”Stani i Lushit”, bujtina më e re në Kryezi të Pukës ! Reportazh nga Kol Dedaj

Kryeziu i Pukës është i përfshirë në projketin e Qeverisë shqiptare të 100 fshatrave turistike në vendë. Nismat dhe iniciacivat private në fushen e turizmit kanë qenë të vazhdueshem,por këto ditë industrisë së turzmit në këtë fshat ju shtua edhe bujtina e re ”Stani i Lushit” vepër e Angjelin Fran LUSHIT, djalit të Fran Lush Prendit të Kryeziut. Lushi, pati pesë djem Matia, Ndoja, Prendi, Fran, Gjon. Në ceremonin e promovimit të kësaj bujtine moren pjesë Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz Z. Hil Curri, Nën Prefekti i Pukës në Qarkun Shkodër Z. Ervin Doda, nën kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz Z. Mikel Qafa, nën kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz njëkosishtë dhe Kryetar i njësisë administartive Qafë/Mali Z. Hil Kola, biri i Kryeziut Tonin Alia (Mjeshtër i Madh), Profesor Dhimitër Doko pedagog i gjeografisë-turistike në Universitetin e Tiranës, Kryetari i shoqatës Ekoturizmit Pukjanë Z. Gjovalin Alia, inxhinieri i njohur Kryezias Pal Papushi, mësuesi i shkollës artistike ”Prek Jakova” Shkodër z. Prek Mrishaj, Nikoll Prendi, Gjovalin Dushaj, Ing. Kol Dedaj, Pal Brahimi, Ndue Brahimi, si dhe shokë miq, bashkëfshatare, etj. Nën moderimin e të mirënjohurit Gjovalin Dushaj fjalen e mori Z. Gjon Lushi i cili i përshëndeti dhe ju uroj mirëseadhjen të pranishmeve në emër të familjes LUSHI. Më tej përshnëdeti Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz Z. Hil Curri i cili në fjalen e tij e vuri theksin tek rendësia e hapjes së kësaj bujtine dhe të zhvillimit të turimit në këtë Bashki. Të pranishmit i përshëndeti dhe profesor Dhimitër Doka i cili vlerësoj kontributin e turimit tradicional Pukjan edhe Kombëtar. Ndërsa nënprefekti i Pukës në qarkun Shkodër Z. Ervin Doda e çmoj hapjen e kësaj bujtine si një vlerë e shtuar e Kryeziut dhe nënprefekturës së Pukës. Me elekuence, modesti dhe emocione ishte fjala e Z. Tonin Alia i cili i dorzoj Z. Angjelin F. Lushi certifikaten e dhenë nga ”Sofra Pukajne” me motivacion: Biznesmen i guximeshem e vizionar, që ka investuar në ngritjen e bujtinës ”Stani i Lushit”, e cila do ti shërbejë promovimit të traditës dhe turizmit në Kryezi e më gjërë (dallandyshe e re në fole të vjetër). Ndërkohë që pinjolli i kësaj dere fisnike Nikoll Prend Lushi ish kampion Kombëtar i mundjes, intelektual e biznesmen ndër vite e cilësoi si një vlerë të shtuar bashkëpunimin dhe harmonin për arritjen e suksesit. Ndërsa nënë Liza kreshnike (Liza Lushi) nëna e 12-fëmijëve ndonse në një moshë të thyer, por e fortë dhe me mendjen çelibar i uroj sukse Angjelinit dhe e motivoi atë duke i thëne se me vullnet, punë e sakrificë do të ja kalosh edhe Tonin Alisë. Për ekovlerat turistike të rrethit të Pukës në tërësi dhe të Kryeziut në veçanti foli z. Gjovalin Alia.
Sikurse referoi z. Gjovalin Dushaj promovimi i kësaj bujtine bëhet sot me datë 30. 06. 2024 në një ditë të shënuar për këtë familje, pikërishtë në përvejtorin e lindjes së të ndjerit Fran Lushi i datelindjes 30.06.1943, fëmijët e të cilit Angjelini, Luani, Zina duke e kujtuar Fran Lushin i quan një amanet në vendë pasi dëshira e tij ishte të bënte diçka në këtë vendë për të pritur miq e dashamir dhe ja sot të gjithë së bashku festojmë. Me tëj regjizori Dushaj rrecitoj edhe një poezi me titull: Ardhshi të bardhë tek ”Stani Lushit” të prëgatitur enkas prej tij, disa vargje të cilat po i japim në vijim:

Sot kjo ditë e bardhë ka dal
Me përshkru nuk gjenden fjalë
Në Kryezi si zemër prushi
Diten e emrit ka Fran Lushi

Jena mbledhë me ja festue
Djemt e tij na kanë bashkuë
Na kanë mbledhë në këtë rrafsh kuvendi
Sot hapë dyert ”Stani i Lush Prendit”…..

Më tej evnti dhe banketi i shtruar me këtë rast nga djalli i kësaj votre Angjelin Fran Lushi vazhdoj me përshëndetjet e shokëve, miqëve, bashkëfashatreve dhe me prëformancen brilante të këngëve të kënduara nga Prek Mrishaj deri në orët e vona.
Kjo, bujtinë gjëndet në ”Kodër Gegë” në anë të rrugës që lidhë Kryeziun me Iballën e shkollës së parë shqipe në viset e Pukë dhe ndër të parat në Shqipëri. Bujtina ka një pozicion që do ta quaja ”Panoramik radial”, ku në horizont duket lugina e bukur e Kryeziut dhe me tej mali i Munellës përballë, ç’ka ja rritë vlerat turistike saj.
Turizmi tradicional i ofruar nga bujtina ”Stani i Lushit”, në Kryezi të Pukës është mbartës i vlerave tardicional, ç’ka e bënë atë dhe promovues dhe ruajtës të vlerave tona Kombëtare. URIME !
—————————————–
Ing. Kol Dedaj-Studiues