Prof. Ago Nezha: Shoqata Labëria ka nderuar artistët e mëdhenj jo labë si muzikologët Ramadan Sokoli, Tish Daia, Zhani Ciko, aktorët Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Mirush Kabashi
– Shoqata Labëria me dimensionet që ka rrokur, nuk i përket më Shqipërisë, por gjithë hapësirës shqiptare.
– Shoqata Labëria ka nderuar artistët e mëdhenj jo labë si muzikologët Ramadan Sokoli, Tish Daia, Zhani Ciko, aktorët Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Mirush Kabashi.
Nga Prof. Ago Nezha
Të nderuar delegat dhe të ftuar.
Të nderuar President Dr. Alfred Moisiu dhe profesor Bamir Topi.
I nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi.
I nderuar kryetar i Bashkisë Tepelenë z. Tërmet Peçi
Të nderuar deputetë, drejtues të pushtetit vendor, personalitete të shquar të Labërisë dhe mbarë kombit shqiptar, intelektual, korifenj të artit dhe të shkencës.
Kam nderin dhe kënaqësinë, që në emër të Kryesisë të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, t’ju përgëzoj dhe falënderoj për praninë tuaj në këtë event të rëndësishëm për shoqatën Labëria “Nderi i Kombit”. Jemi mbledhur sot nëTepelenë, në një nga etnitë labe që i ka dhënë trevës së Labërisë “parfumin” e patriotizmës, trimërisë, besnikërisë, bujarisëdhe krenarisë kombëtare.Protokolli që prezantuam dhe koloriti që prek syri në sallë, përligjin thënien e Kryetarit të Nderit,Akademikut Rexhep Qosja, se Shoqata Labëria me dimensionet që ka rrokur, nuk i përket më Shqipërisë, por ka kaluar kufijtë dhe ështëbërëmbarëkombëtare, në gjithë hapësirën shqiptare.Duke vendosur Çipine kujtesës në ashensorin e Kuvendeve, ngjitemi në katin e shtatë dhe nga kjo lartësibëjmë bilancin e rrugëtimit tonëhistorik të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, që për misionin që ka realizuar me vendim të Kuvendit tëGjashtë, sot mban emrin Atdhetare Kulturore dhe mbi krye ka vendosur më21 Dhjetor të vitit 2015kurorën e shndritshme“Nderi i Kombit” ngaPresidenti i Republikës. Kjo është një kënaqësi dhe krenari legjitime, e shoqëruar me përgjegjësi, që kemi ditur të evidentojmë dhe diferencojmë çfarë kemi arritur nga dita e krijimit të saj në 12 Dhjetor të vitit 1991 dhe çfarë synojmë të arrijmë në të ardhmen. Shoqata “Labëria” sot ngjan me një pemëmadhështore, që bleron me degët e saj që lulëzojnë jo vetëm në trevën e Labërisë, si nëVlorë, Tepelenë, Gjirokastër Sarandë dhe Orikum,por dhe në Myzeqe, në Fier e Patos dhe në Tiranë. Ne si kryesi falënderojmëdegën e Vlorës, me Kryetar Ahmet Demën, Sekretar Albert Habazin dhe nën Kryetar Namik Jahaj,që me veprimtarinë e saj multidimensionale ka krijuar një model dhe ka sjellë një përvojëtë vyer, qëka thithur dhe bërë faktor gjithë instancat e pushtetit në rreth, nga Prefekti, Kryetari i Qarkut dhe Kryetari i Bashkisë, që janë bërë pjesëaktive e shoqatës. Aktivitetet e saj, janë të shumta e të larmishme.Dega e Vlorës ngjan me një fabrikë, që prodhon çdo javë një aktivitet.Mjafton të përmendim kompleksin e memorialit tëMesaplikut me 12 apostujt e zonës me në krye, apostullin Ismail Qemali, memorialqë u ngrit me kontributin e komunitetit të zonës, me iniciativën e degës të Shoqatës Labëria Vlorë,vepër që nuk e bën dot as shteti. Një tjetër arritje ështëpjesëmarrja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë në një veprimtari të shoqatës, që përshëndeti me fjalët e zemrës shoqatën Labëria. Këto janë një pasuri e vyer jo vetëm për degën e Vlorës, por përgjithëLabërinë.
