Prezantuesi i famshëm Adi Krasta pritet të jetë preznetuesi i Festivalit të 50-të, të këngës në Radio Televizioin Shqiptar. Siç thuhet, prezentuesi i shquar i cili e ka filluar karrieren si gazetar pikërisht në RTSH, do të prezentojë evenimentin më të madh të muzikës shqiptare i ndihmuar nga këngëtarja e njohur Eda Zari.Sic është marrë vesh drejtuesi i emisionit të përjavshëm “E Diell” i cili konkurronte të vetmin shoë tjetër të pasdites “E Diela shqiptare” në TV Klan, është larguar nga një tjetër emission tek Top Channel.Vetë Adi Krasta në deklarimet e tij nuk e ka bërë të qartë se pse e u detyrua të braktisi emisionin, lojë-kuiz “100 milionë”, ndërsa Top Channel ka reguar me nervozizëm, duke e kercenuar prezentuesin e famshëm me një padi në gjykatë. Lajmi që ai pritet t’i rikthehet prezantimit të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin publik shqiptar është mirëpritur nga mediat dhe opinioni pasi edicioni i 50-të, i këtij Festivali, kërkontë një prezentues të nivelit të Krastës i cili mbetët moderatori më i mirë shqiptar i të gjitha koëherave.Vitet e fundit prezetimet në këtë Festival kanë qënë të dobëta dhe nuk kanë justifikuar interesin e opinionit vendas.
Festivali i këngës në RTSH, i cili këtë vit feston jubileun e tij të 50-të, ka ngjallur vemendjen e shumë këngëtarëve të njohur shqiptarë.Pocilët do të jenë emrat e pjesëmarrësve gjatë këtij viti. Burime pranë radio Tiranë sthanë se ata do të jenë:Altin Goci, Bashkim Alibali, Bojken Lako, Claudio La Regina, Dr. Flori, Elhaida Dani, Elton Deda, Endri& Stefi Prifti, Entela Zhula, Evans Rama, Frederik Ndoci, Goldi Halili, Gerta Mahmutaj, Hersi Matmuja, Iris Hoxha, Kamela Islamaj, Kujtim Prodani, Mariza Ikonomi, Marjeta Billo, Marsida Saraçi, Orinda Huta, Rona Nishliu, Rudina Delia, Saimir Braho, Samanta Karavella, Sindi Berisha, Toni Mehmetaj, Xhensila Myrtezaj…
Tashmë në radhët e PD-së është shtuar edhe këngëtarja e mirënjohur Greta Koçi.
Pas një mbledhje të FRPD-së, ku asistoi edhe vetë kryeministri Berisha është marrë vesh se Koçi është emëruar edhe nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Këngëtarja Greta Koçi ka marrë pjesë prej vitesh në veprimtaritë e PD-së, dhe është parë e afërt me këtë parti në shumë evenimente jo vetëm kulturore të saj.
Tek PD, afrimi i këngëtarëve duket se është bërë modë, pasi pjesë e strukturave të saj është edhe e famshmja Çiljeta Xhilaga, ndërsa një tjetër këngëtar, Bojken Lako është këshilltar në Bashkinë e Tiranës.
4.Ronela Hajati & Skillz – Nelës
Ylli i ri i muzikës shqiptare, këngëtarja e talentuar Ronela Hajati e njohur për performancat e saja energjike në skenë, vjen kësaj here në festivalin “Kënga Magjike” 2011 në bashkëpunim me “Skillz’. Kjo dyshe sjell një këngë të këndshme ritmike. Kënga e tyre e quajtur ‘Nelës’ është një kombinim muzikës hip hop dhe asaj reggae. Hajati është nga këngëtaret me të preferuara nga të të rinjtë shqiptar.
Sapo është publikuar reklama e një banke në Kosovë, imazh i së cilës për këtë vit është Elvana Gjata. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë reaguar pozitivisht për rolin e Gjatës në këtë reklamë. Por vetëm njëra, duket se nuk e ka kapërdirë dhe aq lehtë suksesin e tjetrës. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri e cila një vit më parë ka qenë e përzgjedhura e bankës për të qenë imazh i saj.
6. Gjashtë konkurrentë të ri në “Kënga Magjike 2011”
Në këngët pjesëmarrëse të “Kënga Magjike” në këtë edicion vihet re një tendencë jo shumë e lakmuar për muzikën shqiptare. Një pjesë e madhe e këngëtarëve këndojnë këngët e tyre pjesërisht në gjuhën angleze. Gjashtë konkurrentë të ri në “Kënga Magjike 2011” do te jenë: Erik & Band – Ti dhe unë,Agim Poshka & Alex – Bardhë e zi, Graciela Pashaj – Të dy, Kieda Budini – Larg teje do jem, Redon Makashi & Arb – Më ler të fled , dhe ylli I muzikës shqiptare Ronela Hajati
Pas largimit të saj nga programi i të dielës në “ Top Channel”, kanë nisur edhe aludimet për pozicionin e ri të bukuroshes kosovare, Diellza Kolgeci.
