SKENDER SHERIFI: JACQUES DERRIDA : dy Birra me meze, ju lutemi !

JACQUES DERRIDA : dy Birra me meze, ju lutemi !
lindi në Algjeri në 1930 – dhe vdiq në Paris në vitin 2004
FILOZOFI emblematik, YLLI, i Universitetëve amerikane,
që teorizoj « Dekonstruktivizmin » si mendim filozofik.
TAKIMI JONË SURREALIST NË BRUKSEL …
NË NO MAN’S LANDIN BELG, ARABO-AFIKAN E HISPANIK
_______________________________________________

Më rikujtohet disa herë, si në një skeç humoristik, filozofi i famshëm francez,
por pak i lexuar dhe i njohur në Francë ( si puna e mikut tim kineast Godard ), çka e irritonte në maksimum ( çka ja vlen për të më njohur, kur nuk më kanë
lexuar apo analizuar seriozisht ? ) E kam pas takuar 2 herë në Paris, por në një
mënyrë pak kalimtare dhe siperfaqësore në një Konferencë dhe në një Librari, por e ftoj një mbrëmbje, një e njohur e imja Monique Dorsel, për një takim miqësorë me publikun belg në Teatrin e Poezisë, në një lagje proletare të banuar nga gjithëfarë kombësie, që kishin shumë pak lidhje me artin apo me kulturën, më tepër me dehurinë, me futbollin, me seksin, me duhanin, me bixhozin apo me kanabisin.
Një farë « Mërgate e Qyqeve ndërkombëtare ! » Tani ajo drejtoresha e Teatrit belg bënte shumë aktivitete mujore, por nuk i reklamonte siç duhej dhe nuk kishin shumë jehonë, sepse i mjaftonte për t’i lajmëruar në broshurën apo gazetën e saj private që ua dërgonte vetëm të abonuarëve … ose maksimumi 1000 veta në Belgjikë, dhe tani mendonte që e ka marrur vesh gjithë Bota atë punë. Pos asaj hapësira e teatrit ishte e kufizuar, për t’i pranuar në maksimum vetëm 80 deri në 100 Persona.
Unë i thash disa herë : « O Monikë, kur e thret një figurë aq prestigjioze e cila të vjen me tren nga Parisi, siç është Jacques Derrida, duhet me e siguruar një Publik dhe nuk mjafton me fletushkën tënde të brendshme, si flet-rrufetë në kohën e Enver Hoxhës. Ngaqë na ka pas ndodhur e njejta disfatë, para ca kohe edhe me mikun tim francez
Philippe Souppault, baba i surrealizmit me André Breton-in, të cilët kishin shkruar
së bashku « Fushat Magnetike » një ndër veprat themeluese të teorisë surrealiste me Manifestin global dhe erdhi me mua, për të humbur kohë dhe shfry mllefin e tij
në Kafet e marokenëve dhe kongolezëve të Brukselit ( komuna Saint-Gilles ). Duhet të shkosh në disa media, radione dhe televizione për të sjellur Publik ! »
Më tha : « shiko Sherif, aktiviteti ka ndodhur, është anoncuar në broshurë dhe le të vjen kush të dojnë, kush po merzitet për atë punë ! Subvencionimet më vinë nga Ministria e dirigjuar nga miqët tanë socialista në bazë të numrit të aktivitetëve. Nuk jam aty unë për t’i mbushur sallat ! Merre një supë prej meje dhe ngjyje pak bukë, deri kur të vijnë Filozofi francez ! » Ha … ha … ha … me u pakë duke qeshur.
Më kujtohet që ja pata programuar dikur një mbrëmbje Poezie shqiptare me
2.
Sabri Hamitin dhe Eqrem Bashën si të ftuar në këtë Teatër Poezie të Brukselit.
Dhe përmes shoqatave shqiptarë, kafëve, restorantëve, trafikantëve, taksistave, programëve radiofonike dhe partive të ndryshme … me një tam-tam afrikan
dhe gojë pas goje, na mësynë një tufe Njerzisht ( me siguri mes 150 apo 200 veta ) që u nervozonin ngaqë nuk i zinte salla e teatrit … Nuk kishte pa Monika kaq shumë
njerëz për një aktivitet tash ca dekada, dhe ma mori gati për keq dhe më tha :
« o Poet i droguar, po pse m’i ke thirrur gjithë këta njerëz për këta dy albanez që nuk i njeh askush në Belgjikë ! Tani kanë për t’u përlarë dhe bërë skandal për të hyr me zor në sallë dhe ka me na ardhur Policia … Nuk kam nevojë për këtë publicitet ! Mos ma përsëritë më këtë cirkus, okay … dua qetësi këtu ! » Dakort, më fal … eja e të përqafoj, se nuk jemi në filmat e Bergmanit këtu !
Mirëpo, tani na erdhen 10 veta për filozofin Jacques Derrida, hiqi këta të teatrit dhe mua si mik, 6 veta realisht … a ishte diçka normale ? E ndjeva vetën të turpëruar në vendin e tyre, se e disha mirë se kush është ai Filozof dhe sesi kur jipte mësime
në Universitet apo ndonjë konferencë, nuk i zinte salla njerzit dhe u ulnin në tokë,
në shkallë, sepse disa prej Intelektualëve të atyre vitëve 1970 dhe 1980 ishin tamam YJE të inteligjencës franceze, por edhe planetare, me një famë në çdo kampus të Evropës dhe të Amerikës dhe vinin njerëzit në masë vetëm për t’i dëgjuar, edhe ata që nuk ishin fare studentët e tyre në filozofi, sociologji, psikologji, antropologji …
Dhe tani këtu e ke në Bruksel, me 6 të shkretë ! Më tha : « po çka është kjo punë,
miku im … a mos është ndonjë kurth apo provokim ? A e dini kush jam dhe çka përfaqësoj ? Kam bërë 3 orë rrugë me tren për të ardhur në Bruksel. »
Ja shpjegova me qetësi, sistemin e funksionimit të Monikës në këtë Teatër dhe i thash që unë kam ardhur vetëm si mik me të takuar ty, por nuk kam lidhje me organizimin, se do i kishe 200 veta përndryshe … Tani, çka të bëjmë, miku im ?
A të ikim dhe ta pimë një birrë dikund ? Ta hamë një darkë nese donë, ndonjë
kuskus marokan apo algjerian, pasi që keni lindur atje ? Buzëqeshi dhe më përqafoj, dhe më tha, do e meritonte … por po më vjen keq, se nuk e kam atë lloj edukate.
Ta kryejmë sa më para këtë seancë fiktive dhe pastaj të vazhdojmë së bashku për qejfin tonë. Dhe u zhagita një 2 orë të mira me Jacques Derrida te mbretëria e proletarëve, të asistuarëve, të ilegalëve, të dilerëva dhe të margjinalëve.
Më pyeti : po si është gjendja në Shqipëri ku jeni juve ? Por unë nuk isha asaj kohe andej dhe i tash : është gjendje komatike në një azil të çmendurish, jemi si me thënë të shpërbërë dhe të destrukturuar, ndoshta që nga lindja, apo origjina, nuk e di ?
Ka shanse që do e kemi shpikur neve në jetën tonë praktike « Dekonstruktivizmin » por intuitivisht, mekanikisht, pa e kuptuar fare se çka jemi duke bërë, dhe ti ke ardhur me 100 diploma dhe 10.000 libra referenciale për ta teorizuar për mrekulli.
Si puna e Jordenit ( Monsieur Jourdain ) që bënte prozë, por pa e ditur që është prozë, ose si afrikanët që bënin maske sublime, por pa e ditur që është skulpturë.
Neve kemi shpikur shumë gjëra në praktikën tonë jetësore, si filozofia e jote,
si surrealizmin, si teatrin absurd, por nuk e kemi kuptuar atë punë, dhe nuk e kemi
3.
pasur aftësinë apo bagazhin kulturorë për t’i teorizuar dhe sistemuar siç duhet.