Parada e kuvendeve
Çdo kuvend ka shenjuar ndryshime progresive duke nisur startin nga Kuvendi i Parë, qëzhvilloi punimet në Tiranë, i Dyti në qytetin e Perëndeshës sëPavarësisë në Vlorë, ku në përshëndetjen etij Kryetari i Nderit, Akademiku Rexhep Qosja ka thënë se: “Vlora e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë”. Kuvendii Tretëu mbajt në Himarë, jo rastësisht, porpër të kujtuar historinë e lashtëse Himara ka qenëkryeqendra e Labërisë me 52 fshatra, qëllimishtkjo, për t’i thënë neominoritetit të adaptuar,se Himara është Labëri.Aty u përballëm me arrogancën e Kryetarit të Bashkisë zotin Bollano, qënuk na lejoi të zhvillonim punimet e Kuvendit nëinstitucionet e Bashkisë së Himarës nëqytet, pasi kishte mbushur muret e godinave me parulla greqisht: “ Poshtë Labëria”, “Himara s’është Labëri” “Himara ështëGreqi” etj. U detyruam ta mbanim Kuvendin në njëmjedis privat, të një labi patriot. Kuvendin eKatërt e mbajtëm në Kuç të Vlorës, për të evokuar një kuvend qëishte mbajtur në28 Nëntor- 4 Dhjetor të vitit 1924, me pjesëmarrjen e 300 delegatëve përfshirë këtu dhe nga Kosova e Çamëria, me tematikë: për shuarjen e gjakmarrjes, zhdukjen e analfabetizmit dhe emancipimin e gruas.Po të heqësh një paralele, këto fenomene i ndeshim dhe sot, por në një stad të ri. Plaga e gjakmarrjes ende nuk është shëruar dhe shumë fëmijë nëVeri të vendit vuajnë të ngujuar dhe të privuar nga liria.Problem i mprehtë dhe një arritje historike ka qenë zhdukja e analfabetizmit, që u trashëgua nga paraçlirimi, ku monizmi përdori masa të rrepta, drastike për zhdukjen e këtij fenomeni. Por aktualisht ka filluar të rigjallërohet pasi shteti, shkolla dhe shoqëria janë treguar indiferentë ndaj këtij fenomeni kanceroz, që viktimizon fëmijët e shtresave të varfra, se oligarkët, politikanët dhe shtetarët e lartëi shkollojnë fëmijët në universitetet më të mira tëEuropës e të botës. Analfabetizmi është ngritur në një stad të ri dhe ka krijuar një cilësi të re. Sot kemi analfabet me shkollë të lartë, me diploma të blera dhe të fallcifikuara.
Kuvendi iPestë u mbajt në kryeqendrën e kulturës dhe diturisëlabe,nëGjirokastër që pati prurje të shumta intelektualësh, i Gjashti në Vlorën e Flamurit dhe i Shtati këtu në zemër të Labërisë në Tepelenën e Luanit të kohës, Ali Pashë Tepelenës, që e faktorizoi Shqipërinë ndërkombëtarisht, ku e kishin për nder figura të shquara tëEuropëse të botës,të komunikonin me Të si dhe në Tepelenën e legjendës të luftës së1920, Selam Musait.
Më lejoni që në emër të KryesisëtëShoqatës Atdhetare Kulturore Labëria dhe Tuajën të nderuar delegatë dhe të ftuar, të falënderoj Kryetarin e Bashkisë të Tepelenës z. Tërmet Peçi dhe Kryetarin e degës sëShoqatës Labëria z. Myrdar Jera,për mirëkuptimin, gadishmërinëdhe angazhimin,që treguan dhe klimën e ngrohtë dhe kushtet komode që na krijuan për të realizuar një Kuvend dinjitoznë praninë e shumë miqve dhe të ftuarve.
Veprimtaritë patriotike kane qenë oksigjeni i frymëmarrjes të shoqatës atdhetare kulturore Labëria.
