SHQIPERIA ATDHEU YNË SOCIALIST DHE KRIZAT EKONOMIKE. Nga Flamur Bucpapaj

Ne keto kohe krizash gjithkujt i shkon mëndja tek qeveria ose tek qeveritë, sepse populli gjithmonë pas zotit ka shpresë tek qeveria e vet…Në Shqiperi gjithmonë njerzit i janë drejtuar qeverisë , sepse për një periudhe të gjatë tek ne është mohuar zoti dhe është lavderuar qeveria …
Krizat ne këtë tokë janë të perditshme dhe të perhershme …Një vend i bukur me pasuri etj …por që banohet nga njerz që s’kan bërë një pikë hajeri siç thotë populli …Në shekuj ne kemi ardhur duke u paksuar , duke leshuar tokë dhe atdhe, saqe tashi jemi pak dhe me tokë dhe me njerëz, epse asnjehrë nuk kemi sakrifikuar per këte tokë dhe për këte dhe.
Vazhdimisht jemi mburrur kemi thurur lavde udhëheqsve, kemi bërë këngë, valle dhe marrezi kolektive, sidomos
kur ndertuam socializmin…
Po tashi çdo bëjmë sepse ne jemi mesuar të varfer,të nepërkembur dhe sherbetorë te mafjes së kuqe…ish sigurimit dhe djemeve dhe mbesave të byrosë politike. Kaq shpejt harruam vallë ne? Dhe na humbi kujtesa. Por çfarë është kujtesa si proçes…
Kujtesa (lat. – memoria) është aftësia e një organizmi (nëpërmjet trurit) të mbajë, ruajë, të rendisë informacionet dhe t´i rikthejë ato.
Llojet e kujtesës janë, kujtesa sensorike,kujtesa afat shkurter edhe kujtesa afat gjatë.Pergjigja:Ky popull është pa kujtesë , sepse po te ishte në mend të kokës nuk votonte kurrë ish-komunistet dhe mafjen e sigurimit te shnderruar në oligarkë,rilindas,patrozhanistë, demostrues,tenderues dhe marres tenderash etj.
Kujtojmë që per afro 60 vjetë këta njerëz, shqiptarë nga gjuha e mbase dhe nga gjaku kanë bërë masakër në ketë shtet të vogel me emrin Shqiperi.
Duke u udhëhequr në bazë te protokolleve te sigurimit te shtetit këta u shperndan nepër parti , organizata shoqërore etj., moren përseri çdo gjë,bile dhe partitë e reja që linden në atë kohe.
Te stervitur nga sigurimi ata lujten rrolin e opozitarit ,te perndjekurit ,të njeriut që i kishin bërë ma të kqijat gjatë komunizmit dhe luajten bukur saqë edhe sot neve ish -kulakve dhe të prsekuturve të vertetë , na vjen veç habi si na futen…!

INTELEKTI

Aftësi mendore për të arsyetuar e për të gjykuar, forca e arsyes a e gjykimit të njeriut: forca e intelektit; zhvillimi i intelektit.
Që nga koha e Rilindjes në Shqiperi kanë lindur dhe vdekur plot intektualë dhe mendimtarë,që kanë shkruar, kanë protestuar për Atdheun, kanë zgjuar ndergjegjen kombëtare. Ata na kanë kujtuar se jemi shqiptarë se kemi lënë tokë dhe popullsi jashtë kufinjeve tanë….
Kanë bërë lobingje ne Stamboll dikur,ma vonë në Uashington ,në Paris, Vjenë e kudo. Pas shumë sakrificash na kanë lenë një copë tokë dhe një popullsi nomade , me barinj dhe nga një pushkë ma shumë me vra njëri –tjetrin sesa me luftuar per liri. Ne kemi qënë dhe jemi popull që kemi dashur gjithmonë armiqtë tanë …Në fillim donim baba Sulltanin,pastaj Mosken dhe Beogradin…Harruam perendimin vëndin tonë qe kemi pas në shekuj përkrah tyre.E tash si për ironi jemi popull të orinetuar në përndim…Por na erdhi koha qe s’na do perendimi më ….Po pse s’na do perndimi neve? Janë kunder myslymanizmit , kunder shqiptareve? Apo … e dinë secafre bëhët këtu ,e dinë si vidhen dhe blihen votat, e dinë se e kanë marrë ekonominë në dorë disa pashkollsa mafje fshati që duan të marrin çdo gje për veet.
Sepse të tjerët ,shqipot e tjerë janë të djathtë dhe nuk duehet të jetojnë , të ndertojnë biznese, projekte, hidriocentrale,të marrin tendera,të zhvillojnë ekonominë e vendit, por për hirë te tyre ky shtet bën ose që të fitojnë ata të gjitha, ose bëhët hataja.

Këta na detyrojnë të blejmë me çmime katastrofike energjinë elektrike,të importojmë drithra ,ushqimet e shportes , hekurin ,çimenton e çdo gjë tepër shtrenjtë, sepse ashtu do lopa e çmendur e Valbones dhe mafia e hoteleve ish-komuniste dhe sigurimsave.++++++++

Dhe sipas tyre s’duhet kurrë me marr tendera njëri nga Tplani qe ka themeluar pluralizmin dhe PD-në. Dhe me moton të gjithë te bashkuar… duhet të ngrihemi te gjithë vëllezer ujqer dhe motra ulkonja majtist kudo qe jemi dhe t’i baltosim, të shfarosim çdo gjë të djathtë. E pastaj ta detyrojmë ta gjobisë qeveria e tyre e majtë…
Ata të sulmojmë me shtet duke u shtri në rrugë, duke harxhuar miliona për protesta dhe koncerte dhe duke harruar se për vete janë duke ndertuar pa leje etj.
Motoja e tyre është : s’duhet të prodhojmë në vënd asgjë, ç’na duehet, sepse kemi pese oligarkë të majtë importues energjie farmacuetike …etj. Dhe ata s’duhet të ngacmohen ne fitimin e vet të çmendur se janë tanët.
Shqiperia s’dueht të prodhoje asgjë, biles kjo qeveri sa erdhi në pushtet ju shpalli luftë heceve dhe prodhimit vendas. Sepse kujtonin se te gjitha i kanë fituar të djathtet, cfarë nuk qe e vertetë. Se në masë të madhe i kishin fituar po vetë majtistat…. Këta internacionalista proletarë të shnderruar ne miliarderë me sulm total kanë varferuar këtë vënd, duke i prishur edhe ato pak ndermamrrje a sh.p.k qe pas 1990-tes lulëzuan thujse të gjitha po i falimentojn ose i falimentuan nëpërmjet taksidareve te tatimeve .
Por edhe duke mos ju dhënë ma tendera dhe pune publike, duke i taksuar në menyrë te çmendur …saqë shumica i kanë mbyllur dhe do imbyllin bizneset e tyre.

DESHIRA

Dëshira në fillim është nevojë, ajo është instinkt biologjik për mbarëvajtje dhe ekzistencë e qenies dhe në rastin e njeriut, ajo lind si dëshirë për arritje të vlerave të panumërta. Vlera të cilat marrin rëndësi të veçantë në vartësi nga njeriu dhe pikëparjet e tij ndaj objektit dhe qëllimit që dëshiron. Foshnja kërkon ushqim që nga momenti kur lind dhe me ditët që kalojnë nevojat e saj përsosen duke bërë së pari zgjedhje të vogla pas gjërave që i pëlqejnë ; qoftë ushqim apo lojëra të ndryshme. Me kohë, zgjidhja dhe dëshirat rriten sepse rriten nevojat. Çdo nevojë, qofshin edhe ato më primaret biologjike, lindin imperativisht si dëshirë. Në rast të kundërt, njeriu nuk do të gjente dhe përsoste situatat me banale të nevojës së pashmangshme, zhvillohet e zgjatet në lumturi. Dëshira pra nuk është aq krahasim me tjetrin si që shpesh interpretohet por është manifestim i vetvetes që qëndron, zotëron, tundet, rilind dhe kurrë nuk shteret e kjo është ajo forcë që bënë egon të pashtershme.
Neve që deshiruam Shqiperinë si gjithë Evropa, u ngritem kundër komunizmit, kunder varferisë, kundër mbylljes , kunder sigurimit te shtetit dhe byrosë politike, që për pushtetin e një njeriu ja bëne Shqiperisë një te keqe shumë te madhe. Si fillim ndertuan një njeri te poshter pa atdhe, pa fe, e familje. Se dyti ngulen thellë dhe të pabesë ndasitë jug –veri, malok- lab, malsor dhe fusharak, etj. Së treti pushtetin gjithmonë duhet ta ketë lobi labo- komunist, ish zona e parë operative.
Se katerti ekonomia duhtet që mos të bjerë kurrë dhe as pushteti në duart e klasave qe i vrame dhe i persekutuam për 50- vjet… për këtë ata zbatuan me shumë zgjuarsi Katovicen . Aktualsiht në masë të madhe elektorati i djathë iku jashtë, duke i shkaktuar një dëm të madh të djathtes së vërtetë Shqiptare.
Hartuesit e protokollit të vitit 1990 –sic thuhet, vetë Drejtoria e Dytë e sigurimit të shtetit, çfarë deshiruan zbatuan, bravo ju qoftë sepse ne u treguam dele .
Nuk e dogjem atdheun për pushtet dhe para, nuk e shkaterruam ushtrinë dhe policinë , nuk dogjem jugun e Shqiperisë, as veriun, ulem kokat dhe u pajtuam me komunistat ose socilistat në pushtet të përjetshem.
Shumë nga ne iken ne Evrope dhe SHBA. Atje fituam dinjitet shtetesi dhe punë…..por nuk rrealizuam deshiren tonë të madhe Shqiperinë natyrale të begate dhe anetare BE-së.
Ikem ne ose u larguam nga politika dhe ua lamë atdheun këtyre vllezerve të serbeve dhe grekeve.
Bile dhe Ameriken që derdhem gjak dhe burgje për të për 50 vjet, sot e kan marrë me shumë zgjuarsi ish komunistat dhe sigurimi i shtetit…
Me erdhi për te qeshur kur pashë ne tv festimin e 30-të vjetorit të vendosjes se marrdhënjeve diplomatike me SHBA –në. Në festë ishin krejt nipat dhe mbesat e byrosë politike dhe asnjë ish i persukutuar dhe i vrarë nga rregjimi për shkak të dashurisë per Ameriken,bravoooo…!

Unë jam studenti i parë që dhashë intervistë Zerit te Amerikes, redaktorit Elez Byberaj. Kur në fuqi ishte akoma komunizmi …etj, etj. Se si mu kujtua se di por …jam mir me kujtesen, them me veten. Fillova të kujtoj deshirat e mia dikur…..?YYYY sa shumë kisha……
E pra te gjitha këto deshira s’mu rrealizuan, biles na kapi harresa, sa që gjithkush del sot e thotë jam themelues . Kam qënë në krye të çdo levizje etj, po i them ke qënë….Veç neve që vertet ishim në ato proçese dhe u denuam gjatë me burg jemi harruar. Kemi ulur kokën dhe heshtim…Sepse dhe ne kemi rënë ”dakord” se ky është vënd I komunistave dhe sektit të komunisto-jugoreve dhe se pjesa tjeter e kombit veç duehet t’ju sherbejme ketyre….Deri kur?……..!!!!Dhe m’u kujtuan fjalet e babait tim që thoshte: Këta jetojn gjatë nëse ne nuk do te mblidhemi të dalim në sheshe dhe të rrezojmë edhe një herë socializmin gjoja me ftyrë njeriu dhe perfundimi dihet…

EKONOMIA

Ky vënd e tham që s’do ketë te ardhme deri sa nuk prodhon asgjë dhe i lihet në dorë luhajtve të prodhimeve boterore të ndervarur nga shumë lloje faktoresh.
Një ditë po lexoja ekonomistin Kejsi dhe thashë me vete është taman koha për te zbatuar teorite e tij.
Ekonomisti britanik John Maynard Keynes udhëhoqi një revolucion në të menduarit ekonomik që rrëzoi idenë dominuese të asaj kohe që thoshte se tregjet e lira ofrojnë automatikisht punësim të plotë, gjë që do të thotë se kushdo që kërkon punë, do ta ketë një të tillë për sa kohë punëmarrësit janë fleksibël në kërkesat e tyre për pagë. Themeli kryesor i teorisë së Keynes, teori që mban emrin e tij, është konkluzioni se kërkesa e agreguar – e matur si totali i shpenzimeve të familjeve, bizneseve dhe e qeverisë – është faktori më i rëndësishëm në ekonomi. Keynes doli gjithashtu në konkluzionin se tregjet e lira nuk kanë mekanizma vetë-balancuese që të sjellin punësim të plotë. Ekonomistët kejsianistë për rrjedhojë e justifikojnë ndërhyrjen e qeverisë përmes politikave publike që synojnë të realizojnë punësim të plotë dhe stabilitet çmimesh.