M’u përgjigj: « do ja vlente për të shkuar në Shqipëri si vizitorë disa kohë, për ta pa atë fenomen LIFE ! « Po, me siguri zoti Derrida, ti mundesh, por jo unë për momentin, deri sa të bjen muri dhe ridotë e hekurta. Kjo ishte epizodi i përjetuar !
Pastaj i thash vetës, duhet të ndalëm pak në këtë fenomen filozofik madhorë që ka
qenë kjo shkollë apo rrymë e Dekonstruktivizmit alla Jacques Derrida, si figurë ikonike, sepse pak kush e imagjinon suksesin e tij në botën anglo-saksone dhe sidomos në Universitetet amerikane, ku ka qenë gati i konsideruar si një GURU, një lider opinioni. Ndërsa në Francë, ka qenë figurë super e njohur mediatikisht, por jo edhe aq e lexuar në thellësi dhe deri dikund, bile mjaft e kritikuar nga një pjesë e inteligjencës franceze.
Në vitin 1992 emërohet Doktor Honoris Causa i Universitetit prestigjioz anglez
Cambridge. I zhvillon disa polemika filozofike të ashpëra me kolegët e tij si Michel
Foucault, Jurgen Habermas, dhe filozofin amerikan John R. Searle.
Duhet ditur që në globalitet, Filozofia anglo-saksone, e ka për parim bazë : anën puro analitike dhe qartësinë e argumentëve racionale dhe logjike. Pra, mbështetet në një interpretim të kujdeshëm të tekstëve, sipas rregullave apo traditave të filozofisë klasike.
Por tani vjen Derrida dhe fokusohet në zonat e errëta, në hijet e tekstëve, në çka nuk është thënë, apo është lënë si pikëpyetje ? I lexon dhe analizon në imtësi veprat e Platonit, Rousseau, Husserl, Freud, Heidegger, Lévi-Strauss, etjerë … deri në detaje,
i rilexon me mikroskopin e tij mendorë, dhe i shpërbën fije për fije, i zhveshë, për ta pa vetë, se çka na fshehin si informacion me rëndësi gjithë këto tekste, çka e vendosin në subkoshiencën e tyre, çka nuk e pranojnë për ta shprehur, pra e praktikon atë anën psikoanalitike të tekstëve ( mesazhi i fshehur i nën tekstit, pikëpyetjet e pa formuluara, etj … diçka gati Freudiane ) dhe më në fund na vërteton që këto tekste të Filozofëve madhorë të shekujve na thonë, na afirmojnë diçka krejt tjetër, ndoshta të kundërt ma çka kanë pas dashur për të na komunikuar që në fillim.
Imagjinone tani ju vetë, se deri ku shkon provokimi i tij dhe kuptohet mirë se pse
një pjesë e inteligjencës franceze revoltohet dhe e sulmon teorinë e Jacques Derridas, ngaqë ua demonton në një mënyrë klinike dhe të pamëshirshme gjithë konstruktimin e tyre intelektualë dhe filozofik.
Këtu qëndron pra epiqendra e Dekonstruktivizmit !
Sipas filozofit francez, me dekonstruktuar nuk do të thotë me shkatërruar.
Por, për ta demontuar çfarëdo teksti filozofijk, të cilin je duke e analizuar, pjesë për pjesë, si veglat e një motorri, për ta pa sesi janë të artikulluar së bashku dhe çfarë roli të saktë luajnë ? Kjo, për ta theksuar ose vendosur në dritë atë çka nënkuptohet, çka nuk shihet direkt, çka kalon përtej, dhe për ta ripyetur pikërisht po atë tekst për shembull të Platonit që je duke e studiuar deri në imtësi, me supozimet dhe bile edhe para-supozimet e tij të pa emëruara, kështu që do hapën patjetër disa perspektiva të reja më në fund.
4.
Pra, ky është mekanizmi intelektualë, teknika e veprimit analitik, mjaft e guximshme, deri dikund provokuese, për disa edhe perverse, e zotit Jacques Derrida. Çka e revoltonte për së tepërmi filozofin gjerman Jürgen Habermas, i cili ju ka përgjigjur indirekt në « Fjalimin e tij mbi modernitetin » duke deklaruar, që nuk lexohen apo analizohen tekstet e natyrës puro filozofike, si të ishin tekste letrare imagjinative, të një romancieri apo poeti. » Sipas tij, këtu qëndronte mosmarrveshja apo kontradikta.
Mirëpo, te Derrida, ideja ishte për të pa, çka ka pas tesktit, ajo çka nuk shprehet ?
Për ta theksuar errësirën që ka teksti, edhe pse në teori, e pretendon apo e synon transparencën, kurse në praktikë del e kundërta. Pra, tenton për ta shpërbërë pseudo-evidencën e disa skemave opozitare, ose konceptëve bi-polare sikurse :
drita – hika, shkrimi – fjala, letërsia – filozofia, njeriu – kafsha, prezenca – mungesa, brendësia – jashtësia, të gjallët dhe të vdekurit … pra, ideja e gabuar që kjo është e bardhë dhe kjo është e zezë … çka i eliminon artificialisht të gjitha nuancat reale.
Jacques Derrida mendon që çdo gjë lidhet dhe komunikon direkt apo indirekt me tjetrën, zihet dhe përzihet, përplaset, plotësohet apo kundërshtohet, pavarësisht se çka është, apo nga çfarë fushe intelektuale vjen. Dhe tani, po e kuptoj që edhe unë, pa e ditur qartësisht, e kam praktikuar dikund në Poezinë time këtë shkollë mendimi.
Bile korespondon mrekullisht mirë edhe me gramatikën filmike të Jean-Luc Godard-it. Pra, diçka evidente më afron me të dy ! Faleminderit, or zotëri të nderuar … po ju ftoj për një pulë të pjekur, me Ibrahim Rugovën në Prishtinë, te « Tre Sheshirat » !
Derrida gjatë jetës së tij, duke e ruajtur kujtesën e fëmijërisë në Algjeri dhe periudhen delikate të kolonizimit francez, ka mbështetur rregullisht lëvizjet e ndryshme çlirimtare dhe disidencat në Europën lindore, brenda Ridosë së hekurt.
E arrestojne në Pragë në vitin 1981 si trafikant droge … ha … ha … ha … por lirohet nga autoritetet franceze. Përkundër të tjerëve, ju shpëton çuditërisht të gjitha modave komuniste, maoiste dhetrotskiste që dominonin skenën dhe kafet e Parisit apo të Metropolëve Përendimore gjatë atyre vitëve 1960 deri në 1980, ku vet Sartri shpërndante nëpër rrugë gazeta të ekstremit të majtë, me militantët e proletariatit francez të Uzinave automobile Renault dhe Peugeot. Ndërsa, Aragoni me shokë lavdëronte Stalinin, deri kur ja thash dy fjalë serioze në vitin 1976 dhe ma bëni një krizë nervore. Paralelisht, Derrida ruanë distancën e tij ndaj shkollës ekonomike dhe filozofike liberale, e cila dominoj një pjesë të shoqërive njerëzore me Margaret Tatcherin 1979 dhe Ronald Reagan në vitin 1981, si lider ikonik planetarë. Përveç kusherinjtë e Asteriksit dhe Obeliksit në katundin hegzagonal galez, ose francezet e sotit votonin për Mitteranin, personazhë romanesk fantasktik, bizantin me së paku 10 fytyra, dhe manipulatorë makiavelik i paparë. Porse, një personalitet me një
kulturë të rrallë dhe një Don Juan, i cili mes aventurave të tij të shumta, dilte rreth orës 6 të mengjesit, pas këndimit të dytë të Knuesit, nga banesa e shoqës time aktore fenomenale, zonja Annie Girardot, me republikën e tij në kokë dhe shallën e kuqe të mëndafshtë. Për ta evituar invadimin e Francën nga kaubojtë amerikanë të Reaganit, i cili ju frikësonte një Qeverie socialo-komuniste mjedis Parisit, çka
5.
tingëllonte për Jankitë primarë të pamend, të Amerikës së mesme, si ardhja e bolshevizmit në Europë. ( planet ishin të skenarizuara nga sherbimet informative ) siç kanë pas ndërhyrë dikur në Itali dhe në Greqi, për ta evituar fitorën e komunizmit.
