Donata Larti: NË KËTË BOTË. POEZI

NË KËTË BOTË

Nga Donata Larti

SHTOJZAVALLJA

Një muzg i përflakur qershori
Hëna si kosore në kupë të qiellit,
Çapitje hapash si në altar
Me vello mbuluar.

Një zë tek porta:
“U bēra babai i dy çupave”
-T’i kemi me jetë o bir!

Një rreze drite si shtojzavalle,
Përshkoi oborrin.
Sytë si dy liqene,
Me qiellin pasqyruar.

E nesērmja një tjeter ditë,
Një tjeter fat në duar.
Dielli ngroh kudo njëlloj ,
Zemra rreh më fort.

E bukur si Zanë,
Çapkëne si era.
Çdo stinë bekim ta kesh,
Në jetë paç vetëm pranvera!

MARSI NE KARANTINE

Ç’të bëjmë ? – E shohim nga dritarja Zanën Pranverë!
C’të bëjmë? – Brenda jemi mbyllur!
Ç’të bëjmë? -Qyteti fle përmbys!
Ç’të bëjmē? -Jemi nën petkun e mprehtē të xhelatit virus!
Ç’të bëjmë? – Vetëm durim!
Ç’të bëjmë? -Të shkojmë drejt jetës duke shpresuar!
Ç’të bëjmë? -Durimin ë mbajmë fort shtrënguar!

Çdo frikë e ka një fund,
Kur je i dashuruar

SYTE E TU

Nën dorë e mbante shiun qielli,
Dhe loti kycej në sytë blu.
Desha të t’i puth,
U bënē rreze,mē verbuan sytë e tu.

Një herë në hënë i shihja ata sy,
Mē thyente malli në mes.
Vuaja vetminē në heshtje,
Por akoma dua të pres.

Nën dorë e mbante shiun ky qiell,
Lotuar kishin sytë e tu.
Në buzē i mbajta fjalēt,
Dhe nuk i nisa tek ty.

Me ndrojtjen u shua dhe malli,
Në ditët harkuar ylber.
Mes lotēsh rrëke më the:
Për dashurinë bëhem hënë e diell.

NE PANTEONIN E PERENDIVE

Fati e solli ta begenisja,
Një ditë mitologjinë.
Të prekja aurorën tek syri gjigant,
Majë shkëmbit mbi Athinē.

Një çorodi ndjenjash mē kish pushtuar,
Në kētë Panteon perëndish.
Apolloni diellin me pashē kish lēshuar,
Përkulur degēt dafina nga elozhet e tij.

Pashë atë ditē,
Të dyndeshin dy botë
Njëra që dremit me perēnditē,
Tjetra fërkon duart e gulcon.

Si e shtëpisē u bēra me hyjnitē,
Vështrimi plot hir i Afērditës
Perëndeshēs sē dshurisē,
E dëboi të ftohtin kyçur në syrë e mi.

Dituam bashkë pa shtirësi,
Këtë çast e gdhenda në kujtesë.
Gjakëmbël më çmuan perënditë,
I zbritën orēt Zeusit me po të njëjtin mantel.

Me natën u tendos dhe shpirti,
Ndaj tē gdhirë mbylla sy.
Më kish mahnitur Olimpi,
Njoha zotat që presin të gëzojnē me ty.

NE KETE BOTE

Abrashe them!?
Që ç’ke me të
Po mē duket kjo botë.
Si njē cigare e fikur,
Që tym lëshon.
Erren hallet,
Dhe e kupton
Se në kētë botē të ënjtur,
Unë e Ti
Të njëjtën iso mbajmë,
Të njëjtën këngē dēgjojmē.

Tek e drejta kapemi fort,
Nē marifetet e jetēs
Kacafytur dhëmb pēr dhëmb
Duke ndjekur pas,
Ndopak nopranē
Qē bënē njërën
Ombrelle tē na venë.

Dhe e rhem troç,
Eshtë e pështirë.
Kur gdhihesh sikur
E ke marre detin mē kēmbē .
A nuk ēshtë e prapë?
E rëndē?

Të gjuajnë me faj,
I pamirē tē pagēzojnē.
Jemi tē roitur,
Do të thotē.
Si patëkeq,
Përtej tē rrēzojnē
Dhe zakoni
Rrēmih vonesēn,
Teksa tejembanē
Polenin çojnē
Fluturat dhe bletët.

E DUA

E dua dritën e fjalëve tē tua,
Rrezen agimore që paqēson
Ishujt e pengut tim.
E dua
Shpirtin tēnd qelq,
Guximin tënd
Që ngec nē vaktēsinē time
Dhe rropatjet e tua i dua,
Që prehen nē gjoksin tim.
E dua
Vlagēn e pasionit tënd,
Limaniku ankorohen shtendosjet e mia.

PA TY

E nisa ditēn sot pa ty,
Me natēn përkunda brengēn nën qerpik.
Blunë e qiellit një re po e pērbuz,
Veç zēri yt mē oshtin.

Mbrëmja la njē zallahi në shpirt,
Kjo ditē erdhi me nje sy.
Pa ty ēndrra u padit,
U arratisēn dēshiratl,u bēnë puhi.

Bēj tē strehohem nē heshtjen time,
Shpirti në letargji tē hyjē.
Lëngimet t’i flak tutje,
Pēr sytë e ballit s’po mundem dot pa Ty.

QIELL I PERHITUR

E pabesë koha në kētë fillimvere,
Nxitimthi hedh rrebeshe me shi.
Pērhitur qielli si zemra ime,
Nē sytē e mi të ngrysur loti s’ka mbarim.

Nē asht mbërrijnē si shiu dhe loti,
Shpirtin bymejnē po njēlloj.
Me haps nē dorë njē re pranverën mposhti,
Me fat kjo verë të na gëzojē.

SE KESHTU ESHTE JETA

Në rrjedhën e jetēs det,
Në shkulmet e shpirtit stuhi
Sakaq shpleksen dëshirat.
Mbi rrëpira fatesh të pluhrosura dorëzohen
E dita zgjohet me sëmbim.

Se kēshtu ēshtē jeta,
Ajo siguri nuk të jep.
Vjen si dhuratē nga zoti,
Dashurinē ka pēr fole.

Ndērkaq në natën pus,
Një yll syrin hēnēs ia shkel.
Fjala të dua nuk mjafton,
Me shpirt prej dielli e zemrën qelibar
Dikush qē dashuron tē jesh.

YJET ME ZUNE PRITE

Gjethēza të gjelbra që buisni shtatit tē pemës,
Teksa thērmija shkumēsi mbaj mbi flokë
E rinuar jam në shpirt,ndaj më feksin sytë,
Dhe faqes tinëz rrëshqet një lot.

Sot yjet maturinē e venë në start,
Dhe dijet i derdhin lumē.
Besimin kanë orakull,
Me fije të kaltra ëndrrash e qēndisën këtë udhë.

Ngrehur vitet me pajë në dorë,
Me trill e hare oborri gëlon.
Janē nxēnësit e mi që frytet e mundit të tyre vjelin,
Dhe jo dasmorë.

Mbi ballē mē sit dielli rrezet me gjithë inxhi,
Në këtë amësim lulesh
Dua të ndiej brerimat e lotēve,
Tek pulsojnë si dallgët gri.

Qiellore kjo suitë,
Yjet me puthje më zenë pritë.
Firma e medaljes kjo që,
Ia dolëm mbanē
Si lulet e majit mbi borën e bardhë.

Dhe unë si degë peme mbeta,
Me lotët mbi tē si vesë.
Me zemēr ju uroj,
Sukses dhe vetëm sukses.