Siç ka puhuar kënëgtarja, Diellza ka në dorë një projekt të ri dhe e enigma e vetme për të, ishte ekrani në të cilin do të shfaqej. Përgjigja e kësaj enigme është dhënë pikërisht gjatë kësaj jave, kur dhe Diellza është parë të hyjë në ambientet e një tjetër televizioni kombëtar në Shqipëri.Ndonëse shumëkush mund të mendonte se Diellza do të shfaqej në një ekran kosovar, fotoja që sjellim sot flet qartë, ndërkohë që edhe nënshkrimi i saj ishte mëse i kuptueshëm. Ai që e ka publikuar këtë foto në Facebook, ka qenë pikërisht gazetari që shohim edhe në foto, djaloshi simpatik Drini Zeqo, i cili ka sqaruar se Diellza do të jetë e angazhuar me një program të ri në tv “ Klan”.
Aktori i njohur për publikun shqiptar me personazhet e tij të famshme të “Portokallisë” si Avdiu apo Nini, ka vendosur të rikthehet sërish pranë publikut. Këtë herë ai vjen ndryshe. Rikthehet me një film të realizuar nga ai vetë. “Legjenda e fundit” është komedia e realizuar nga Elvis Pupa, premiera e së cilit u shfaq dje , në orën 19.30 në kinemanë ”Imperial”. Historia e një emigranti shqiptar i cili niset për në Amerikë, përballja me realitetin atje do të vijnë nën notat e komicitetit. Aktori Pupa, në një intervistë për gazetën “Shqip”, rrëfen eksperiencën e tij të parë si regjisor, vështirësitë e realizimit të filmit dhe dëshirën e madhe për t’u gjendur gjithmonë pranë publikut.
Këngëtarja Bubulina Krasniqi motra e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, është përzgjedhur si kandidatja më e mirë për ta fituar postin e zyrtares së lartë për organizatat ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj ministrie, ku tregohet se Bubulina Krasniqi ka fituar 90.6 pikë në konkursin e hapur muaj më parë.
Dafina Zeqiri këngëtarja e cila u bë e njohur falë bashkëpunimeve me këngëtarë të njohur si Blero, 2po2, Capital T apo të tjerë, dhe tashmë brenda pak kohësh ua ka kaluar për famë edhe atyre.
Madje, ka arritur një sukses që pak këngëtare shqiptarë kanë arritur ta kenë deri më sot duke kërkuar hanorare për paraqitjet në emisionet televizive. Kështu ka ndodhur me një stacion ne Kosovë, drejtuesve televiziv të të cilit menaxheri i këngëtares u ka kërkuar para për transmetimin e klipeve. Ndërkohë që transmetimi i klipeve muzikore në televizione të ndryshme është konsideruar deri më sot një reklamë falas për këngëtarët. Për këtë arsye kërkesa për para e Duffy-t konsiderohet paradoks. Mirëpo në këtë mënyrë këngëtarja ka arritur në shoë biz të krijojë një profil që shumë pak të tjera e kanë
Prej pak javësh, këngëtarja e re Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, është vendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend të cilin e sheh si të përkryerin për të ndërtuar karrierën e saj.
Ky ka qenë lajmi i fundit prej saj, pas suksesit në Festivalin “Top Fest” të këtij viti. Por prej pak ditësh duket se ajo u ka bërë një përshëndetje fansave me disa foto krejt të veçanta. E fotot amerikanë të Anxhelinës janë shumë larg asaj vajzës adoleshente që kemi njohur deri më sot. Mjaft seksi, në dy fotot që ju sjellim, ajo duket se përcjell një atmosferë të tipit ‘Moulin Rouge’.
Vetëm një javë ka mjaftuar që kënga më e re e Rozana Radit, “Jaba daba du”, prezantuar te “E Dielashqiptare” së bashku me reperin MC Kresha, por sakaq në Youtube i ka kaluar 20 mijë klikime. Kënga interesante nuk është e vetmja që ka ngjallur kërshëri, pasi fansat mezi kanë pritur të shihnin në një performancë së bashku dyshen Rozana Radi dhe MC Kresha (Kreshnik Fazlliu), për të cilët prej pak kohësh thuhet se janë të lidhur. Dueti i tyre për festivalin “Kënga Magjike” shoi kështu edhe spekulimet, pasi MC Kresha pranoi publikisht se ata janë të lidhur
Sikundër di të vijë gjithmonë edhe këtë herë, në klipin e ri që po realizon Adelina Ismajli premton të vijë në disa versione. Ndërsa ka publikuar disa prej fotove që pasqyrojnë momente të xhirimit të klipit të ri në Francë, Adelina shfaqet nga një pozë në tjetrën me look krejt ndryshe.
Herë me një fustan të kuq mjaft shik, më tej si një aristokrate e vërtetë, ndërsa mban një qenush duke vijuar me ndryshime të herëpashershme, derisa shfaqet krejt ndryshe në një moment e veshur si police me syze dhe kapele, e një palë pranga në duar. Kënga dhe klipi janë realizuar nga produksion francez, por detajet nuk dihen ende. Megjithatë ne mësojmë që në këngë nuk ka tradhëtuar melodinë shqipe
14.Vesa Luma pjese e Jurise ne “X Faktor”
Këngëtarja e njohur Vesa Luma është pjese e Jurise ne “X Faktor”. Roli i saj do te jete si anëtare e jurisë së qyteteve. Ajo u pa në fazën seleksionuese të jurisë në qytetin e Shkodrës. Vesa Luma është nga këngëtarët më të dashura për publikun shqiptar. Spektakli “X Faktor” realizohet nga televizioni kombëtar TV Klan, si një bashkëpunim me regjizoren e famshme Vera Grabocka.
Shkrime të ngjashme: