-Ti do te jesh e imja dhe vetem e imja deri ne vdekje. Ai qe merr persiper te marre te dashuren time, ka marre vdekjen nen sqetull dhe pa u ulur pa thene asnje fjale me shume, e qellon ne shuplake.Brikena, qe nuk ja pertonte per nga kokefortesia, humbi arsyen u ngrite ne kembe, nxori nga çanta dhurata qe ai i kishte dhuruar dhe ja hodhi ne tavoline. Merre keto dhe ti, te mos me dalesh me para syve ! Kujtova se jeta ne perendim te ka ndryshuar, te ka qytetruar, po ti paske mbete gjenetikisht ai qe ke qene, nje djale i keq me vese shume. Ai ktheu shpinen sikur ktheu lekuren mprapesht dhe u largua duke bertitur brenda vetes, me nje premtim: – a do te ja nxije jeten atij djali, qe te merrr ty, a nuk do te jem une, Araniti i rruges.Nje shok i tij ne Hollande,kishte lene takim me nje person nga Korça e quhej Thimi. Ai i kishte premtuar per nje sasi kokaine, qe ti ndermjetesonte me nje grup tjeter dhe te bashkerendonin veprimet. Atje takuan dhe nje person tjeter, qe quhej Tore, te cilin e ndermjetesonte Thimi. Gjate bisedes, Tore parqitej si gjithe i dituri dhe i gjithe munduri dhe ne rolin e frikesuesit, per te tjeret, pa filluar akoma loja. Dhe pas çdo fjale u drejtohej, kuptuat e do te behet si them une. Mirpo, Araniti nuk ishte mesuar, me te tille diktat dhe as e pranonte nga natyra. U bezdise deri ne ate shkalle sa shikoi nja dy here nga te tijet dhe ju drejtua Tores :-Di te shprehesh shqip, se na thinje b…. Mirpo Torja nuk ishte mesuar ta kundershtoje. Ishte mesuar, ti bindeje qorrazi, apo ndeshkoheshe. Ai siç ishte ulur perballe te ardhureve, i futi nje grusht ne nofull Aranitit i cili perfundoi ne pllakat e dhomes ku rrinin. Dy shoket e tij ngriten dhe i dhane nje thike, qe kishin me vete. Gjate perleshjes e goditi Toren dy here ne bark, i cili u perplas ne dysheme dhe gjaku filloi te rrjedhe. Torja perfundoi ne spital nga policia. Mjeket e kishin operuar, duke nxjerre nga rreziku per jeten. Pas sherimit Tores i moren denoncimin mbi ngjarjen, i cili e fshehu shkaktarin e ngjarjes se vertete. I moren njollat e gishtave dhe rezultoi, ne skedat e policise i perfshire ne krim, dhe pas sherimit e denuan 2 vite. Araniti kishte dy shoke te femijerise me te cilet kryente ndonje pune me ta, te cilet rrinin ne vendlindjen tij ne Durres.Keta quheshim Besi e Bali. Nje dite tek rrinin bashke ne trotuar e me te tjere, qe u kishte mbetur si ves nga femijeria nderhyri Bali, ju drejtua Besit :
– Ke qene intelegjent, ne menyre te veçante recitoje bukur.Te dallonte zonjusha e letersise ne tetvjeçare Te kujtohet vjersha : « Mos e peshtyni qiellin » ? Po me kujtohet. A mund te na recitosh disa strofa nga ajo vjershe ? Me kenaqesi, por mos me kerkoni te ngrihem ne kembe, dhe filloi :-Mos e pështyni qiellin !
Pështyjnë ne qiell, te ulur ne rrugë
Harrojnë shtepinë ulur ne trotuar
Djemtë që mesojnë nuk turperohen
Djemtë e rruges me rrezikun ne garë.
Rinor i zbathur nga enderrat e reja
Asnjë fjalë shkollore nuk e futin ne xhep
Me djemtë e lagjes u rriten bashkë
Sa herë prishen gjakun e policeve te zeshktë.
Ne erresirë djemtë janë ulur
Godasin per vdekje nje mandolinë te vrarë
Fajsojnë te gjithë ata qe s`jane me ta
Ligjet e kohes me pykë i kane çarë.
Ata do te rriten me kalimin e kohës
Zevendesohen me djem te tjerë te rrugës
Mosha do rritet e ata do te piqen
Me gurë do ti gjuajnë veprimet e te shkuares.

Ata i dhane si vlersim duar-trokitjet e tyre.
Brikena dyshonte per Erlindin se ai merrej me nje tjeter grua ne vendin e punes , çfare nuk ishte e vertete e kishte mbetur si i e goditur. Bertiste ne rruge i kerkonte shpjegim Erlindit, kishte ngritur zerin e nuk kishte te ndaluar. Ai i lutej, vetem i lutej te arsytonte, se ishin ne rruge, te ulte zerin dhe me nota perulje i kerkonte falje, te ulte nervozizmin e te vazhdonin rrugen. Dikur, pasi Brikenes i ra niveli i nervozizmes, ju drejtua Erlindit e u shpreh :- Erlind, ishte e ashper biseda ime me ty ?-A mos ishte me efektive te dilja ne krah dhe te shprehesha embel e me fjale te zgjedhura? -Une nuk duhej te nxehesha e te prishja gjakun edhe tek ju, nuk duhej te shkaktoja termet ne ndjesine tuaj. -Brenda ndjesive tuaja, te valeve te pergjegjesise e te marrjes inat ndaj meje, ti zgjodhe, heshtjen !
-E kisha gjithe mundesine te arsytoja qete, te zgjidhja fjalorin permiresues dhe te prisja pergjigjen, mendimin e arsytimin tuaj. Ti nuk po me ikje. Ti me mua ishe. Mua po me shikoje si i habitur dhe une prape vazhdoja ne timen, pa marre parasysh reagimin tend shqisor. Si nuk u zemerove me mua, nuk me bertite, nuk me the nje fjale kundershtuese, vetem me shikoje me habi, sikur mos te ishja une ajo e nates. Sa i durueshem u tregove me mua !
-Te bej nje pyetje dhe te lutem me thuaj te verteten !
-Gjitha keto qe rradhita, qe nuk u shprehe me kundershtime, erdhen nga qe ishe i mbushur me faj, apo nga dashuria, qe ke ushqyer per mua nder vite ?
– -Brikena ime e dashur, shoqja ime e enderrave, njeriu me i shtrenjete per mua !
-Kur ty nuk te kam prane, me duket se me mungon gjitheçka. Me mungon oksigjeni qe furnizon ritmin e frymemarrjes time. Me mungon ndriçimi i diellit, me mungon klorofila e jetes. Bari ne livadhe nuk jeshilon, lulet nuk çelin per mua, pemet fruta nuk lidhin dhe jetes i mungon fryma njerzore. Gjitheçka qe me rrethon vyshket, thahet sikur vdes. Gjithe njerzit, qe me kalojne perpara peraftyrimit tim, jane te zbehte, nuk jeshilojne. Dita shkurtohet, nata e zymte e mbulon gjithesine. Hena zbehet, drite nuk leshon.Yjet fshihen ne qiell, nuk ndriçojne, nuk udheheqin, nuk deshirojne te dalin. Stinet ngaterrojne rradhen e tyre. Zgjatet periudha e dimrit e pranvere nuk ka. Qielli rrine i mbuluar me re gri, i mbushur me zemerim, i percjelle me shi te ftofte. Era e forte shkule pemet, rrezon per toke bimesine, trembe kafshet e pyllit e rrezikon çatite e shtepive e jeten e njerzeve. Zemra ime ftohet, gjaku ngrin, e jeta pa ty nuk ka kuptim.Me merr siç jam ! Me mungon provoje e jetes, nuk jam i keq ! Jam naiv ! Te lutem, me prano ashtu siç jam !
-Ajo u perball me shikimin shpresues te Erlindit dhe nuk e perballoi dot dhe nje lot i rreshqiti ne ane te syrit, dhe siç ishte krahas me te, u afrua e u mbeshtet ne gjoksin e tij dhe u shpreh :
– Sa me qef e kam, qe nganjehere ti shkoj budallekut deri ne fund. Kisha mundesi te mos e filloja, ta filloja pak, ose ta lija pergjyseme.Te gjitha mundesite ekzistonin.
-Pse kjo grykesi ?-Pse ky egoizem deri ne skaj ?-Pse kjo thartire ne te shprehur ?
-Pse kjo gjuhe helmuese ne mardhenjet bashkeshortore ?
