Po i numëroj ditët një e nga një në kalendar sepse mezi po pres të festoj ndërrimin e viteve.Motra ime Erza ,e mbani mend apo jo Erzën ,vjen rrotull nëpër shtëpi dhe thotë me zë të lartë:
– Këtë vit do festoj patjetër ardhjen e Vitit të Ri.Tani jam më e rritur Nuk do mbyll sytë gjithë natën deri sa ta shoh me sytë e mi Vitin e Ri që vjen ngarkuar plot me dhurata.Drenin do e marrë gjumi , jam e sigurt për këtë,sepse ai është i vogël akoma.
Sa inat më vjen kur dëgjoj motrën time , Erzen, të thotë kështu ,më vjen të pëlcas nga inati:
-Për inatin tënd nuk do fle , nuk do fle,po të them .
-Që do flesh jam e sigurt, ose do të të vënë në gjumë, sepse je i vogël.
-Për inatin tënd Erza nuk do fle.Do ta shikosh dhe vetë.Po deshe vëmë dhe bast.për këtë,i thashë me sytë e mbushura me lot.
Të them të vërtetën e kisha një frikë,se gjumi do të vinte shpejt e do më ulej mbi qepalla.
Po tani si do bëj,duhet të mendoj ,ta vras pak mendjen për të gjetur një mënyrë mos më zërë gjumi.Po më tepër për inat të Erzës e cila as nuk donte të vinte bast .Ishte e sigurt se mua do më zinte gjumi herët edhe këtë vit.
Duke u menduar e duke u menduar më lindi ideja se është më mirë të pyes më të rriturit. Ata do më japin ndonjë këshillë si ta largoj gjumin dhe ta pres Vitin e Ri bashkë me familjarët e mi.Nga dritarja pashë komshiun e pallatit i cili edhe pse është i moshuar del shëtitje çdo mëngjes me bastunin e tij.Dola me vrap nga apartamenti në rrugë dhe u ndala para tij.E përshëndeta me përzemërsi .Më buzëqeshi dhe më tha :
– Po sa je rritur more Dreni .je bërë goxha djalë.Me siguri këtë vit do marrësh plot dhurata se je sjellë shumë mirë.,nuk qan ,dhe nuk përplas këmbët në dysheme.
-Po e vërtetë,unë rrita , por si t’ja bëj që të marr dhuratat vetë, sepse mua më zë gjumi herët .Këtë herë dua ta pres babagjyshin kur të më sjellë dhuratat. bashkë me motrën dhe prindrit e mi.Po si t’ja bëj mos më zërë gjumi, hë si t’ja bëj.
-Unë kam qenë çoban dhe sa herë doja të flija numëroja delet e bardha me zë të lartë.Tani që jam në pensin sjell ndërmend tufën me dele të bardha dhe numëroj
Ja kështu :-,1,2,3,4,5 dhe ju hap goja sa një çorap për gjumë .Ja e sheh sapo numërova më erdhi gjumi.
-Po unë nuk dua të fle, unë dua një mënyrë për mos më zënë gjumi.
–Atëherë ti Dreni për mos të fjetur mund të numërosh delet e zeza.Kështu më tha dhe vazhdonte të hapte gojën për gjumë.
U largova me mendimin se kjo metodë nuk është e mirë për mua.Do ngatërohesha në numërim se unë akoma nuk shkoj në shkollë, dhe deri në dhjetë di të numëroj.Për më e keqja ,vetëm kur mendoj delet rudë me leshin e tyre aq të butë e të ngrohtë më zë gjumi menjëherë.
Kur pa pritur po vinte drejt meje gjyshja e shoqes sime të ngushtë,Rinës.I tregova me një frymë për hallin që më ka zënë dhe e luta të më tregojë një mënyrë për mos më zënë gjumi natën e Vitit të Ri.
-E mira është të mendosh kafshët dhe shpendët grabitqarë, ato që ke frikë shumë,si :ujkun,çakallin,leopardin pse jo dhe balenat dhe krokodilët me dhëmbët e tyre të frikshëm.
U futa në shtëpi dhe u ula në sallon duke menduar si të largoj gjumin natën e Vitit të Ri.Do numëroj delet e zeza apo do sjell në mendje ujkun dhe krokodilët e frikshëm.Vetëm frika do më mbajë zgjuar, m’u kujtuan fjalët e gjyshes së Rinës.
Ja më në fund erdhi dhe dita e fundit e vitit.Mami gatoi gjëra shumë të shijshme dhe bashkë me babin shtruam trapezin.Ndihmuam edhe unë me motrën ,Erzën.Erdhën dhe plot njerëz të tjerë ,gjyshja me gjyshin nga fshati, halla dhe xhaxhai nga jashtë shtetit.Deri nga mbasditja çdo gjë shkoi për mrekulli.Unë dhe Erza hëngrëm biskotat që përgatitëm vetë, plot ëmbëlsira dhe pimë lëng portokalli.Provuam dhe byrekun e gjyshes Sa i mirë që ishte.Luaja me Erzën motrën time duke ndjekur njeri- tjetrin nëpër dhoma.Sa i gëzuar që isha sidomos kur babi na tha se në ballkon ka vendosur fishekzjarrë dhe kur të ndërrohet viti ,në orën dymbëdhjetë fiks do i ndezim.
Nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë sa i lumtur isha.
-E shikon Erza,ora është nëntë e darkës dhe unë jam zgjuar. Të thashë që nuk do fle ,do rri zgjuar se tani u rrita .Do ta pres Vitin e Ri bashkë me ju të gjithë.
Si për inatin tim Erza hapi gojën për gjumë dhe përpëliti sytë.
-Oooo sa po më vjen gjumë,sa dua të fle ,tha Erza.
Po çfarë bën more Dreni .Iku prej teje gjumi dhe më erdhi mua.Po pse more Dreni ma solle mua gjumin .tha, dhe ra mbi kolltuk duke fërkuar sytë dhe hapur gojën për gjumë.
Sapo pashë Erzën që po hapte gojën dhe fërkonte sytë m’u rënduan qepallat dhe u ula në divan.Gjumi po ikte nga Erza dhe po vinte tek unë.Doja të qaja fort por nuk mundesha sepse gjumi po më pushtonte të gjithin.Si nëpër mjegull dëgjoja dhe shikoja Erzën që me gisht numëronte yjet .Menjëherë fillova dhe unë të numëroja delet ,por nuk mbaja mend mirë cilat dele të numëroja delet e bardha apo të zezat.Delet si të bardha dhe të zezat vinin rreth e rrotull meje duke u ngatërruar nëpër këmbët e mija.
-Po pse u ngatërruat, mos ejani afër meje fillova të bërtisja dhe të qaja nga frika se gjumi po vinte e po më kapte menjëherë.
-.Ik gjumë , ik ,dua ta pres Vitin e ri si Erza. Pse ajo ta presë e të marri dhurata ,kurse unë jo.
Erdhi shpejt mami dhe babi dhe më zgjuan .
– Dreni, Dreni, je në ëndërr, bir.Mos ki frik ,fli biri i mamit se jemi ne këtu pranë teje.
Hapa sytë dhe pashë përreth. Isha në dhomën e gjumit në krevatin tim.Erza po flinte për shtatë palë qefe në krevatin e saj me një buzëqeshje në fytyrën e saj të ëmbël.
Jam në gjumë, më ka kapu gjumi ,mendova dhe u ngrita menjëherë.
-Ta tregoj unë qefin tani ty gjumë.Solla në mend kafshët e egra ,grabirqare, ujkun dinak, çakallin.Por gjumi nuk donte të ikte .
-Tani do shpëtoj prej teje o gjumë, thirra dhe solla nëpër mend balenat e bardhë, me dhëmbët e saj.,kapitenin Grenç.Pastaj krokodilët jeshilë, trupin e tyre ,gojën e tyre.Gjumi po më rëndonte akoma më shumë mbi qepalla.Ktheva kokën nga Erza ,e cila po flinte.Tani që Erza fjeti e para edhe unë po e marr një sy gjumë.Pse vetëm ajo të flejë.Pak do fle dhe do ngrihem të ndezim fishekzjarrët në ballkon.Fli Erza, motra ime e mirë se edhe unë vëllai yt Dreni po marr një sy gjumë
Por nuk fjeta pak, gjumi më më kishte marrë në krahët e tij deri në mëngjes.
Kur u zgjova pashë Erzën që po hapte dhuratat .Tani do fillonim të ziheshim se kush kishte fjetur i pari.Por më parë të ngrihem të shoh çfarë dhurata më ka sjellë babagjyshi.
Nga salloni vinin tingujt gazmorë të këngëve festive,kurse nga kuzhina aroma e ëmbëlsirave m’i çponte hundët .Kishte ardhur Viti i Ri .Sa shumë dhurata paska lënë poshtë pemës.Pra dhe unë dhe Erza nuk e pamë babagjyshin kur solli dhuratat.Ndoshta vitin që vjen do ta presim ,pa na zënë gjumi.