Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë feston 25-vjetorin e themelimit, më 12 Prill 2026

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizon një ngjarje të veçantë për të shënuar 25 vjet angazhim në promovimin e letërsisë shqipe në Shtetet e Bashkuara. Ky përvjetor pasqyron një çerek shekulli punë në shërbim të fjalës, mendimit dhe krijimtarisë letrare, duke bashkuar breza shkrimtarësh dhe intelektualësh në një mision kulturor të përbashkët.
Ceremonia do të përfshijë ndarjen e çmimeve letrare dhe dorëzimin e mirënjohjeve për kontribuesit e shquar në fushën e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Pas aktivitetit, të ftuarit do të nderohen me një drekë festive, në një atmosferë miqësore dhe dinjitoze.
Data: 12 Prill 2026 | 12:00 – 17:00
Vendndodhja: Maestro’s Caterers, 1703 Bronxdale Avenue, Bronx, New York 10462
Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirësit e letërsisë shqipe të bëhen pjesë e këtij jubileu, duke mbështetur trashëgiminë letrare dhe kulturore të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Prania e mysafirëve do të jetë një nder i veçantë dhe dëshmi e vlerësimit për fjalën shqipe dhe kontributin kulturor të shoqatës.