Në jetën politike shqiptare disi të trazuar, edhe Shoqata Labëria ka ecur mes baticave dhe zbaticave, qëi është dashur të përplaset jo vetëm me pushtetin, për qëndrimet deri në antikombëtare, siç ishte marrëveshja e detit me Greqinë, por edhe me fenomene tëkarakterit historik, patriotik, social dhe ekonomik. Ishte Shoqata “Labëria” që denoncoi e para marrëveshjen famëkeqe të qeverisë tonëpër detin me Greqinë, duke marrë firmat e rreth 70 shoqatave homologe përfshirë këtu dhe shoqatën “Kosova” dhe “Çamëria”, të mbledhura në një tubim mbresëlënës në praninë e shtatë deputetëve të majtë e të djathtë. Ngjarjet me precedenca antikombëtare kanë qenë prezente në shumë aspekte me karakter politik dhe social, ku Shoqata Labëria është përplasur me të gjitha format e mjetet demokratike, si tubime, deklarata, dhe peticione. Ato janë të shumta, por mëkryesoret të shinjestruara nga ana e shoqatës tonë kanë qenë dukuritë politike me karakter kombëtar që janë shfaqur gjatë viteve tëashtuquajtura demokraci, të pluralizmit në Shqipëri. Gjatë viteve postkomuniste, Shqipëria ka kaluar një krizë të rëndë identiteti duke u treguar inferiore ndaj fqinjëve tonë jugor dhe verior. Po të evokosh ngjarjet, që kanë ndodhur gjatë këtyre tre dekadave në Shqipëri në marrëdhënie me Greqinë, lexohet lehtë inferioriteti i shtetit shqiptar ndaj atij grek duke mos respektuar barazinë dhe reciprocitetin mes palëve. Këtë dukuri,qëe dëshmon më së miri hapja e shkollave greke në Himarë dhe nëKorçë, në një kohë që në Greqi, s’bëhet fjalë për një akt të tillë, por ata ju kanë mohuar dhe identitetin shqiptarëve duke ju ndërruar dhe emrat e fenë. Është i njohur akti brutal për dhunimin e varrezave në Kosinjë të Përmetit dhe Boboshticë të Korçës, pelegrinazhet e politikanëve dhe shtetarëve grek në Himarë me flamurin e Vorioepirit, se Himara është truall dhe komunitet grek. Një reagim aktiv kemi pasur për regjistrimin e popullsisë dhe vetëdeklarimit të kombësisë sipas etnisë dhe fesë nëpërmjet formularit që polli Pollua, si dhe krijimi artificial i minoriteteve, saqë po të bëjmë një bilanc të popullatës, dalin më shumë etni të huaja se shqiptarë. Incidentet me Greqinë kanë qenë lineare duke vazhduar me ngjarjen e Bularatit në Gjirokastër, ku turma histerike të ekstremistëve grek, provokuan luftënxitje dhe urrejtje etnike, nëpërmjet parullave antishqiptare se: “Vorioepiri është Greqi, sëpata dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë, etj, deri në episodet e shëmtuara, diskriminuese ndaj emigrantëve tanë në Greqi. Shoqata Labëria në qendër dhe në rrethe ka reaguar me ashpërsi ndaj këtyre fenomeneve të shëmtuara mesjetare.Për këto qëndrime, etj, qarqe të caktuara greke kanë shprehur urrejtje ndaj komunitetit lab. Kjo të kujton deklarimin e genocidistit Venizellos, i cili është shprehur: “Le të ketë një çik Shqipëri, po të mos ketë Labëri “. Po kaq e vëmendshme dhe kundërshtuese, ka qenë për denoncimin e marrëveshjes së Kosovës për kufijtë me Malin e Zi dhe për Asosacionet serbe në Kosovë dhe ka përkrahur marrëveshjen e Rambujes, që ishte një triumf për Pavarësinë e Kosovës.Shoqata “Labëria” ka ndjekur me shqetësim fenomenin, që po ndodh me emigrantët tanë jashtë vendit, që shumë prej fëmijëve të tyre kanë humbur gjuhën e nënës. Për këtë qëllim kemi organizuar një simpozium në Prishtinë për problemet e gjuhës shqipe dhe emrat, që në Shqipëri ndryshe nga në Kosovë duhet të kesh përkthyes t’i kuptosh. Në fjalën e tij përshëndetëse Akademiku i shquar Rexhep Qosja, ka thënë se: “ Kjo është një gjetje e mençur dhe se veprimtaritë, që realizon Shoqata Labëria nuk i bën dot as qeveria”. Ndërsa President Moisiu, në përshëndetjen e tij në Kuvendin e Pestë në Gjirokastër ka thënë se:“këtë shoqatë do ta kishte zili çdo parti dhe qeveri”. Në këtë konteks, akademik Qosjaështë shprehur se:“Shoqata Labëria nuk i përket mëLabërisë, por është shoqatë mbarëkombëtare”.
-Vijon-
Fakti që jetën dhe veprimtarinë e ShoqatësLabëria e ndjekin jo vetëm lebërit, por shumëpersonalitete dhe intelektualëtë jetës shqiptare si presidentë,artistë,shkencëtarë, që pjesërisht i kemi dhe sot në sallë, të cilët i përshëndesim dhe falënderojmë, flet shumë.Shoqata Labëria ka nderuar me tituj të lartë, si “ AnëtarNderi i Shoqatës Labëria “, Presidentët profesor Rexhep Mejdani dhe Dr. Alfred Moisiu, si dhe shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, i cili në ceremoninë e nderimit u shpreh: “ Me Labërinë më lidhin shumë gjëra të mëdha: Labëria i harmonizon mrekullisht tri shtylla të mrekullueshme që janë: Trimëria, Patriotizma, dhe Kultura Dhe po të shohim se gjatë historisë së popullit tonë: “Kur është sëmurë liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndjen këtë grip apo këtë sëmundje është Labëria, është trupi i Labërisë dhe, jo vetëm që e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar”. Shoqata Labëria ka nderuar artistët e mëdhenjjo labë si muzikologët Ramadan Sokoli, Tish Daia, Zhani Ciko, aktorët Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Mirush Kabashi, që u nda këto ditë nga jeta dhe i shprehim familjes ngushëllimet tona, pa folur për artistët Lab si profesor Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Saimir Strati, Skulptori Muntaz Dhrami, etj. Këtëdukuri do ta dëshmojmë dhe sotnë këtë kuvend me nderimin që do i bëjmë Presidentit Bamir Topi, deputetëve Berat Luzha dhe Vullnet Sinaj, juristes Eni Çobani, historianit Kastriot Bezati dhe Kryetarit të Shoqatës dega Tepelenë Myrdar Jera.
