SOT PAS 109 VJETËSH PAVARESI, KEMI TË DREJTË TË THEMI SE HISTORIA KISHTE PLANE TË TJERA PËR NE SHQIPTARËT

Nga dr. Mujë Buçpapaj, Themelues dhe botues i gazetës ‘Nacional’
Sot kremtojmë 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në të katër vilajetet e saj(në Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Shkodrës, Vilajetin e Manastirit dhe Vilajetin e Janinës), duke i dhënë fund pushtimit 500 vjeçar otoman.

Sot nderojmë ata që 109 vjet më parë, derdhën gjakun e tyre, por edhe ata që nënshkruan emrat e tyre në një dokument që përcaktonte rrjedhën e kombit tonë, si një komb i lirë dhe perëndimor.
Ai ishte një vendim që ndryshoi historinë e botës shqiptare, pasi krijoi një besim lirie dhe krenarie për miliona shqiptarë në Ballkan dhe në botë, për të mbrojtur emrin tonë dhe shetin tonë të sapolindur me krenari legjitime dhe besim në të ardhmen.

Luftrat Ballkanike dhe pastaj vendimi i Fuqive të Mëdha bënë që 2/3 e popullsisë dhe të trojeve shqiptare të mbeteshin jashtë shtetit të sapokrijuar shqiptar, duke e gjymtuar rëndë trupin e kombit dhe futur atë në një luftë të egër për ekzistencë.

Në këtë ditë, ne falënderojmë burrat dhe gratë që e bënë të mundur Aktin e Pavarësisë tonë. Kryengritësit e shquar në Kosovë dhe në veri të vendit që ndërmjet viteve 1978 -1912 kryen disa nga kryengritjet më të mëdha për kohën në Europë, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë duke dhënë mijëra deshmorë të Pavarësisë. Udhëhqeqës të shquar si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini etj, vertetë nuk arritën të firmosin formalisht Deklaratën e Pavarësisë, pasi ishin duke luftuar me armë në dorë në krye të mijëra luftëtarëve kundër pushtuesve serbë, por ata vunë firmat e tyre me gjakun e tyre dhe të bashkëluftëtarëve të tyre në deklaratën e 28 Nëntorit 1912.

Udhëtimi i nisur109 vjet më parë kaloi përmes një rruge të përgjakur, të bërë gjithnjë dhe më të vështirë nga fqinjët tanë armiqësorë, por edhe shprese që si çdo komb tjetër në Europë të ishim të lirë dhe të bashkuar.
Ndërsa kujtojmë rrethanat aspak të favorshme, në mos kërcënuese, në të cilën u mbajt Akti i Pavarësisë, sot pas 109 vjetësh kemi të drejtë të themi se historia kishte plane të tjera për ne shqiptarët, ndryshe prej atyre të armiqve tanë që parashihnin fundin tonë, ricoptimin e Shqipërisë dhe kthimin tonë në qytetarë të paatdhe.

Ne nderojmë sot edhe mbeshtetjen e miqve tanë besinkë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentët Willson, Clinton dhe Bush, të cilët na ndihmuan gjatë këtyre 109 vjetëve që t’u vinim fre egos së armqëve tanë grekë dhe serbë, përpjekjeve të tyre të pabesa dhe të pandërprera për të likujduar edhe Shqipërinë e vitit 1913.

Sot pas 109 vjetësh kemi të drejtë të themi se historia kishte plane të tjera për ne shqiptarët, ndryshe prej atyre serbe dhe greke.

Shqiptarët në Kosovë janë të lirë për të vendosur të ardhmen e tyre për të jetuar si shtet më vete apo për t’u bashkuar me Shqipërinë.
Shqiptarët etnikë në Maqedoni janë duke shkuar drejt së drejtës së vetëvendosjes për të jetuar në një federatë me sllovomaqedonasit apo për t’u bashkuar me trungun e Atdheut mëmë Shqipërinë, gjë për të cilën kanë luftuar prej 109 vjetësh. Shqiptarët në Mal të Zi, janë duke shkuar drejt konfirmimit të të drejtave të tyre kombëtare.

Çdo shqiptar, secili prej nesh, duhet të mendojë të forcojë këtë liri të kërcënuar nga një luftë e re ballkanike e nxitur nga Serbia dhe Rusia, duke i shërbyer kombit me besnikëri, pavarësisht rreziqeve që shoqërojnë mbrojtjen e lirisë, duke forcuar alenacat me miqtë tanë besnikë.
Pasi ne e dimë se pa guximin e mijëra demshorëve shqiptarë që dhanë jetën në Kosovë dhe trojet etnike, pa gjakun e derdhur nga shqiptarët në Shqipëri dhe hapsirat shqiptare kundër pushtuesve, fjalët e Deklaratës së Ismail Qemal Vlorës do të ishin harruar nga historia, dhe ne do të ishim shndërruar në një komb pa Atdhe.
Prandaj sot i kujtojmë me nderime këta burra dhe gra që u fljuan prej 109 vjetësh për Flamurin kuq e zi dhe Shqipërinë e bashkuar, në luftrat Ballkanike, në luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, në luftën e UÇK për çlirimin e Kosovës dhe trojeve etnike në Maqedoni dhe Serbinë Jugore.
Ata siguruan lirinë tonë dhe mbollën një standard lirie për të cilin të gjithë kishin aspiruar, për të siguruar paqen për brezat që do të vijnë, pw
Rroftë shqipnia Etnike, e lirë, e bashkuar, demokratike dhe perëndimore !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here