Poetja shqiptare Irma Kurti boton librin e dymbëdhjetë në Itali

Poetja shqiptare  botoi  nën siglën e Shtëpisë Botuese Pedrazzi Editore

Poetja shqiptare Irma Kurti boton librin e dymbëdhjetë në Itali

 

“Poetja shqiptare Irma Kurti boton në Itali, nën siglën e Shtëpisë Botuese Pedrazzi Editore, librin me poezi titulluar: “In una stanza con i ricordi”(Në një dhomë me kujtimet). Ky është libri i dymbëdhjetë i saj në gjuhën italiane.”

 

 

Poetja shqiptare Irma Kurti boton në Itali, nën siglën e Shtëpisë Botuese Pedrazzi Editore, librin me poezi titulluar: “In una stanza con i ricordi”(Në një dhomë me kujtimet). Ky është libri i dymbëdhjetë i saj në gjuhën italiane.

Janë tetëdhjetë poezi që përqendrohen tek dashuria, nostalgjia për vendlindjen, ritmi frenetik i ditëve, kujtimet, tek forca dhe magjia e tyre. Emocionet përcillen përmes vargjeve të thjeshta, por të pasura me metafora. Në libër gjen vargje që i kushtohen prindërve, lidhjes së përjetshme me ta, të cilën as vdekja nuk mund ta shkëpusë.

“Ky libër i dedikohet prindërve të mi, Hasan Kurti dhe Sherife Mezini. Dashuria për ta do të mbetet gjithnjë e tillë: e fortë, e pandalshme, ashtu si kur fëmijë belbëzova fjalën e parë” shkruan poetja në dedikimin e librit.

Vargjet e poetes  janë një thirrje për dashuri njerëzore në një të përditshme ku të gjithë vrapojnë dhe nuk gjejnë një çast të lirë për t’u ndalur dhe për t’u vështruar në sy, në një botë që po e humbet gjithnjë e më tepër paqen.

 

Biografia

 

 

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”. Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio – Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar dhe e suksesshme e teksteve të këngëve të lehta në anketa muzikore, festivale kombëtare në RTSH e në koncerte pranvere. Ka shkruar rreth njëqind tekste këngësh.

Ka botuar tetëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 45 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, Zvicër, në Shqipëri dhe SHBA.

Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Bashkëpunon me gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe.

Irma Kurti jeton në Bergamo të Italisë.

 

                    

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here