Shqipëria në udhëkryq të demokracisë – Nga Mujë Bucpapaj

29 vjet pas rënjes së komunizmit vëndi gjëndet përseri i pashpresë

Shqipëria në udhëkryq të demokracisë

Nga Mujë Bucpapaj

“29 vjet pas rënjes së komunizmit Shqipëria gjëndet në një udhëkryq të demokracisë. Ajo po përballet me shumë sfida që mund ta cojnë demokracinë në një deshtim dhe akoma me keq në shkatërrimin e saj. Qeveria dhe opozita nuk po arrijnë prej 2 muajsh një marrëveshje e cila do të mund të conte në një kompromis të ri, sic thote opozita për një “Qeveri teknike” e cila do të mund të organizonte zgjedhje të besueshme për të gjitha palët.”

29 vjet pas rënjes së komunizmit Shqipëria gjëndet në një udhëkryq të demokracisë. Ajo po përballet me shumë sfida që mund ta cojnë demokracinë në një deshtim dhe akoma me keq në shkatërrimin e saj. Qeveria dhe opozita nuk po arrijnë prej 2 muajsh një marrëveshje e cila do të mund të conte në një kompromis të ri, sic thote opozita për një “Qeveri teknike” e cila do të mund të organizonte zgjedhje të besueshme për të gjitha palët.
Vendosmeria e opozitës së djathtë për të mos hequr dorë nga kërkesa e saj kryesore për një qeverie teknike e cila do të mund të përgadiste zgjedhjet e ardhshme politike, e ka vënë atë në qëndër të kritikave të ndërkombëtarëve, por nga ana tjetër ka rritur rrezikun për një konfrontim social i cili do të ishte shkatrrimtar për demokracinë e brishtë shqiptare dhe imazhim ndërkombëtar të Shqipërisë.
Këtë drojë e ka bërë më të frikshme dorëzimi i mandatëve nga deputetët e opozitës në parlament, një veprim ky i paparë deri më sot, gjatë këtyre viteve të pluralizmit politik në vend.
Në kushtet e një konfliktualiteti të përhapur mendoj se si kryeministri Rama, ashtu edhe lideri i ri demokrat Lulzim Basha, duhet të nxjerrim mësime nga deshtimet e politikanëve shqiptarë për të arritur kompromise dhe realizuar marrëveshje edhe atëherë kur dukej qartë se vendi po shkonte drejt germinës.
E vetmja mënyrë për të shmangur një konfrontim të ri në vend, sipas opozitës, është arritja e një kompromisi për një qeveri teknike, apo me bazë të gjërë, e cila do të jepte grancitë e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe të pranuara nga të gjitha palët.
Refuzimi i kryeministrit dhe i aktorëve të tjerë rreth tij, për të dialoguar me opozitën, duke zgjedhur antimitingjet e administratës, nuk tregon forcë, por vetëm mungesë të vizionit për të ardhmen.
Mbajtja e konfliktit të ndezuar mund të cojë në bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Është krejt e paimagjinueshme në demokraci që qeveria e ardhshme vendore të dalë nga zgjedhje të tipit monist, ku opozita të ketë qënë e përjashtuar dhe anëtarët e saj të kenë qëndruar atë ditë në protesa dhe ndoshta në rebelim.
Zërat ndërkombëtarë që injorojnë opozitën dhe kërkesat e saj janë një cinizëm i rrezikshëm.
Kushdo e di se qeveria është e detyruar të garantojnë sistemin pluralist dhe ai garantohet vetëm nëpërmjet krijimit të kushteve që opozita të marrë pjesë lirisht në zgjedhje. Pra qeveria është e detyruar në këtë rast t’i ofrojë opozitës disa granci në mënyrë që ajo të marrë pjesë në zgjedhje.
Opozita e djathtë edhe mund të humbasë përseri apo edhe të mund të fitojë, kjo nuk dihet, por ajo që ka rëndësi është se sigurohet legjitimiteti i pushtetit të ardhshëm. Asnjë opozitë nuk është e lumtur që humbet, dhe as që e pelqën ta shikojë në fuqi kundërshtarin politik, por e lejon atë të qeverisë. Ky është rregulli i demokracisë, ose sic thuhet konsensusi themelor, apo konsensusi në nivelin e regjimit.
PD dhe PS duhet të ndajnë përgjegjistë për vendin duke nxjerrë mësime nga gabimet e lidërshipit të kaluar. Ato duhet të përqendrohen tek interesat kombëtare dhe jo partiake, apo përsonale. Sfida e zgjedhjeve të reja, dhe tejkalimi i mosbesimit të thellë që ekziston mes dy krahëve politikë , apo polarizimit konfrontues mund të zgjidhen vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta qeveri-opozitë.
Pasi sic thotë Elez Biberaj “ paftësia e demokratëve dhe socialistëve për të bërë kompromise dhe punuar sëbashku për gjëra me interes kombëtar ka patur pasoja për reformat, stabilitetin dhe integrimin në BE.”