NJË IDE REVOLUCIONARE

Keynes argumentoi se kërkesa e përgjithshme e pamjaftueshme mund të sjellë periudha të gjata papunësie të lartë. Prodhimi i mallrave dhe shërbimeve të një ekonomie është shumatore e katër komponentëve: konsum, investim, blerjet e qeverisë dhe eksportet neto (diferenca mes importit dhe eksportit). Çdo rritje në kërkesë duhet të vijë nga njëri nga këto katër komponentë. Por gjatë një recesioni, forca të fuqishme shpesh pakësojnë kërkesën dhe shpenzimet ulen. Për shembull, gjatë një situate të vështirë ekonomike, pasiguria shpesh gërryen besimin e konsumatorëve, duke i shtyrë ato të reduktojnë shpenzimet, veçanërisht shpenzimet për blerje të mëdha si një shtëpi apo një makinë. Ky reduktim në shpenzime nga konsumatorët mund të sjellë më pak shpenzime për investime nga bizneset, për shkak se kompanitë i përgjigjen kërkesës së dobësuar për produktet e tyre. Kjo ia ngarkon detyrën e rritjes së prodhimit, qeverisë. Sipas ekonomiksit të Keynes, ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme për të moderuar si periudhat e bumit ashtu edhe ato të rrëzimit të ekonomisë, të njohura përndryshe si cikli i biznesit.

Ka tri themele kryesore në përshkrimin kejnesianist të mënyrës se si funksionon ekonomia:

Kërkesa agregate ndikohet nga shumë vendime ekonomike – publike dhe private. Vendimet e sektorit privat në disa raste mund të kenë pasoja negative, të tilla si reduktim në shpenzimet konsumatore gjatë një recesioni. Këto dështime të tregut në disa raste kërkojnë ndërhyrje aktive nga qeveria, të tilla si paketa të stimujve fiskalë (shpjeguar më poshtë). Për rrjedhojë, ekonomiksi kejsianist mbështet ekonominë mikse të udhëhequr më së shumti nga sektori privat por pjesërisht të drejtuar edhe nga qeveria.
Çmimet, dhe në veçanti, pagat, i përgjigjen ngadalë ndryshimeve në kërkesë dhe ofertë, duke sjellë mungesë periodike apo tepri periodike, veçanërisht për punën.

Ai i rikujtoi mësimet e Versajës dhe të Depresionit të Madh në vitin 1944, kur ai udhëhoqi delegacionin britanik në konferencën e Breton Udsit – e cila përcaktoi rregullat që synonin të garantonin stabilitetin e sistemit financiar ndërkombëtar dhe lehtësoi rindërtimin e kombeve të shkatërruara nga Lufta e Dytë Botërore. Krahas zyrtarit të Thesarit të SHBA-ve Harry Dexter Ëhite, Keynes konsiderohet si babai themelues i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilat u krijuan në të njëjtën konferencë.

STABILIZIMI I EKNOMISË

Asnjë politikë ekonomike sot nuk bazohet vetëm në këto tre parime të Keynes. Por ajo që dallon Kejsianizmin nga ekonomistët e tjerë është besimi se politikat aktive të qeverisë mund të ndihmojnë në reduktimin e amplitudës së një cikli biznesi, të cilin ata e konsiderojnë si një nga problemet më të mëdha ekonomike.

Në vend që t’i shohin buxhetet e qeverive me deficite të larta si të gabuara, Keynes mbron idenë e njohur si politika fiskale kundërciklike, në të cilat, ndërhyrja e qeverisë është në krah të kundërt me drejtimin e ciklit të biznesit. Për shembull, ekonomistët Kejsianistë mbrojnë idenë e shpenzimeve përmes deficitit në projekte të kanë intensitet të lartë pune për të stimuluar punësimin dhe stabilizuar pagat gjatë periudhave me dobësi ekonomike. Ata mund të rrisin taksat për të ftohur ekonominë dhe parandaluar inflacionin nuk ka rritje të tepërt nga ana e kërkesës. Politika monetare mund të përdoret gjithashtu për të stimuluar ekonominë – për shembull, duke reduktuar normat e interesit për të nxitur investimet. Përjashtimi ndodh vetëm kur gjendemi në situatën e kurthit të likujditetit, kur rritja e stokut të parasë nuk i ul normat e interesit dhe për rrjedhojë, nuk e rrit prodhimin dhe punësimin.

Keynes argumenton se qeveritë duhet të zgjidhin problemet në terma afatshkurtër në vend që të presin forcat e tregut që të zgjidhin disbalancat në terma afatgjatë, për shkak se, siç e shkroi ai, “në terma afatgjatë, ne të gjithë jemi të vdekur.” Kjo nuk do të thotë se kejsianistët mbrojnë idenë e ndryshimit të politikës çdo muaj për ta mbajtur ekonominë në punësim të plotë. Në fakt, ata besojnë se qeveritë nuk mund të dijnë mjaftueshëm sa të jenë të suksesshme gjithmonë.