Dhe ju desh François Mitterranit për të shkuar urgjentisht në Washington, për ta qetësuar Ronald Reagan-in dhe për t’ia dhënë disa garanci strategjiko-politike.
Më kujtohet si sot ai vit super festiv në Paris gjatë vitit 1981 … qejf, hajgare dhe seks.
Deri kur erdhi fatura dhe kasat e shtetit u zbrazen nga programet sociale, pa punuar dhe pa prodhuar askush asgjë ! U rikthyer rigoroziteti ekonomik i djathtë me disa teknokrat të robotizuar dhe mbaroj dasma franceze me aq ! Ngelën ca eshtëra nëpër pjata, sa për qenë dhe maca … m’i mbështillni në një çese, se po ju hanë dreqi …
Jacques Derrida ishte Profesorë i famshëm në Shkollën Normale Supériore ( çka francezët e emërojnë « Normale Sup » ) prej vitit 1965 e deri në vitin 1984.
Pastaj, u emëruar Drejtorë Studimesh – në Shkollën e lartë të studimëve në shkenca sociale. ( frëngjisht – L’E.N.S ) një shkollë franceze super elitare siç është edhe ENA apo HEC ( ku ka pas diplomuar edhe miku im Jusuf Vrioni, mes një loje tenisi dhe një takimi sharmant me një aktore franceze, si Danièle Darrieux ose Micheline Presle )
Bazamenti referencial i Jacques Derrida : është me siguri Michel Foucault, Nieçe, Roland Barthes, Freud, Heidegger, Platon, Hegel, Kierkegaard, Marx dhe Rousseau.
Duke qenë vetë « hebrej algjerian » e ka përjetuar një dhimbje sekrete shpirtërore, një lloj lëçitje, një ekzil të brendshëm, një farë çrrënjosje …
Gjatë atyre vitëve ( 1960 deri 1980 … ) shkolla normale superiore ishte gati kryeqendra e inteligjencës franceze. Sepse, aty punonin dhe drejtonin departamente qiftat e Michel Foucault, Pierre Bourdieu, Emmanuel Leroy-Ladurie, Gérard Genette, Louis Althusser, etjerë … Në një farë mënyre, është Gjenerata e Strukturalizmit dhe e Fenomenologjisë, e cila do e lind më vonë edhe Ekzistencializmin, e promovuar me shumë sukses, nga lideri i tij ikonik Jean-Paul Sartre. Bile, nëse e shikoni mirë, nën titulli i librit të tij referencial : « L’être et le néant – Qenia dhe Asgjëja « është ky – essai d’ontologie phénoménologique – pra, studim mbi gjithë çka lidhet me qenien.
Stukturalizmin e imponon antropologu francez dhe miku im Claude Lévy-Straus, i cili donte t’i studionte me mua ritet antike të Shqipërisë veriore, kanunet, odat, etjera,
porse dështuam komplet për shkak të totalitarizmit albanez. Bullshit ! Akoma, nuk ja fali vetës atë disfatë tragjike për neve si Shqiptarë … pra, kam kaluar orë të tëra dhe disa takime private për ta bindur që ja vlente për të ai studim. Në linguistikë e ka pasur atë metodologji Roman Jacobsoni, kurse e kanë pas aplikuar edhe në letërsi me mënyrat e kritikës apo në psikologji. Puna ishte për t’i analizuar marrëdhëniet mes komponentëve që e krijojnë një fenomen IKS … e jo fenomenin si fenomen në vete. Por çka e përbën këtë fakt, këtë gjë që po e konstatojmë para syve tanë ? Dhe tani për ta pa, sesi është e ndërtuar, me të cilat elemente precize dhe me i analizuar raportet ose lidhjet mes tyre. Kjo është baza e strukturalizmit. Ku i ke Louis Althusser, mikun tim Jacques Lacan psikoanalistin, Michel Foucault, Derrida, Georges Dumézil, Umberto Ecco, Bloomfield, etjerë …
6.
Ndërsa fenomenologjia, i ka dy lider emblematik gjerman, që janë Eduard Husserl, ( 1859 – 1958 ) dhe dishipuli i tij Martin Heidegger. Kurse këtë shkolle filozofike, e imponojnë në skenën franceze, filozofi Merleau-Ponty dhe Jean-Paul Sartre.
Ideja qendrore e « Fenomenologjisë » është për ta pyetur vetveten : po pse për neve si Njerëz tokësorë, bota dhe jeta e ka një SENS, një domethënie ? Pastaj, do t’i analizojmë në thellësi gjendjet tona shpirtërore, luhatjet emocionale, psikike, apo lëvizjet mendore intelektuale, pra, të gjitha etapat ku do kalon ndërgjegja e jonë, për ta thithur, asimiluar dhe kuptuar botën në të cilën po jeton ?
Vijnë pastaj edhe disa variante të cilat e pasurojnë shkollen fenomenologjike të Husserlit, me Heidegger, i cili koncentrohet më tepër në nocionin e Kohës, kurse Sartri në nocionin e Lirisë individuale, Emmanuel Levinas, e thellon idenë e Tjetrit, altruizmit … Merleau-Ponty, idenë e Trupit, Paul Ricoeur, nocionin e Vullnetit, ndërsa Hana Arendt problematikën e Pushtetit … kurse Derrida lufton me Shenjat !
Mirëpo, në një moment, si çdo adoleshent që revoltohet parimisht dhe mekanikisht kundër prindërve të tij ( çka janë këta idiota të ndryshkur dhe të demoduar ? Unë, di çdo gjë më mirë se këta Pleq të skaduar … ) sikurse Michel Foucault apo Pierre Bourdieu, një ditë edhe Jacques Derrida e shprehë një revoltë edipiane kundër të vjetërve dhe donë t’i vret simbolikisht Babait e tij shpirtërorë apo formues. Dhe fillon për ta kundërshtuar shumë ashpër Fenomenologjinë, atë idenë e Husserlit, që Fenomenet, i janë të ofruar ndërgjegjes ose koshiencës, pra, janë pjesë e saj, dhe që sensi i tyre është transparent, mund të thuash i qartë dhe krejt evident.
Dhe pikërisht këtu lind filozofia pak speciale e Jacques Derrida, specificiteti i tij,
baza apo matrica mendimit të tij filozofik, të cilën e artikullon në këto 3 vepra të fillimëve – të cilat janë themelet e filozofisë dekonstruktiviste.
« La voix et le phénomène – Zëri dhe Fenomeni «
« De la Grammatologie – 1967 – Gramatologjia … »
« L’ écriture et le différence – 1967 – Skrimi dhe dallimi «
Tani, problematika e parë, është marrëdhënia mes shkrimit dhe fjalës gojore, ose parrullës. Si mund ta analizojmë ?
Shumë filozofë e kanë privilegjuar zërin, parrullën gojore, fjalën e thënë, gjuhën përmes të cilës neve komunikojmë diçka … sepse nga ky burim natyrorë vjen sensi, domethënia e gjërave ( apo elementëve ). Bile ekzizton një shprehje popullore që thotë : « La voix de la conscience – ose Zëri i Koshiences, i vetëdijës, ndërgjegjes »
Ky zë, kjo fjalë gojore e prononcuar është sipas tyre ( filozofëve ) më transparente, më e afërt prej mendimit real autentik ose burimor dhe pra, prej sensit të tij, pra, domethënies … Ndërsa, shkrimi, sipas Filozofëve është i dorës së dytë, me sekondarë ngaqë është një derivat artificial, një ndryshim i formulimit, diçka e vdekur, jo burimore, por e skenarizuar nga mendja njerëzore …
Dhe tani Jacques DERRIDA, vjen për ta thye këtë hipotezë globale dhe afirmon që SENSI i gjërave vjen apo rrjedh pikërisht nga shkrimi, e jo nga fjala gojore.
Koncepti i tij i dytë : çfarë lidhje ekziston mes shenjës dhe sensit ? ( le signe et le
7.
sens ? ) Në kundërshtim me Husserl-in, afirmon që nuk ka asnjë lidhje varesie, mes shenjave në një anë dhe gjërave apo prezenca e tjetrit në anën tjetër. Çka e vërteton në librin e tij « Gramatologjia » E demonstron shumë qartë, që fjalët nuk të çojnë automatikisht drejt një kategorie mendore precize dhe të fiksuar për gjithmonë.
Për shembull, kur e lexon fjalën « eau – ose – ujë « ti nuk e imagjinon vetëm ujit.
Diçka që del nga një çezme … Por mund ta imagjinosh spontanisht edhe shiun,
pikëzat që rrjedhin, lumenjtë, liqenin, detin, kanalin, formulen H. 2. O … e pra, kjo gjë, ose ky fenomen e bën tekstin e gjallë, të hapur, të lëvizshëm, dhe ti mundëson pastaj disa interpretime të ndryshme, sepse ta krijon automatikisht një hapësirë të madhe lirie të interpretimit … çka do të thotë që shkrimi nuk është vetëm një grafi formale. ( por që hap disa perspektiva të reja analitike, kur shkruhet në një letër ! )
Thënë ndryshe, shkrimi artikulon brenda tij, disa gjurma, memorie, mistere, që lidhen me diçka referenciale tek ai që e lexon. Pra, e dominon fjalën gojore …
Dhe tani hipoteza e tretë, që vjen si rrjedhojë e këtyre dy të parave, është kjo :
Jacques Derrida i thotë vetes – problemi nuk qëndron tani te pikëpyetja e jonë qenësore për ta ditur « pse kjo botë apo kjo jetë na duket neve absurde ? « çka është epiqendra e ekzistencializmit si shkollë filozofike … ose pastaj, për ta ditur, « a e ka kjo botë një sens dhe të cilin ? » çka është baza themelore e Fenomenologjisë.
Jo, o Miq … problemi jonë kryesorë është tani për ta ditur : « po pse SENSI, ose domethënia, na shpëton gjithmonë, na rrëshqet, na ikë … na del prej dore dhe prej mendje ? E si shpjegohet ? » Për ta shprehur pak ndryshe, mund të themi : po si mund ta kapim, asimilojmë dhe kuptojmë atë çka nuk kapet … pra, misteri absolut i sensit, i cili do ngelet pikërisht dhe përjetësisht i pakapshëm ? Sepse, do lëvizë dhe nuk do jetë kurrë i fiksuar një herë kështu dhe për gjithmonë !
Derrida vazhdon : « Sensi, kuptimi, nuk është një formulë, e shënuar brenda vetes, porse ekziston në një lojë diferencimesh, gati pasqyrash, interpretimesh, në lidhje apo në marrëdhënie me diçka tjetër … dhe po ai SENS ose kuptim ngelët i lëvizshëm, i zhdukshëm, dhe çdoherë në ripyetje apo në riformulim … diçka e postpozuar në të ardhmën deri në fundin e jetës.
Në realitet, gjithë FILOZOFIA Përendimore evropiane, prej nga PLATONI, mbështetet në një model unik, në një lloj opozite binare dhe narracion filozofik të përshkruar mes disa konceptesh siç janë « Njeriu – Kafsha ; Brenda – Jashtë ; etjera « çka quhen modele mendimesh të propozuara për neve.
Dhe pikërisht « Dekonstruktivizmi » vjen tani për t’i anuluar dhe për ti dinamituar.
Për t’i asgjësuar të gjitha këto kategori arbitrare, të mbyllura dhe të pa sens, sipas Filozofit. Sepse, sipas tij, qëllimi është për të dalur më në fund, nga mendimi apo filozofia logocentrike përendimore, dhe opozitat konceptuale sterile.