Nisja e këtij dalogu është duke vënë në provë aftësitë e lidërshipit të tyre nëse Shqipëria do ta konsolidojë demokracinë apo do të bëjë shumë hapa prapa, pasi cmimi i dështimit të dialogut do të jetë shumë i madh për vendin dhe gjithë shqiptarët në rajon.
Rregullat e lojës qëndrojnë në parimin e shumicës, por të gjithë e pranojmë se përdorimi i hashashit për trafikimin e zgjedhjeve të fundit e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë dhe mundësinë që ajo të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Qeveria është duke thënë se është duke e luftuar fenomenin dhe këto ditët e fundit kështu po ndodh, por askush nuk mund të garantoje apozitën se një pjesë e të ardhurave që vijnë, apo kanë ardhur nga kjo tregti e paligjshme nuk do të përdoren për trakfikimin e votave në zgedhjet e ardhshme.
Arritja sa më shpejt e këtij kompromisi të madh do të ishte një hap i sigurtë për të ardhmen e demokracisë shqiptare edhe për shumë arritje të mëdha kombëtare në të adhmen.

2.

Ngjarjet e dy muajve të fundit e kanë rrënuar sistemin pluralist për të cilin unë dhe brezi im kemi luftuar shumë prej dhjetorit të vitit 1990, si bashkëthemelues të PD-së. Dalja e opozitës nga parlamenti e bën të pamundur kundërbalancën ndaj pushtetit, fuqisë së mazhornacës. Tani ceshtja është që të mos i lejohet një fuqi e tepërt mazhorancës, prandaj lind nevoja e shkurtimit të pushtetit të atyre që janë brenda dhe delegimi tek ata që janë jashtë.
Në demokraci legjitimiteti nuk humbitet vetëm pse ke manipluar apo blerë votat gjatë zgjedhjeve, cfarë raporti i OSBE/ODHIR e ka nënvizuar, biles deri në 20%, cfarë e ka vënë në pikëpyetje prej 25 qershorit 2017 këtë mazhorancë.
Legjetimiteti në demokraci humbet edhe kur dështon në reformat themelore, të domosdoshme. Kjo mazhorancë në fakt dështoi në të gjitha reformat? Nëse do t’i bëje një përkufizim të ecurisë së saj do të thoja: refroma të vonuara, reforma të gabuara, reforma të deshtuara.
Reforma e drejtësisë, filloi me vonesë, me cerek kapaciteti, ndërsa ka marrë drejtim ideologjik. Refoma në arsim, e pamë se cfarë prodhoi, vetëm protesta studentore dhe të trupës akademike, aq sa tani ajo po zhëhet.
Reforma e koncensioneve, PPP-ve të famshme, po kaq e gabuar, po zhbehet, mazhoranca po bën projektligje qe i ndalojnë ato. Por për faktin që janë shpërndarë një miliardë euro sipas skemës PPP-ve, kush mban përgjegjësi!?
Reforma në fushen e sigurise, ka përfunduar me rikthimin e ish-sigurimit famëkeq në shumë institucione përfshirë ato të sigurisë.
Legjitimiteti i qeverisë, ka humbur jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.
Legjitimiteti i qeverisë, ka humbur për shkak të abuzimit masiv me pushtetin. Nga përdorimi i pushtetit për përfitim përsonal, nga përdorimi i shumicës në parlament për të hartuar ligje për të plotësuat tekat e veta, për të ndërtuar ligje për të përmbushur oreksin financiar të disa sipërmarrësve afër qeverisë dhe disa njerëzve në qeveri, nëpërmjet të ashtuquajturve PPP.
Kjo mazhorancë duhet të kishte rënë qysh kur u bë ligji për teatrin dhe PPP-të e tjera.
Mund të themi se gjëmën ekonomike që ua kanë bërë shqiptarëve PPP-të, nuk ua ka bërë as PPSH-ja.(Rikthim në mjerim, varfëri, deportim masiv nga vendi).
Sipas Bankës Botërore, rreth 40% e shqiptarëve jetojnë në varfëri totale, aq sa ka filluar të shikohet me simpati socializmi që u siguronte vetëm bukë thatë, asgjë tjetër.Ky është dështimi më i madh i demokracisë, i vetë sistemit politik. Korrupsioni masiv, papunësia, mungesa e shpresës ka bërë 500 mijë shqiptarë të ikin nga vendi.

