Shqipëria bën historinë dhe e mbyll e para, por festën e prish një barazim pa ngjyrë

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur në vendin e parë grupin e saj kualifikues të Euro 2024, me në arritje historike për futbollin tonë.

bandicam 2023-11-20 20-47-41-092

Objektivi është arritur me sukses, si asnjëherë më parë në histori, edhe pse ndeshja e fundit e eliminatoreve la një shije paksa të hidhur në një moment kur të gjithë ishin përgatitur për një festë madhështore. Kjo, pasi skuadra e Silvinjos, ku kishte shumë zgjedhje të dyta, la shumë për të dëshiruar në lojën e saj dhe rrallëherë u shfaq rrezikshëm përballë miqve të cilët u mbrojtën me rregull duke lejuar pakgjë dhe në fund krijuan edhe panik duke na rrezikuar për një gol që do të kishte qenë i tepërt.

Megjithatë, në fund pika e siguruar sot bëri punë dhe Shqipëria ia doli të mbyllte Grupin E si kryesuese, edhe pse me pikë të barabarta me Çekinë.