-Sa i embel ne shtratin e nates, sikur lepije nje lepirse kur isha e vogel, dhe tani perplas personazhin me gjithe lepirese. Gjuha lepine, gjuha te qendise, gjuha te perplase dhe te germise, jo vetem mjet komunikimi dhe percjellje mendime ne forem te rregullt, por edhe te ç`rregullt, por nepermjet saj shpreh : -dashuri, urrejtje, ledhatime, sharje, kerc enime, por dhe pjese e zbukurimi te mendimit e te afrimit. I bluan kockat, kjo pjese anatomike e mishte.
Ne familjen e Azemit kishte kohe qe ishte bere problem shqetesues paaftesia mashkullore e Erlindit per te patur nje femije. Mes te tjerave Lejlaja propozon dy variante: -Sikur te kishim nisur nje femije bashke, jemi ne moshe qe eshte e pranueshme, mbasi te vizitohemi e te marrim garancite e nevojshme ishte shprehe ajo Azemit ne shtratin e fjetjes, tek mendonte floririn qe e kishte fshehur Azemi ne bodrumin e shtepise!
– O zot, gjitheçka do te me kishte shkuar ne mendje, por kjo zgjidhje kurrsesi, u shpreh Azemi.
-Ti e din Lejla, se ne, nuk na kane jetuar femija, nuk besoj se mjeket ketu ne Durrese jane me te mire se atje ku kemi qene. Te them te drejten, une e shikoj me shume dyshim dhe me perqindje te vogel, realizimin.
– Atehere, varianti i dyte do te ishte, me menyren invitro.
-A eshte trashgimtar gjenetik femija qe do te krijohet ne eprovete, kur mungon materiali gjenetik i familjes ishte shprehe Azemi ?
-Jo, nuk ka si te jete, por keshtu po veprohet qe çiftet, qe deshirojne qe te mos ndahen. Kane gjete kete zgjidhje, ndoshta, nuk i ploteson te gjithe parametrat, por eshte e pranueshme.
-Pa ma thuaj sa rruge duhet te bejme, apo sa km duhen pershkruar, udhetimi do te behet me avion apo me makine, apo anije, apo sa do te paguajme ,qe te sigurojme materialin biologjik?
-Jo i dashuri im, me asnjeren nga ato. Ajo zgjati doren, preku lehtas organin mashkullor te burrit te saj dhe u shpreh :
-Ketu brenda nesh, brenda jorganit tone, brenda organit mashkullor tonin.
Azemi siç ishte duke imagjinuar rrugetimin e gjate qe i duhej te shkonte e ta merrte materialin biologjik, u tremb sa u gjuajt nga krevati e ra ne parketin e dhomes dhe befas u ngrite ne kembe, veshur me rrobat e nates e sillej neper dhome, ne menyre te trubullt duke u shprehur : E pamundur e pamundur, vetem nje mendje e çmendur mund ti mendoje keto gjera. Nuk behet, nuk behet. Nuk mund ta imagjinoi te kryje te tilla veprime me gruan e djalit. Ai shprehesh ne menyre kaotike dhe nuk kishte te ndaluar deri sa e shoqja e mori me te mire dhe e futi ne rroba ku ishte me pare dhe ju drejtua :
-Azemi im i dashur, burri besnik i ndjenjave te mia, babai i vetem i femijeve te mij.
Gjithe jeten kam nuhatur vetem aromen e trupit tend e deri ne vdekje, nuk do te kete tjeter. Jam e betuar se do ta marr ne varr aromen e shpirtit tend.
Asgje me shume se tradhetine e mosmirenjohjen nuk urrej. Me ty shkoj ne qiell, me ty shkoj nen toke, ne varr, e me duket se shkoj ne parajse Je pjese ime e pandashme, pjese e shpirtit tim edhe vdekja besoj, se bashke do te na marre. Ne variantin qe te parashtrove, nuk ka takim fizik, nuk ka prekje, nuk ka imoralitet. Ka nje gjetje qe na bene me trashgimtare brenda gjakut. E kemi pjese te gjakut tone, te gjenetikes tone, I cili do te vare frymen e tij ne pemen e gjenalogjise tone, eshte femija jone, behet automatikisht trashgimtari jone. Çdo analize A-D-N-eje e nxjerre, gjak i gjakut tone. Thjeshte per tu shprehur :
– Do ta zeme kosin ne enen e dikuj tjeter, qe eshte brenda nesh dhe fara eshte e jona. Edhe me djalin jane, ne A-D-N-e te perbashket. Nuk ka me mire e me sakte, ngado qe ta marresh. Zgjidhja eshte ne prefeksion ne kushtet e krijuara dhe Erlindi, behet me femije dhe ti behesh gjysh, une gjyshe, Brikena titullohet me emrin e shenjte nene. Nusja rrine ne shtepi e rrite femijen e vet e te gjithe, ne perkatesi, gezojme frutin e mendjes. Dhe e fshehta ngelet brenda nesh, per mos u bere pjese e opinionit amoral dhe te pakte ne intelegjence.
Ne rastin tone ka pergjegjesi, por eshte brenda nesh dhe ndare ne kater pjese u shpreh Najada.
Azemi tha vetem nje fjale : -Do te bejme siç thoni ju, por une nuk mbaj pergjegjesi per te ardhmen. Fjala i doli sikur dilte nga dheu e shperlare me ujet e nentokes.
– Lejlaja ja shtroj per njohje biseden me te shoqin edhe Brikenes e cila u shpreh:
-Me Erlindin, do te jem deri sa te kem frymen e fundit. Jam e percaktuar, qe ne çdo rrethane shendetesore te tij e tuajen, une tu gjendem prane.-Une i bashkohem me gjithe shpirt zgjidhjes tuaj, pa me te voglin hezitim, por me Erlindin si do te veprojme, a duhet ti tregojme ? -Ditet rridhnin ne normalitetin e tyre, krijesa e re rritej brenda hapsirave anatomike, te pershtatshme per krijimin e zhvillimin normal te embrionit por Erlindin nuk e dinte te verteten e fshehur, qe nje dite do ta mesonte, apo do te shkonte ne varr, i lumtur.
Araniti i kishte vene vetes dy detyra hakmarrese , te vriste Toren nga frika e hakmarrjes dhe te hakmerrej ndaj Brikenes e burrit te saj Erlindit.Per te realizuar kete plan vuri ne funksion hakmarrjen dhe intrigen duke marre nga dy shoket e tij, Bali dhe Besi, gjera qe kishin marre nga Erlindi fshehurazi, per ti perdore si prove ne vendin e ngjarjes. Do te llogariste te vriste Toren dhe ne vendin e ngjarjes do te leshonte provat e krimit. Ne baze te ekspertizes, do te konstatohej se ato i perkisnin burrit te Brikenes, Erlindit dhe do ta arrestonin, ate si vrases. Hulumtoi ku rrinte Torja qe te vinte ne zbatim aksionin e parashikuar. U paise me arme e me mjetin e transportit dhe i del ne prite, dhe qellon, por plumbi nuk kape asnjerin qe ishin ne makine. Ai iken dhe e djege mjetin me te cilin udhetonte e lene prane rruges kryesore qe te dergon ne drejtim te Durresit me gjerat e vjedhura nga Erlindi e zhduket jashte shteti. Policia njoftohet, shkojne ne vendin e ngjarjes dhe atje ku u gjet motorri, arrestojne Erlindin ne baze te provave te gjetura . Vazhdon hetimet, brenda e jashte vendit dhe pas disa muajve hetimesh, arrihet te identifikohej autori i tentatives per vrasje dhe te arrestohet, i cili sipas hetimeve, rezultonte te ishte Araniti. Erlindi u njoftua se pas dy ditesh do te lente qeline mbasi te kryente formalitet. Ai ne diten qe kishte te lejuar per ti telefonuar familjes, me te drejten morale, mori ne telefon Brikenen. Ajo priste me padurim diten e radhes. Grumbulloheshin te gjithe tek shtepia, Azemi, Lejlaja, Brikena dhe i biri, Eremiri, qe te ndanin ne pjese, copeza te bisedave te tyre me Erlindin te kontrolluara, te vena nen peshen e padrejtesise. Ne rradhen e saj te bisedes me Erlindin, Brikena e pyeti si po shkojne hetimet dhe a ka ndonje shenje jete, qe te çliroje nga fajesia e mbarsur nga intriga e pa aftesia fillestare e hetimit? -Ai u pergjigj :-Neser, nuk do te jam ne burg.