PËRGJEGJËSINË DUHET TA GJEJMË TE VETJA, MOS TAKËRKOJMË TE TË TJERËT
Pse duhet të kemi frikëta themi qëFitoret e Bashkisë së Himarës nga Omonia, apo PBDNJ-ja,në dy raste, si me fitoren e Bollanos ashtu dhe të Belerit,kanë ardhur si rezultat i aleancave të PartisëDemokratike dhe LSI- me minoritetin grek. Nuk e gjenin dot gjuhën e majta dhe e djathta që ta alternonin pushtetin vendor mes tyre, po bëhen lodër në duart e disa shovinistëve grek. Përgjegjësia është konkrete. Himara është bërë qendër e pelegrinazhit të politikanëve grek duke parakaluar, e propaganduar se Himara është minoritet grek.Autoritete të qeverisë greke, deputet e politikanë, hyjnë e dalin në Himarë e në Shqipëri si të jenë në shtëpinë e tyre. Kush e jep këtë liri pa kufi, një shteti që kërkon të bëhet zot shtëpie dhe pronar i vendit tënd. Greqia anëtare e BE, që flet dhe trumbeton liritë e të drejtat e minoriteteve si është sjellë dhe si sillet me shqiptarët në Greqi, qëshfrytëzoi varfërinë e tyre dhe i detyroi të ndërrojnë dhe emrat, fenë dhe identitetin kombëtar. Ky shtet i ashtuquajtur demokratik, nuk ka hequr ligjin e luftës, dhe nuk i lejon çamët të shkojnë te varret e të parëve të tyre që i ndoqi nga Çamëria me një gjenocid çnjerëzor, barbar të inkuizicionit mesjetar. Shqiptarët nëGreqi janë masakruar për flamur, për tifo ndaj skuadrës shqiptare, për identitet kombëtar.
Nga podiumi i këtij Kuvendi ne përshëndesim qëndrimin institucional të SPAK-ut për çështjen Beleri dhe të qeverisë shqiptare, që për herë të parë tregoi partneritet ndaj Greqisë, me gjithë kërcënimet antidemokratike të kreut tështetit grek Micotaqis, se do vendos veton për mospranimin e Shqipërisë në BE..
Krenaria e SimboleveKombëtare
Shoqata Atdhetare.Kulturore Labëria ka vlerësuar si të shenjta ditët, ngjarjet historike dhe simbolet kombëtare. Në përvjetorët historik të Pavarësisë dhe ditës sëÇlirimit, Lidhjes së Prizrenit, kemi organizuar sesione shkencore në nivel akademik duke referuar historianët më të shquar të vendit, lab dhe jo lab të cilët dua t’i përgëzoj në këtë kuvend si i ndieri Moikom Zeqo, akademik Pëllumb Xhufi, profesorët Paskal Milo, Xhelal Gjeçovi, Bardhosh Gaçe, Rami Memushi, Mariglen Kasmi, etj.Një shqetësim permanent i Shoqatës “Labëria” ka qenë fakti që Kryeqyteti i vendit nuk ka një shesh dhe monument madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, plakun e mençur Ismail Qemali. Kemi bërë tre herë kërkesë në vitin 2016, 2019,2020, në nivelet më të larta, respektivisht Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Bashkisë, ku kemi vetëm një prononcim dhe premtim nga Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj se do ta realizojmë këtë kërkesë, por ende jemi në sfondin e premtimeve. Është për të ardhur keq për këtë pandjeshmëri të strukturave shtetërore kur Monumenti i Ismail Qemalit është vendosur në qendër të Prishtinës me kontributin e disa biznesmenëve vlonjate të iniciuar nga Dr. Bujar Leskaj.
Profesor Ethem Ruka më tha që nga tribuna e këtij Kuvendi t’u bëj thirrje gjithë lebërve duke filluar nga fermerët të bëjnë dhuratë një qengj apo kec, deri te qytetarët patriot,biznesmenët dhe emigrantët jashtë vendit, që të grumbullojmë një shumë lekësh në një llogarirrjedhëse kushtuar Monumentit madhështor të Ismail Qemalit. Vendi që duhet të vendoset ky monument ështëi përshtatshëm atje ku ka qenë monumenti i Enver Hoxhës. Ky rekomandim përputhet plotësisht dhe me idenë e skulptorit “Nderi i Kombit”,Muntaz Dhrami.Kjo nismë do sfidonte dhe qeverinë, që me gjithë kërkesën tonë të përsëritur, ende është në gjumin e gjatë letargjik.
Tirana ka shumë sheshe edhe rrugë edhe për tradhtarë, por jo për Babain e Kombit. Kemi rruga “Zogu i Parë” dhe monumentin e Mbretit Zog, që u vendos me rastin e 100 vjetorit tëPavarësisë, si ta kishte shpallur Zogu pavarësinë dhe për turpin e qeverisë u gjet një monument me bazorelief të thyer i Ismail Qemalit nga magazinat e Muzeut Historik dhe u vendos pranë një bunkeri. Një komb që nderon tradhëtarët s’ka të ardhme.Te sheshi i Zogut, Bashkia do bëjë mirë tëvendos njëpllakatë“Sheshi i Tradhtarëve” që të ketë vend për neotradhëtarët e sotëm.
Patriotizmi është i prekshëm si krenari kombëtare
Labëria mbart shumë vlera historike, patriotike, atdhetare, dhe kulturore, por polifonia është një gur xhevahiri në gjerdanin e artë të trashëgimisë së saj. Këtë pasuri të lashtë sa vetë krahina e Labërisë, që na e përcollën të parët tanë Kaonët, është detyrë e jona ta mbrojmë nga çdo virus, me të cilin tentojnë dhe kërkojnë ta infektojnë dhe tjetërsojnë pseudoakademik dhe shpura e tyre, për interesa të fshehta komerciale dhe antishqiptare. Akademiku Rexhep Qosja, njëherazi dhe Kryetar Nderi i Shoqatës “Labëria ka thënë:” Me këngën labe të djeshme dhe të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes kombëtare shqiptare”. Noli i madh, krahas sentencës “Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria”, ka lënë amanet që “Kur të vdes të më përcillni me këngë labe”.
Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, me nervin e saj patriotik, reagoi ndaj këtij fenomeni antikombëtar dhe organizoi njësimpozium shkencor me korifenjtë e muzikës dhe folklorit, si Aleksandër Peçi, Zhani Ciko, Ermir Dizdari, Bardhosh Gaçe, Bajram Labi, Zeno Jahaj, Fitim Caushi…etj, të cilët dua t’i falënderoj publikisht për gadishmërinë dhe gjenerozitetin që treguan për denoncimin publik të këtij akt antikombëtar. Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave jo vetëm që nuk denjoi t’i përgjigjet ftesës për të marrë pjesë në këtë simpozium, por nuk pati asnjë prononcim për rezolutën që doli ngaky tubim.Falënderoj deputetin Vullnet Sinaj që u bë palë me drejtuesit e shoqatës dhe realizoi një takim me Ministren e Kulturës znj, Elva Margariti me përfaqësues të Shoqatës Labëria dhe ekspert të fushës së polifonisë. Rezultati është i heshtur. Ne respektojmë sentencën e Dumasë, ” Gjithë urtësia njerëzore përmbëlidhet në këto dy fjalë: “Prisni dhe shpresoni “. Por pohojmë se Shoqata “Labëria”, nuk do ta lerë në rrugë këtë aksion atdhetar.
