Presidenti Begaj uron qytetaret e Kosoves: Levizja e lire, arritje e merituar, por e vonuar!

Presidenti Bajram Begaj e ka nisur ditën e sotme me një urim për qytetarët kosovarë, të cilët nga sot do të udhëtojnë pa viza në Shengen.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj theksoi se kjo është një arritje e merituar dhe e vonuar.
MESAZHI I BEGAJT
Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë!
Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.
Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare