VЁLLIMIN POETIK “NJЁ GOTЁ DASHURI” I FATBARDHA BEHRI KAҪIT. Nga MIMOZA EREBARA, autore e kritike letrare

“Poezia ёshtё  pёrdorimi i ‘interesuar” i fjalёve: ajo nuk i drejtohet lexuesit drejtpёrdrejt. Kur e bёn kёtё, ne rёndom pandehim se poeti ka njё mosbesim ndaj aftёsive tё lexuesve dhe tё kritikёve pёr tё interpretuar domethёnien e tij pa ndihmё, dhe ka rёnё kёshtu, nё nivelin nёnpoetik tё tё folurit metrik qё mund ta mёsojё ta bёjё kushdo.” – Northrop Frye – “Anatomia e kritikёs”, 1973, USA.

Kur ke pёrpara poezitё e Fatbardha Behri Kaҫi, kjo nuk ndjehet. Pёrkundrazi, poezia e saj anon mё shumё nga filozofia e kuptimit, e pёrpjekjeve pёr kuptim tё dukurive njerёzore, si Jeta dhe Vdekja. Jemi tё ndёrgjegjshёm qё pёrmes fjalёve nuk do tё mundnim kurrё tё jepnim me detaje ndjesitё tona, gjithnjё do na mbetej diҫka e pathёnё, po jo e pakuptueshme. Dhe e gjitha kjo sepse “nё lojё” hyn pikёrisht filozofia e cila vjen tek ne pёrmes dy ҫelёsave: metaforёs dhe simbolit. Poezia nё vetvete ёshtё njё kult shpirtёror dhe si e tillё ajo ngёrthen nё vetvete qindra ndjesi tё cilat gjarpёrojnё nё jetёn tonё, qofshin ndjesi tё mira (pra, Dashuria, Gёzimi, Ekzaltimi, Bukuria,), apo tё kёqia (Trishtimi, Dhimbja, Dhuna, Frika, Shёmtia,). Tё gjitha kёto formёsojnё njё qёndrim tё caktuar jo vetёm shpirtёror. Siҫ vёren edhe poeti e studiuesi i mirёnjohur izraelit Amir Or: “poezia ekziston pikёrisht aty ku pёrkufizimet fillojnё tё dridhen.” Kjo sipas kёtij pikёvёshtrimi edhe tё bindjes sime letrare, ёshtё edhe pjesa mё e vёshtirё e ekzistencёs sё njё poezie tё vёrtetё. Nё fakt ne jemi mёsuar qё botёn ta shohim me tё gjitha ngjyrat e saj, apo mё saktё, bёjmё pёrpjekje pёr ta njohur kёshtu. Po pёrfundimi gjithnjё mbetet relativ sepse objektiviteti e subjektiviteti njerёzor gjithashtu janё relativё. Po kёtё mision zbulimi mё mirё se sa poezia nuk e plotёson askush. Poezia “gёrmon” nё tё shkuarёn, nё detaje, madje prirja e saj e kahershme ёshtё drejt atyre detajeve tё padukshme. Duke u perceptuar kёshtu, ajo nuk bёn gjё tjetёr veҫse vizionon tё ardhmen dhe na e bёn edhe tё tashmen mё tё kuptueshme. Mjafton pёr tё edhe njё shkёndijёz e vockёl pёr tё arritur nё pёrmasa universale, gjithnjё drejt shtjellimit tё emocioneve. Le ta shikojmё pak mё gjerё kёtё veҫori nё poezinё e Fatbardha Behri Kaҫit:

 

Muret e kohёs lёvizin

Nё shkёmbenj pёrsёritjesh,

Shkёrmoqen orёt e ditёs  (Hutimi i foljeve­ )

 

Metaforat ndjekin njёra-tjetrёn, dhe mendimi. Elementi mё i rёndёsishёm i Universit dhe i yni si qenie njerёzore si pjesё e tij, ёshtё pikёrisht Koha. A kemi ne njё qёndrim personal mbi tё? A ёshtё gjithnjё qёndrimi ynё nё raport me konceptin e Kohёs, shkencor? A ndikojnё ndjenjat tona nё perceptimin, nё mёnyrёn se si sillemi po ne vetё ndaj kёsaj kohe? Autorja thotё se ‘muret e kohёs lёvizin’, pra kemi dy koncepte:

 

E para, Kohёs i janё atribuar mure

E dyta, kёto mure lёvizin

 

Pёrsёri pikёpyetjet renditen: A ka Universi, Koha Universale, mure / limite? A ekziston njё Kohё e vetme apo secili nga ne ka Kohёn e tij, tё cilёn e mat sipas vetёperceptimit? Duket sikur kemi njё kundёrshti konceptuale mes asaj qё ёshtё nё tё vёrtetё, dhe lidhjes eksplicite me tё. Ndoshta do duket sikur kemi lёnё anash atё qё bie mё shumё nё sy: formёn e cila edhe ajo nga ana e saj nga njёra anё nёnkupton njё unitet tё strukturёs (vargut nё rastin tonё), me natyrёn e jashtme. Poezia lidhet natyrshёm me natyrёn, ku sigurisht Koha Kozmike zё vendin kryesor, duke u kthyer pёr lexuesin si njё natyrё e dytё. Nga ana tjetёr autorja quan mure, pra nё njё farё mёnyre janё tё ndёrtuar nga Njeriu, pra kufizimet, pengesat, janё tё ndёrtuara po prej tij. Muri sikur ndёrtohet, ashtu edhe shkatёrrohet e, nё tё dyja rastet ёshtё njeriu ai vepron. Muri dhe Koha janё njё simbolikё e fuqishme.

-Muri – ndan, mbron, // nёnkupto: vdekje, jetё/

-Koha – ikёn, vjen, // nёnkupto: pafundёsisht/

Njeriu qёndron mes tyre, jetёn e tij e ka ndёrtuar pikёrisht nё kёtё realitet sa real, aq edhe absurd. Fakti qё lёvizin qё tё dy pranon atё ҫka Universi na ka dhuruar, por nga ana tjetёr, Lёvizja ka tё bёjё mё tepёr me brendёsinё tonё, me ato mekanizma qё e vёnё nё lёvizje pikёrisht Kohёn dhe ndёrtojnё apo shkatёrrojnё muret qё mund tё jenё edhe vetёm tё njё individi, njё luftё duale brenda nesh, pёr gjithёsecilin prej nesh. Po meqё jemi nё poezi, ajo na mundёson qё tё kemi njё perceptim mё tё qartё se sa pjesa tjetёr e shoqёrisё.

Apo mos  duhet vetёm tё fokusohemi tek e pёrditshmja jonё?

 

Nё shkёmbenj pёrsёritjesh,

Shkёrmoqen orёt e ditёs

 

Muri universal tashmё nuk ndjehet mё i tillё, ai ёshtё  shkёmb pёrsёritjesh, qёndron aty para nesh, e shohim ҫdo ditё, nuk e kemi ndёrtuar NE– thjesht ai gjendet dhe ne mёsohemi ta pranojmё ashtu sikur ёshtё. Jeta pёrsёrit vetveten, qenia njerёzore po ashtu, ndjenjat mbizotёrojnё shpirtrat tanё. Metafora qё vjen natyrshёm  mes figurёs sё shkёmbit  dhe shkёrmoqjes sё tij na thellon mendimet pёr Jetёn dhe Ikjen, Transformimin. Mund tё mendojmё se nga shkёmbi ҫdo gjё shkёrmoqet- nёn perceptimin e parё, ҫdo gjё zhduket. Po nё fakt nuk ёshtё kёshtu, shkёrmoqja mund tё jetё copёzim po jo detyrimisht ёshtё humbje, pasi prej saj njё Jetё tjetёr mund tё lindё, ndoshta jo nё formёn e dukshme tё parё, po gjithёsesi mbetet Jetё. Jeta nё vetvete ёshtё kaq shumё shumёdimensionale saqё ёshtё e vёshtirё ta kuptosh, tё kapёsh sinjalet e saj e t’i pasqyrosh pёrmes fjalёs, vargut. Po ja qё Fatbardha na e sjell kaq natyrshёm e kaq thjesht njё filozofi kaq tё diskutueshme mbi ekzistencёn e mosekzistencёn e njё forme tё vetme jete, apo mё tej akoma, tё njё transformimi tё domosdoshёm pёr kёtё ekzistencё. Nё fakt, poezia nuk ёshtё vetё pasqyrё. Simboli nё kёtё rast, mё sё miri, do tё quhej imazh, qё do tё thotё qё ajo qё zakonisht quhet ide, mund tё jetё imazh poetik, pra simbol. I njёjti arsyetim vlen edhe pёr pёrdorimin e metaforave, qё pёr hir tё sё vёrtetёs janё teje origjinale si nё rastin e vargjeve tё lartpёrmendura. Po pёrmend titujt metaforikё e disa prej poezive tё kёtij vёllmi: Kёnga e pemёjetёs; Hingёllima; Trёndafilё gjaku; Hutimi i foljeve; Tango e verbёr; Harta e dhembjes; Pritja e ujёshme; Njё gotё dashuri; Pёshpёrima e gjakut; Trokitja e ndrojtjes; Zёra tё stinёpritjes; Buzёqeshje e Hёnёs; Ujku; Shtёpitё ёndёrrngrira- tё gjitha metafora e simbolikё e mirёdukshme.

Pёr ta pёrmbyllur kёtё aspekt tё kёtij vёllimi, ky qёndrim filozofik si pёr elemente tё vёshtira e qё u pёrkasin universit plot mistere e pa limite, ashtu edhe pёr pёrditshmёrinё e thjeshtё, na pёrcjell njё mesazh: “Jo tё gjithё njerёzit i shohin ёndrrat njёsoj”-  siҫ thotё edhe Paolo Coelho, tek “Alkimisti”. Nё fakt nёse i referohemi planit epistemologjik, poetika e saj mund tё interpretohet si njё formё e njohjes poetike, ku fjala nuk ёshtё vtёm njё mjet komunikimi, por njё instrument pёr tё kuptuar realitetin sipas perceptimit tё saj. Kjo e vendos poezinё e saj nё linjё me poezinё moderne evropiane ku gjuha poetike nuk pёrfaqёson drejtpёrdrejtё realitetin, por e krijon atё. Epo, ky ёshtё njё ndryshim i madh nё raport me poezinё ekzistuese nё shqip, tё cilёn e arrin edhe pёrmes pёrdorimit tё vargut tё lirё si njё formё e sukseshsme  e njё strukture organike qё ndjek ritmin e mendimit, sado i thellё qoftё ai. Kjo tek e fundit e bёn poezinё e saj njё artikulim ku forma e pёrmbajtja janё tё pandashme.

Ana tjetёr e shpёrfaqjes sё kёtij vёllimi poetik ёshtё diҫka krejt tjetёr (kjo nё pamje tё parё).

Libri titullohet “Njё gotё dashuri”. Pra jemi tё parapёrgatitur se ҫfarё do tё lexojmё. Ajo pёr tё cilёn ёshtё shkruar qё me lindjen e njerёzimit: dashuria. Kuptohet qё nё krye tё herёs mendojmё se ҫdo gjё qё lidhet me tё ёshtё ezauruar ndёr shekuj. Qё tё shkruash pёr dashurinё duhet ta kesh brenda vetes atё, tё luftosh me veten pёr ta njohur, pёr tё ditur nё cilёn formё ёshtё nё ty, pёr tё ditur se sa e fortё ёshtё, sa e qёndrueshme brenda teje. Dhe pastaj tё  hulumtosh edhe tek tё tjerёt atё qё hulumtove tek vetja. Ёshtё njё mёnyrё pёr tё arritur tek e vёrteta e kёsaj ndjenje.

Je larg- i tha dashurisё – dhe autorja pёrgjatё gjithё vёllimit kёrkon kёtё ndjenjё me shpresёn qё ajo tё mos jetё mё larg , dmth., e panjohur, ndoshta edhe zhgёnjyese. Interesante ёshtё qasja qё ajo afron nё kёtё kёrkim. Ajo e di se njerёzit dorёzohen para magjisё sё saj dhe muret e kohёs, shkёmbinjtё e ҫasteve shkёrmoqen me tjetёr ritёm, ora ecёn ndryshe.

Dashuria nё kёtё rast nuk ёshtё vetёm njё temё poetike dhe aq, por njё mёnyrё tё kuptuari tё jetёs. Ajo pёrbёn organizuesen e vetme tё tё gjithё pёrmbajtjes poetike. Dhe ajo qё bie nё sy ёshtё fakti se nuk bёhet fjalё vetёm pёr dashurinё sentimentale, vetanake, por ajo shtrihet nё disa nivele kuptimore: dashuria njerёzore, erotike, shpirtёrore, hyjnore. Ajo kthehet nё njё formё tё energjisё sё ekzistencёs qё mban njerёzimin nё kёmbё.

Erёmbrёmjes, pemёjetёs, kёngёgjelbёr, fjalёndezurat, e keqja rrёshqanore, degёbrishtat, dritёfikurat, ёndёrrjetё, diellylli, imazh fluid kohёsie, gёzimjetё, qiellnajё, shtёllngore, ёndrragёlltitёs, hiҫi syakrep, gojёvuvosur, duarshkallo, shpresёdritёs, ёndёrrngrirё, lavdithёnёse,  tё gjitha kёto, gjuhёsisht fjalё tё pёrngjitura, e kalojnё pak kёtё pёrcaktim. Sepse ndoshta ёshtё mёnyra e saj pёr tё na treguar me fjalё se sa e madhe dhe e thellё, sa e vёrtetё ёshtё dashuria qё ajo ka pёr njeriun, mbi tё gjitha njerёzit e zemrёs, e sidomos fёmijёt, vendin, qytetin, kombin. Duket sikur pёrmes kёsaj mёnyre ajo jo vetёm e pёrforcon mendimin e saj pёr dashurinё e na e ofron ne po me aq dashuri, por edhe sikur e mbron nga ҫdo e keqe, nga ҫdo zhgёnjim. Thellё-thellё ajo na tregon se beson se “Vetёm dashuria na jep ‘shije’ pёrjetёsie”- (proverb yiddish). Kjo ёshtё njё gjetje artistike mendoj e lёvdueshme dhe qё e pёrforcon unikalitetin e kёsaj poezie. Nё momentin qё kemi njё gjetje tё tillё estetike si pasqyrё besnike e njё filozofie tё caktuar, jemi nё ujrat e njё pёrkufizimi tjetёr- tek Stili. Nё fakt nё shumё recensa e kritika letrare sidomos nё kёto kohё, flitet gjerёsisht pёr vlera unike dhe stil tё spikatur, por qё tё kesh njё stil nuk mjafton vetёm njё gjetje estetike apo njё qёndrim i caktuar filozofik nё tematikёn e trajtuar. Stili ёshtё vlerёsim i lartё pёr njё tekst letrar dhe njё tё tillё shumё pak e kanё nё letёrsinё botёrore. Ne mund tё kemi elemente tё tij, si nё rastin konkret, por kjo kёrkon vijimёsi konstante nё tё ardhmen. Rasti i prezantimit tё poetes Fatbardha Behri Kaҫit ёshtё ai ku dukshёm cilёsia qёndron mbi sasinё. Poezia e saj pёrfaqёson njё nga pёrvojat ku modernja ndёrlidhet organikisht me tradicionalen, ku rёndёsi i jepet edhe ruajtjes sё gjuhёs, pёrmendim kёtu poezitё e shkruara mjeshtёrisht nё dialektin geg, gjё qё i jep njё vlerё tё shtuar poezisё sё saj. Njё pёrvojё sa estetike po aq edhe kombёtare. Tё gjithё kёta elementё qё pёrmendёm modestisht nё kёtё shёnim kritik, e bёjnё veprёn e saj autentike dhe njё zё serioz nё lёmin e letёrsisё shqipe dhe mё tej. E posaҫёrisht pёr poezinё.

“Nё njё gotё dashuri” enden dinamika, koha, energjia, hapёsira, procesi, pemёjeta, qёndresa, zhhgёnjimi, kёrkimi, drita, errёsira, – ҫdo gjё tё cilёn njerёzimi e mbart, e lind, e ruan, e zhvillon. Duket sikur autorja i pranon tё gjitha kёto, tё gjitha pёrpjekjet e saj me veten e me tё tjerёt e nё fund sikur na thotё: – gota e dashurisё jam unё!

 

 

FATBARDHA BEHRI KAÇI

 

Lindur me 13 janar 1952 në Tiranë. Arsimimi po në Tiranë.

Diplomuar për gazetari në vitin 1975. Ka punuar gazetare në RTSH nga viti 1974- 1980.

Nё kёtё vit kalon në Shkodёr nё mësuesi, ku dha lëndët Filozofi e Gjuhë- Letërsi.

Ka drejtuar rrethet letrare në shkollë 8- vjeçare e në gjimnaz.

 

BOTIMET

1979, Instituti i Historisë në Tiranë, boton një monografi mbi gazetën ” Drita” të Shahin Kolonjës, e cila ishte botuar gjatё viteve 1903- 1908, në Sofje të Bullgarisë.

2016, ” Tango me veten”, poezi

2021, “Kape ëndrrën Sarah”, poezi

2021, “Hapat e pranverës” në format albumi, (vjersha për fëmijë me vizatime nga fëmijët sipas temave)

2025, “Një gotë dashuri”, poezi

 

VLERЁSIMET

Është vlerësuar me disa çmime në manifestime letrare.

Me çmim të dytë në Konkursin Ndërkombëtar të Letërsisë e Kinemasë, Galaktika Poetike “ATUNIS ” më 2017, me poezinë “Tango”.

Me çmim të dytë në Gjakovë – Kosovё, me poezinë “Kënga e pemëjetës”, 2022.

Me çmim të tretë “Muza Poetike Budiane”, Mat 2019, me poezinë ” Kënga e Drinit”

Me çmim të parë “Muza Poetike Budiane”  Mat 2024, me poezinë “Hutimi i foljeve”.

Ka marrë çmim special në “Ora e Muzës Xlll” me poezinë “Asht nji qytet”, Lezhë në 2024,

Çmim special nga Shtëpia e Shkrimtarëve e Artistëve, Durrës 2025  me poezinë ” Pëshpërima e gjakut”.

 

 

 

NJЁ GOTЁ DASHURI

 

Nga FATBARDHA BEHRI KAҪI

 

 

 

 

 

 

SHPIRTI I LIRISЁ

 

 

Nё Sahara tё premtimeve boshe

Ҫapitet ngadalё

Shkretёtirё e braktisjes

Sё atdheut

Dёshpёrimi i rrёnjёve tё gjakut

Zgjat nё lutje krahёt…

Malet e historisё shikojnё larg…

Nё muzgje besimi,

Ofrojnё dritёn e kujtimeve

Lavdithёnёse…

Shpirti i lirisё, zog pёrpёlitёs

Nё dorё tё kohёs

Duart e shpresёs e ushqejnё, e mbrojnё

Nё dhembje, ai feniks…

 

 

 

 

UJKU

 

Hyri midis rreshtave tё librit

“Ujku” tё Herman Hesse

Ai ujk i hireve femёrore

E thirra me kёngё prush

E ftova pёr qumёsht Zanash

Por nё gjurmё bukurish tё tjera ai,

Eh, ato flakёrojnё vetё hyjnitё

Nё hidhёrim xhelozie

Mendja luftoi ta dёbojё

Por ujku, si ujk

Syshkrepёtitёs, kёmbёngulёs,

Shprishi thengjijtё e shpirtit

Duke shkelur livadhe

Tё gjelbёr tё shkronjave

Ai, cub i zemrave

Nё ёndrrat  e mia  trazuese

Mallkim i shumёkohёve frymon:

“Tё shitofshin Orёt e Bjeshkёve, Ujk!”

 

 

 

 

 

IMAZHI

 

 

Ashtu papritur,

Ashtu patrokitur,

Imazhi erdhi.

Cila ёndёrr e thirri?

Nga ҫ’brigje drite zbriti?

Trullosur si zog

Nuk fola dot

Veҫ sy i zemrёs

Hodhi vetёtimё

Malli zgjati krahёt

Imazhin pёrqafoi

Fort…fort…

 

 

 

 

KЁNGA E PEMЁJETЁS

 

 

Flokёt e erёmbrёmjes

Shkundёn dhimbjen

Tak-tak nё dritare tё muzgut

Krahёt e pemёjetёs

Nisi kёngёgjebёr gjethesh

-Je sy i ditёs

Beso tё vёrtetёn tёnde

Dёshirat lakuriq tё ёndrrёs

Tё qarat e tё qeshurat e gjumit

Fjalёndezurat e natёs

Dhuratat e buzёqeshura tё zemrёs

Dashuria ёshtё Zoti

Qё ecёn mbi retё e dhembjes

Nuk ka largёsi pёr dashurinё.

 

 

 

 

BUZЁ LIQENIT TЁ SHKODRЁS

 

 

Tё lodhur, nё ngopje

Ujrat e liqenit murmurisin

Shtatё ditё – netё rrahur

Nga shi i zemёruar dimёror

Nё sytё e tij

Zbardhёllim i maleve

Zbut grinё e mendimeve

Frymon heshtja plot tinguj

Nё trishtim motesh ikur

Zulme lavdie…

Krahu i njё pulёbardhe

I fshik fytyrёn liqenit

Rrathё-rrathё ujrat

Besimi pёr gёzimjetё

Zgjohet, zgjerohet…

Shpresa, bijё e ёndrrave tё pranverёs,

Flatron me shpendin e bardhё…

 

 

 

 

ASHT NJI QYTET

 

Asht nji qytet, ku shkunden flokt e kohёs

Kohёs sё pakrehun nё habi qindrese…

Sytё Ii lan nё nadje, n’ujna jete t’Drinit

Asht nji qytet, qi ernat e dhimjes e dashnisё

I formuen nё mote ftyrёn

E, nё ҫdo stinё, sheh buzqeshje t’shpresёs

Mbi krye kunorё trimnie ka nji kala

Se, n’vetёtima lufte historinё shkrue e ka

Me shpatё tё kryetrimit Gjergj

Nё dejt e qytetit, kangё shpirti rrjedh

Qi ushqejn’ zogjt e gzimit…

E, si mos me e dashtё

Kёt’ qytet me ashk?

 

 

 

 

 

THIRRJA

 

-Mos! – klithi zemra

-Mos i kthe shpinёn

dhuratёs sё jetёs!

 

U kthye nga rruga

Me buzёqeshjen e lules

 

 

 

 

NJЁ GOTЁ DASHURI

 

Drithёronte moti, kollitej qielli

Pёrtej xhamit tё lokalit

Nga njё gotё verё nё tavolinё

Mbushur gotat zёra yjesh

Got’ e verёs kuqёlim

Fytyr’ e vashёs prushёrim

Ndjesitё e ёmbla, grishje

Jashtё trokёllinin kuaj shiu

Brenda sytё vetёtima

Stёrkala shpirti buzё gotёverё

Brenda gotёs, stuhi…