Dekonstruksioni mund të jetë ndoshta mendimi i origjinës, i pikënisjeve, dhe kufiri i pyetjes … ajo pikë ku nuk mund të shkosh më larg.
Kjo teori e ré, kjo shkollë filozofike e ka sharmuar gjithë botën anglo-saksone dhe posacërisht Amerikën, ku filozofi francez ka qenë i ftuar dhe i mirëpritur si një Yll ose
8.
lider i rëndësishëm i inteligjencës … e kanë celebruar në të gjitha Universitetet, duke e emëruar filozofinë e tij « The New French Theory » dhe është bërë referencë absolute në Yale për shembull, por pastaj, mendimi i tij ka ndikuar edhe tek rrymat feministe, të cilat i kanë huazuar disa nga teoritë e tij filozofike, duke e afruar idenë e Logocentrizmit me atë të Fallokratizmit ose Phallogocentrizmit …
Jacques Derrida është një referencë serioze për disa mendimtarë të sotit, sikurse
Alain Badiou, Giorgio Agamben, Salvoj Zitek – filozofi sloven në modë, Labarthë, Jean Luc Nancy, Hélène Cixious, etjerë … Natyrisht që Dekonstuktivizmi ka ardhur fillimisht si reagim kundër shkollës ruse të konstruktivizmit në vitet 1920 … dhe dallohet në artet plastike dhe sidomos më tepër në arkitekturë, ku kuptohet direkt logjika e arkitektëve … kur ua sheh punimet si atë që e dua unë shumë, zoti Frank Gehry, Rem Koolhaas, Bernard Tschumi dhe Zaha Hadid … pra dekonstruktimi i formave, jashtë logjikes klasike shkollore dhe lidhja e tyre funksionale, përmes një gramatike të ré … Më kujtohen ca diskutime që kam pasur kur e kam pas takuar Jean Nouvel tek Instituti i Botës arabe, dhe kinezin Ping të Piramidës së Luvrit … e kam konsideruar gjithmonë arktitekturën si një art madhorë, dhe më vjen tmerr kur e shoh sesi janë sot kryeqytetet tonë Prishtinë dhe Tiranë ? Kulti i shemtimit dhe i kaosit të betonizuar … Ec pastaj e fol për një rafinim të shpirtit në këtë atmosferë aq të çoroditur dhe anti-estetike !
Sartri i rrethuar me disa studente të Sorbonën na thoshte dikur që Njeriu nuk është i paraprogramuar nga esenca e tij njerëzore, por është deri dikund i lirë dhe përgjegjës i zgjedhjeve të tij në ekzistencë.
A është ekzistenca jonë një pikëpyetje dhe një mos siguri ? Po ! Atëherë na duhet dëtyrimisht për ta artikulluar një sistem mendimi për t’ia dhënë një sens.
Pra, e kemi një farë lirie individuale për të zgjedhur, për ta definuar sensin e jetës tone, për të vepruar kështu apo ashtu, por paralelisht edhe një përgjegjësi.
E gjithë kjo na shkakton një peshë morale, na rëndonë koshiencën, na shkakëton një ankth egzistencial. Menaxhimi i Lirisë dhe i Përgjegjësisë ! Pikërisht çka na dallon prej kafshëve. Shpresoj që jeni pasuruar me këto kujtime të dikurshme belgo-franceze.
Tani, më duhet ta përpij një pako Pom-Frita me salcë andaluz dhe do shihemi herën tjetër, sipas kismetit oriental. Ndërkohë shfletone Librin tuaj të mbrendshëm, sipas sugjerimit të Krishnamurtit … lojëtarë futbolli në skuadrën e Flamurtarit, mesfushorë
Kalofshi mirë … nëse do gjeni ndonjë SENS dikund të pa njohur nga Njerëzimi, telefoni emisionin « BUSULLA « në Chanel IKS është baraz me MC. 2

Bruksel, me daten 30 tetor 2022 Skënder SHERIFI ( autodidakt )

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here