Poetja shqiptare Irma Kurti në Ekspozitën “Poezia dhe Piktura” në Cremona

  1. Ekspozita do të qëndrojë hapur prej 10-30 nëntor.

 

Poezia e I.Kurtit titulluar “Ma lini mua këtë perëndim dielli” është përzgjedhur së bashku me vargjet e disa poetëve të tjerë italianë, nga qindra krijime konkuruese”

Poetja shqiptare Irma Kurti do të jetë pjesë e Ekspozitës “Poezia dhe piktura” në Cremona. Kjo është një iniciativë kulturore me të vërtetë e veçantë, që do të zhvillohet në kornizën sugjestive të Pallatit Duemiglia.  Poezia e Kurtit titulluar “Ma lini mua këtë perëndim dielli” është përzgjedhur së bashku me vargjet e disa poetëve të tjerë italianë, nga qindra krijime konkuruese. Krijimet që e kanë kaluar fazën e seleksionimit, një për çdo poet, do të zmadhohen në format A3 dhe do të vihen në kornizë nën kujdesin e organizatorëve të eventit. Vargjet do të interpretohen me gjuhën e pikturës nga artistë të ndryshëm.

Gjatë inagurimit, aktorët do të lexojnë tekstet poetike të cilat do të prezantohen nga profesor Vincenzo Montuori, ndërsa pikturat do të ilustrohen nga doktor Simone Fappanni, iniciator i veprimtarisë.

Inagurimi i ekspozitës do të bëhet në datën 10 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 30 nëntor. Ekspozita, që do të prezantojë poezitë dhe pikturat përkatëse në një kontekst me të vërtetë unik, ka mbështetjen e komunës së Cremonës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here