Në emër të Kryesisë të Shoqatës Labëria falënderoj të gjithë prononcuesit me rezolutën e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria dalë nga Simpoziumi për Iso-Polifoninë, që nga korifenjtë e letrave shqipe shkrimtarin e shquar Ismail Kadarenë me bashkëshorten e tij Elena Kadare dhe akademikun Rexhep Qosja, si dhe disa deputetë lab të Kuvendit, Ministren Elisa Spiropali, ekspertë të polifonisë dhe muzikës, intelektualë të shquar tëfushave të ndryshme ,jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që patën sensibilitetin dhe reaguan për këtë përçudnim që i ka bërë Ministria e Kulturës këngës labe nëpërmjet muzikologut Vaso Tole, duke e motivuar se: “ e ka origjinën nga Sirenat greke dhe rrjedh nga muzika kishtare bizantine”. Këtë dhuratë që ja ka bërë peshqesh Greqisë, për ta pasur si armë, që kur të dojë ta pronësojë, ngjan me dhuratën që ju bë Serbisë duke i falur Lahutën e Malësisë. Shoqata Labëria s’ka asgjë personale me Vasot e Akademisë së Shkencave, që i mbajnë iso karriges së tij, as me lakejt dhe sejmenët e tij, që shesin vlerat unikale shpirtërore të kombit për pesë lekë, por ka me fenomenin “Isopolifoni”,që tjetërson origjinën dhe prejardhjen e këngës labe. Ithëtarët e tij që lëvrijnë si vemje në trupin e pushtetit, sejmenët e Vasos, janë vendosur në drejtim të kulturës dhe nuk e ndalin tradhtinë. Kemi një rast të freskët, që afirmon se antishqiptarët,janë pjellë e pushtetit.Ata i emëron, sponsorizon dhe i paguan Kryetari i Bashkisë, apo institucion tjetër vendor, që t’i shërbejnë Greqisë. Bashkia e Selenicës organizon një festival të këngës labe që e emërton isopolifoni. U desh ndërhyrja energjike e drejtuesve të shoqatës Labëria dega Vlorë, që të hiqet kapistalli “Isopolifoni” që sponsorizohet nga paret e taksa paguesve. Të emëruarit apo të zgjedhurit në pushtet në Vlorën e Flamurit,ju kujtoj njëmesazh tëShtjefën Gjeçovit, që ja dërgon Kryepeshkopit të Shkodrës, i cili kishte ardhur dhe luftoi me vlonjatet në 1920 dhe i shkruan: “ Imzot, kur të vij në Shkodër do t’u mësoj të flisni labçe, se vlonjati për Shqipërinë, djeg shtëpinë, falë pasurinë dhe jep fëmijën”.
Zjarrvënësit antikombëtar me pishtarin e Iso-Polifonisë në dorë pasi dështuan nëBashkinë e Selenicës,vrapuan dhe e ndezën triumfalisht nëBashkinë e Libohovës me një pllakat madhështore ku shkruhet: “Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë”. Ky festival sponsorizohet me fondet e Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës. Ne i kemi bërë disa herë kërkesa Ministrisë së Kulturës për të sponsorizuar një festival të këngës labe me fëmijët, që të përcillet stafeta dhe ajo me ironinë e saj, për faktin se ne nuk e emërtojmë“Iso-Polifoni”, na akordoi vjet 200.mijë lekë për kafe, që nuk i tërhoqëm për të na bërë pis.
Rastet nuk i ngjajnë njëri tjetrit. Taksapaguesit shqiptarë mbajnë me kontributin e tyre antikombëtarin klasik Çelo Hoxhën, që hedh baltë mbi ditën e Pavarësisë, Çlirimit dhe Luftën Nacional Çlirimtare e quan vëlla-vrasëse.
Dua ta theksoj dhe nënvizoj për kuvendin dhe opinionin e gjerëshoqëror, se ky denoncim që bëri Shoqata Labëria, nuk është as detyrë funksionale dhe as përgjegjësi institucionale e saj, por një ndjesi patriotike, në vazhdën e misionit të saj atdhetar. Detyrë dhe përgjegjësi institucionale, është e Ministrisë së Kulturës dhe deputetëve lab, që kanë shkuar në parlament me votat këtij komuniteti dhe të dy palët paguhen nga taksapaguesit shqiptar. Ky fakt, duhet theksuar dhe kuptuar esencialisht nga të dy palët, se nuk i bëjnë nder Shoqatës Labëria, se nuk është pronë e saj. Në rast se reagojnë, bëjnëvetëm detyrën para taksapaguesve.Fatëkeqësisht inteligjenca shqiptare, institucionale, është përgjumur para çështjes kombëtare, me indiferentizmin dhe oportunizmine sëmur.
Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, është ngjitur në këto lartësi ku ndodhet sot me kurorën mbi krye “Nderi i Kombit”, falë drejtuesve idealist, që nga krijimi i saj dhe biznesmenëve lab që nuk kanë kursyer kontributin e tyre për organizimin e veprimtarive atdhetare-kulturore. Më lejoni që në emrin tuaj dhe komunitetit lab, nga tribuna e këtij kuvendi të përmend për homazh drejtuesit e shoqatës në vite duke filluar nga i madhi Enver Guga, Halil Qedro,MaliqLila,Kastriot Zoto,Dasho Matodasho dhe në vazhdimësi nga kuvendi i Gjashtë te kuvendi i Shtatë, Moikom Zeqo, Petrit Ruka, Xhemil Çeli, Gafur Duda, Sabit Broka, Lavdie Nanaj, Hasan Halili, Lefter Çipa, Luan Muhameti, Fadil Canaj, Aris Mëma, dhe Mirush Kabashi.
Shoqata Labëria ka mundur të ketë vazhdimësi në saj të kontributit të pakursyer të disa biznesmenëve lab, që kanë pasuar ata që nuk jetojnë më si Bujar Leskaj, Ardian Resuli, Vullnet Sinaj, Agim Çiraku, që i janë përgjigjur kërkesave në çdo moment për organizimin e eventeve të Shoqatës.
Gazeta Labëria, qëështë syri, veshi dhe zëri i Labërisë,si zëdhënëse e fuqishme e shoqatës, ka pësuar rritje cilësore si në formë duke u botuar me ngjyra ashtu dhe në përmbajtje,nëpërmjet rubrikave të saj.Një punë të lavdërueshme profesionale dhe konsistente ka bërë interesante për Kryeredaktori i papërtuar dhe i talentuar, Albert Zholi, duke e bërë me rubrika sa më lexuesin. Me këtë rast falënderoj botuesin FatmirToçi, që e sponsorizoi deri në Kuvendin e Pestë të shoqatës, dhe mandej Agim Çirakun dhe Gafur Dudën, që ka vijuar deri më sot, duke e kthyer nga bardhë e zi me ngjyra. Gazeta “Labëria” është bërë tribunë e mendimit të trevës së Labërisë dhe më gjerë. Janë bërë shumë përpjekje si nga unë dhe nga kryeredaktori për ta prezantuar në rubrikën e shtypit në mëngjes, por kjo u arrit falë ndërhyrjes të profesor Ethem Ruka, te pronari i NEËS 24 dhe sot pasqyrohet rregullisht në kronikat e shtypit. Shkrimtari i shquar Ismail Kadarea, duke vlerësuar këtë gazetë ka shkruar se: “ Gazeta “Labëria”, ka qenë për mua, një nga surprizat e këndshme, larg këtij agresiviteti që karakterizon shtypin shqiptar”.Thënia e gjeniut të letrave shqipe,s’ka nevojë për koment.
Labëria ndihet krenare që ka shumë miq dhe dashamirës nga gjithëShqipëria nga Kosova dhe Çamëria. Vlerësimet e korifenjve të letrave shqipe, që asnjëri prej tyre nuk është lab, përfshirë këtu dhe artistin e madh Agim Krajka, që në një tubim në Amerikë ka pohuar se: “ Po të mos ishte Labëria, nuk do ishte as Shqipëria”, na bëjnë tëndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në misionin tonë atdhetar.
Duke përfunduar ju uroj gëzuar festat:
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2024
Rroftë Labëria
RroftëKombi Shqiptar
Mirutakofshim në evente të tjera Jubilare
FALEMINDERIT
Rezoluta e Kuvendit të VII –të shoqatës Atdhetare-Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”
Kuvendi i VII-të i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” , që zhvilloi punimet në Tepelenë, më 16-17 dhjetor 2023, pasi dëgjoi raportin mbi veprimtarinë e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore, mbajtur nga Kryetari i kësaj shoqate Prof. Dr. Ago Nezha, ku diskutuan gjërësisht përfaqësues nga të gjitha degët e rretheve për çështjet që trajtoi raporti; miratuan raportin dhe zgjodhën organet drejtuese. Si sintezë e punës së kryer mes dy kuvendeve rezultoi ky rezolucion, që u miratua në kuvend.
1. Gjatë periudhës katër vjeçare degët janë bërë më vetëvepruese me një aktivitet multidimensional.
2. Tematika që kanë rrokur degët në veprimtarinë e tyre ka qenë tepër e larmishme duke përfshirë probleme të karakterit patriotik, kulturor, social dhe ekonomik.
3. Një nga veprimtaritë kryesore ka qenë simpoziumi i organizuar në Prishtinë për çështjen e ruajtjes së gjuhës dhe emrave nga emigrantët në vende të ndryshme të botës.
4. Ky është një shqetësim permanent dhe Akademiku Rexhep Qosja, duke vlerësuar lartë këtë veprimtari sugjeroi që Shoqata “Labëria”, të organizojë një sesion të tillë në një nga universitetet e Labërisë me ekspert të fushës. Është detyrë e forumit të ri që do dalë nga ky kuvend, që të organizojë një simpozium në Universitetin “Ismail Qemali “ në Vlorë, që i ka kapacitetet intelektuale, përfshirë dhe studiues e historianë të tjerë lab.
5. Për këtë qëllim është organizuar një takim dhe në Komunën e Preshevës me 100 gra dhe vajza me emrin Vlora, ku Kryetari i Shoqatës Prof. Dr. Ago Nezha ka shpalosur vlerat dhe veprimtarinë e Shoqatës Labëria.
6. Shoqata Labëria ka sensibilizuar opinionin shoqëror për çështjen e Rrugës së Lumit të Vlorës.
7. Ka bërë kërkesa të përsëritura tre herë në nivelet më të larta, si Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranës për mungesën e një sheshi dhe monumenti madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, plakun e mençur Ismail Qemali, që mbetet një problem për ndjekje.
8. Shoqata Labëria vëren se ka një mangësi në përbërjen e strukturave të shoqatës, ku kryesisht militojnë të moshuar dhe shumë pak gra dhe të rinj, që kjo situatë duhet përmirësuar me shembullin personal të zgjedhurve.
9. Degët në rrethe veprimtaritë, që organizojnë duhet t’i pasqyrojnë te gazeta “Labëria”, që është syri, veshi dhe zëri i shoqatës.
Degët duhet të kenë korespodentët e vet që ushqejnë me materiale koherente gazetën “Labëria”.
10. Shoqata “Labëria” duhet të japi alarmin në strukturat shtetërore se shumë fshatra të Labërisë po rrjedhin e boshatisen në mungesë të infrastrukturës rrugore, arsimore, shëndetësore dhe kulturore.
11. Shoqata “Labëria”, duhet të ndjekë shbërjen e regjistrimit të këngës labe në UNESCO me termin “Isopolifoni, se gjoja kënga labe vjen nga Sirenat greke dhe e ka origjinën nga muzika kishtare bizantine. Këtë akt antikombëtar duhet ta korrigjojë Ministria e Kulturës, e cila është autorja dhe përgjegjësja direkte për këtë emërtim.
12. Shoqata “Labëria” ka resurse dhe potenciale të larta intelektuale, që kanë akses në shkallë kombëtare e më gjerë, që duhet të dijë t’i afrojë e shfrytëzojë në të mirën e përbashkët kombëtare.
13. Kuvendi ngarkon kryesinë dhe kërkon te Kontrolli i Shtetit dhe Ministria e Pushtetit Vendor auditimin e fondeve të akorduara nga UNESKO dhe Qeveria Shqiptare për Polifoninë Shqiptare në qender dhe në rrethe.
Propozim per krijimin e Forumit “Nderi Shoqatës Labëria”.
Të nderuar delegate dhe delegat! Të nderuar miq e të ftuar në këtë Kuvend të Shoqatës Atdhetare, Kulturore, Labëria “Nderi Kombit”!
Shoqata Labëria “Nderi Kombit” me kontributin dhe punën e palodhur të çdo aktivisti dhe drejtuesit të sajë Prof. Dr. Ago Nezha, por dhe gjithsecilit prej Jush, që jeni në këtë sallë është bërë e dashur, e respektuar dhe e vlerësuar nga të gjitha trevat, si brenda vendit dhe përtej kufive të Kombit Shqiptar.
Shoqatën e vlerësojnë, e respektojnë dhe nderojnë shumë bijë e bija nga krahina e Labërisë, të cilët shoqata i ka nderuar dhe vlerësuar, si Anëtarë Nderi i Shoqatës Labëria dhe Mirënjohje e Labërisë. Por midis nesh janë edhe shumë personalitete të artit, kulturës, shkencës, politikës, që nuk janë nga Labëria, por që dallohen për patriotizëm e atdhedashuri, që shoqata i ka vlerësuar dhe nderuar me medaljen Mik i Labërisë. Disa prej tyre i kemi sot në këtë sallë, të cilët ju i njihni dhe nuk ka nevojë, që t’jua përmend emrat. Por t’i nderojmë dhe t’ju urojmë nga zemra mirëseardhjen atyre që janë sot këtu me Ne, si dhe Ato dhe Ata që nuk janë në këtë sallë, me një duartrokitje.
Shoqata Labëria “Nderi Kombit” e ka vlerësuar dhe e vlerëson shumë veprimtarinë e tyre dhe të gjithë aktivistëve të shquar e të nderuar të saj. Kontributi i tyre për shoqatën dhe kombit tonë si në ditë të mira dhe të vështira është dhe do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen shumdobiprurës dhe mjaft i çmuar për kombin tonë.
Në këtë kuadër kam nderin t’i propozoj kuvendit, për të miratuar edhe një shtesë në Statutin e shoqatës Labëria,
Krijimin e Forumit “Nderi i Shoqatës Labëria”.
Në të cilin të marrin pjesë personalitetet e nderuar nga shoqata Labëria, por edhe Ata e Ato që nuk janë nga Labëria, por që janë nderuar nga shoqata si Miq të Labërisë. Gjithashtu më lejoni, që të bëj edhe një propozim, për drejtuesin e parë të këtij forumi, për të nderuarin Prof. Dr. Ago Nezha. Duartrokitjet Tuaja miratojnë propozimin tonë…
Suksese e punime të mbara Kuvendit të Labërisë, në Tepelenën tonë të dashur! Faleminderit!