Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, qeveri teknike me kryeministër shqiptar, cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, qeveri teknike me kryeministër shqiptar, cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

Një takim mes liderëve të gati të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut i thirrur nga kryeministri dhe lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovacevski, prodhoi më në fund një dakordësi mbi datën e zgjedhjeve të ardhëshme.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet në 24 prill ndërsa 2 javë më vonë, më 8 maj, qytetarët do të votojnë njëkohësisht për zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuarnga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.
VMRO DPPMNE-ja kishte kërkuar që të mos ketë qeveri teknike, e cila po praktikohet në tri ciklet e fundit zgjedhore bazuar në atë që njihet si “marrëveshja e Përzhinës”.
Kovaçevski tha se në takim me partitë politike kishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet mbi legjislacionin zgjedhor.
Por opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipaspartive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesat e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve