E hënë, 20 Maj, 2024
Ballina Lajmi i fundit Anarkistët sulmojnë rezidencën e ambasadorit të SHBA në Athinë.

Anarkistët sulmojnë rezidencën e ambasadorit të SHBA në Athinë.

15 Maj, 2019 09:22 |

Anarkistët e grupit “Ruvikona” sulmuan me bojëra dhe tymuese rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë, sot rreth orës 04:00. Sulmi përfshihet në një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit” Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje. Ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit, pasi dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here