Raportet e KLSH thonë se administrata ka vjedhur 1.2 miliardë euro në vit, ndërsa akoma flitet për legjitimitet. Pra kemi të bëjmë më përdorim përsonal të të gjitha burimeve financiare të vendit.Thellim të varfërisë, thellim të diferences të pasur të varfër.(Rriten cmimet, rriten tarifat, rriten kostot e jetesës, dhe prej gjashtë vitesh nuk është rritur asnjë rrogë, asnjë pension, asnjë asistencë). Falimentimi i masiv i sipërmarrjes.
Sipas KLSH-së, prej 6 vitesh 85 % e prokorimeve, të quajtura publike bëhen me prokorim të drejtpërdrejtë. Ato i marrin absolutisht vetëm klientët e qeverisë, askush tjetër.Mijëra biznese të konsideruara të njerëve të opozitës paguajnë prej 6 vjetësh taksat, tatimet dhe detyrimet tjera pa marrë asnjë punë. Kjo ka sjellë falimentim të sipërmarrjes, biznesit të vogël të mbyllur, biznesit të mesëm në zhdukje, biznesit të madh të palidhur me qeverinë, në kolaps.
Pastaj dështimi me investimet e huaja. Për gjashtë vjet asnjë invesitor i rëndësishëm i huaj nuk ka ardhur në vend. Nuk ka as negociata. Burimet e vendit dihet se janë të kufizuara dhe pyetja jonë është: si do të rigjallërohet ekonomia shqiptare? Nuk ka shpresë të bëhet ma mirë ? Por cili është programi, cili është projekti, cila është strategjia?Nuk kemi parë asgjë ! Pse qytetaret duhet te besojne se gjendja do të ndryshojë? Përgjigjia që kemi dëgjuar nga mazhoranca është: Kemi mandatete nga shqiptarët ?
Nuk ka mandate për të vjedhur, për të përdor ato burime ekonomike dhe financiare që ka vendi vetëm për 5-6 familje të lidhura me qeverinë, për të shtypur dhe përjashtuar opozitën, për falimentimin masiv të sipërmarrjes, për zinë e bukës në vend, për deportimin e gjysëm milionë shqiptarëve nga vendi vetëm për bukën e gojës, për dështimin në tërheqjen e investimeve të huaja, për mbetjen e vendit e fundit në rajon dhe jashtë dyerve të BE-së.
Kjo mazhorancë për të gjitha këto dhe të tjera, e ka humbur legjitimitetin dhe për këtë shkak vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakoshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here