Tonin Alia, Mjeshter i Madh: Regjizori Gjovalin DUSHAJ, vlerësohet me Titull Nderi !

Arti dhe kultura janë vlerë dhe pjesë e trashigimisë shpirtërore të një shoqërie. Kombet e civilizuara dallohen nga ruajtja, kultivimi, dhe promovimi i këtyre vlerave dhe krijuesve të tyre.
Një ndër krijuesit e përhapësit e këtyre vlerave është dhe artisti i mirënjohur Pukjanë Z. Gjovalin Dushaj, të cilit Kurthëpula, vendëlindja e tij i dha talentin e frymëzim.

Me një rrugëtim brilant artistik ai, e filloi veprimtarine e tij artistike që në vitet “70 të shekullit të XX, në shollen 8-vjeçare “11 Janari” dhe pranë teatrit “Migjeni” në Shkodër, dhe vazhdon deri në ditët e sotme, me një karrire artistike mbi 50 vjeçare.
Nga viti 1976 e në vazhdim ai, është anëtarë i Ansamblit Artistik “Puka”. Ndërkohë për vite me rradhë ka punuar si regjizor amator e profesionist prane pallatit të kultures Fushë – Arrëz.
Në repertorin e krijimtarisë së tij, ka tekstet e mbi 250 këngëve folklorike, të kënduara në mbarë trevat Shqiptare, duke u bërë pjesë dhe pasuri e rendësishme e folklorit Shqiptarë.
Disa prej këtyre këngëve tashme janë bërë hite, të tilla si: Oj lulja e blinit, Dy krisma në Paris, Ju don n’sofër Nanë Shqipnia, Moj Europe po të shkruj një letër, Këngën borgjë moj Pukë ta kena, etj.
Të shumtë janë këngëtarët e mirenjohur të cilet me zërin e tyre brilant intërpretuan tekstet e artistit Gjovalin Dushaj, të tillë si: Dava Gjergji, Zef Beka, Eva Dushaj, Anjeza Ndoj, Vëllezërit Lleshi, Vitore Matoshi, Prena Beci, Vitore Rusha, Vera Laçi, Perlat Sheqeri, Nikoll Cara, Gjovalin Nikolli, Petrit Gega, etj.
Në karieren e tij të gjatë artistike është vlëresuar me shume tituj nderi të tillë si: “Qytetar Nderi”i Bashkisë Pukë, “Mirenjohje” nga Bashkia Lezhë, Uni Art -Film Prishtinë, Federata Shqiptare e Qitjes Sportive, Shoqata Eko Turistike Pukë, Mis Beshka në Mal të Zi, “Pena e Artë” nga Elrodi Muzik, “Nderi” i shoqatës Besa 03, etj.
Puna e tij e pa ndërprerë vazhdon të korrë vlerësimin e rradhës. Bashkia Fushë-Arrëz me kryebashkiakun Z. Hil Curri nderon personalitetet e shquara artistik Z. Gjovalin Dushaj me të titullin “Qytetar Nderi i Fushë-Arrëzit “me motivacionin: “ Për kontributin e pa lodhur në zhvillimin e artit e të kulturës ndër vite,si dhe për promovimin e vlerave të artit dhe të kulturës në Bashkinë Fushë-Arrëz e më gjerë,brenda dhe jashtë Shqipërisë.”
Më këtë rasti, Bashkia në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak organizuan ceremoninë e akordimit të këtij titullit. Nën moderimin e regjisores te talentuar Znj. Kjara Gjergji dhe kameramanit e fotografit Fadil Hyseni. Në këte ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkise Fushë-Arrëz Z. Hil Curri, Kryetari i Këshillit Bashkiak Z. Nikolin Bardhoku, Zv. Kryetari z. Hil Kola, Sekretari i Bashkise Z. Tom Curri, Zv. Kryetari i Bashkise Puke Z. Ferit Rringa. Z. Tonin Alia (Mjeshter i Madh), Kryetar i Sofres Pukjane ku pasqyroj punen 10 vjecare te zotit Gjovalin Dushaj si moderator dhe regjizor i shume eventeve te Sofres. Z. Perparim Laci ( Mjeshter i Madh ) alpinist e pronar i Bujtines.
Z. Gjovalin Alia kryetar i shoqates Eko-Turistike Pukë dhe si propozues i ketij titulli. Ne kete event ishin te pranishem dhe shumë intelektual, artdashës, qytetare, miq, të afërm dhe familjare të Z. Gjovalin Dushaj. Pas ceremonisë zyrtare, programit festiv i dha emocione të veçanta zëri brilant i këngetares Gentjana Gjergji.
Me kete rast u shtrua dhe nje dreke tradicionale ku moren fjalen shume te pranishem mbi vlerat e artistit.