KEJSIANIZMI EVOLUON

Edhe pse idetë e tij qenë gjerësisht të pranuara ndërsa Keynes qe ende gjallë, ato u analizuan dhe u hodhën poshtë nga shumë mendimtarë bashkëkohorë. Veçanërisht të vlefshme për t’u pasur parasysh qenë argumentet e dhëna nga Shkolla Austriake e Ekonomiksit, mbështetësit e të cilës mendonin se recesionet dhe bumet ekonomike janë pjesë e rendit natyror ndërsa ndërhyrjet e qeverisë me gjasë thjeshtë sa do t’i bëjnë gjërat më keq.

Si Kejsianistët ashtu edhe monetaristët u vunë nën kritika nga ngritja e shkollës së re klasike gjatë mesit të viteve 1970. Shkolla e re klasike i konsideroi politikëbërësit si inefektivë për shkak se pjesëmarrësit në treg mund të parashikojnë ndryshimet nga një politikë dhe të veprojnë paraprakisht për t’u përgatitur për to. Një gjeneratë e re kejsianistësh u ngrit në vitet 1970 dhe 1980 dhe argumentoi se edhe pse individët mund të parashikojnë me saktësi, tregjet në përgjithësi mund të mos jenë racionale menjëherë; për rrjedhojë, politika fiskale mund të jetë ende efikase në terma afarshkurtra.

Kriza e viteve 2007 dhe 2008 solli një ringritje të mendimit kejsianist. Këtu u bazuan themelet teorike të politikave ekonomike në përgjigje të krizës nga shumë qeveri, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa recesioni botëror qe i gjithëanshëm në fund të vitit 2008, profesori i Harvardit N. Gregory Mankië shkroi te Nju jork York Times, “Nëse do të kthehesh te vetëm një ekonomist për të kuptuar problemet me të cilat përballet ekonomia, ka pak dyshim se ky ekonomist është John Maynard Keynes. Megjithëse Keynes vdiq më shumë se gjysmë shekulli më parë, diagnoza e tij e recesioneve dhe depresioneve mbetet themeli i makroekonomiksit modern. Keynes shkroi, “njerëzit praktikë, të cilët besojnë se janë shumë të përjashtuar nga çfarëdolloj ndikimi intelektual, zakonisht janë skllevër të ndonjë ekonomisti të vdekur.” Në vitin 2008, nuk kishte asnjë ekonomist tjetër të vdekur me më shumë ndikim se sa vetë Keynes.”

Por kriza e viteve 2007 dhe 2008 tregoi gjithashtu se teoria kejsianiste do të duhej të bënte mirë të përfshinte edhe rolin e sistemit financiar. Ekonomistët kejsianistë janë duke e bërë këtë përmes integrimit të sektorëve realë dhe financiarë në ekonomi.

Sarëat Jahan është një Economist dhe Chris Papageorgiou është zëvendësdrejtor divizioni në Departamentin e Strategjisë, Politikave dhe Rishikimit të FMN-së. Ahmed Saber Mahmud është Drejtor i Asociuar në Ekonomiksin e Aplikuar në Universitetin Johns Hopkins
Gjithsesi studimi im vazhdon Porë në keto kohra krizash mendoj se ekonomistet tanë te gjithe ditur ta zbatojnë për një periudhe 10 vjecacre stabilizimi ekonomik
Duke parë që sistemi socialist me gjoja ekonomi tregu deshtoi njerzit sot kudo në Shiperi janë pa punë dhe bukë. Është prioritare punesimi nëpërmjet kontrollit te shtetit duke blerë prodhimet bujqesore ,duke hape vende pune ne ndertim ,në minjera, në bujqesi , turizem etj.
Sot është e domosdoshme lindja e industrisë së lehtë dhe asaj te turizmit.Pra duke prodhuar në vënd fillon punësimi I madh dhe kudo, sepse njerzit janë në prag urie.
Aty nis lulezimi dhe hapat e parë drejt Bashkimit Evropian. Si mundet me dalë mirë nga kriza një vend si Shqipëria që 40 % e të ardhurave shkojnë per bukë
30% e popullsisë janë shumte varfer dhe 70% të papunë. Gjëjeni pra ju socialist qe po rrini përseri në pushtet si dikur…?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here