Çfarë pritet për debatin Harris-Trump . Nga Beqir SINA, SHBA

Analistë, dhe komentatorë politik thonë se Ish-presidenti Donald Trump i cili ka një rikthimi në skenën e debatit dhe nënpresidentja Kamala Harris janë përgatitur për javë të tëra përpara përballjes së debati i tyre, të paktën zyrtarisht i vetëm i planifikuar përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Demokratja Kamala Harris do të përballet gjithashtu me mënyrën se si ajo ka për të paraqetur të dhënat e saj dhe të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për katër vejt si dhe të tregojë axhendën e saj politike.

Ndërkohë, 78-vjeçari Trump pritet të zgjedhë një qasje tjetër edhe më agresive, dhe krejt ndryshe nga të debateve të mëpërparshm, sidomos do të jetë më i qartë se çfarë ka ndryshuar te ai.

Megjithatë sipas parashikimeve Harrisi dhe Trumpi mendohet se do të përplasen në debatin e aksioneve të larta, pra do të ngrejnë stekat kësaj radhe.

Pritet që të shikojmë që Kamala Harris dhe Donald Trumpi të takohen “ballë për ballë” pëtr herë parë- dhe, miliona amerikanë të kenë një qasje tjetër, apo do të kemi të njëjtën gjë, dhe çdo gjë do të i lihet 5 nëntorit!? .

Zëvendëspresidentia demokrate dhe ish-presidenti republikan do të përballen kësaj radhe në Filadelfia të martën në debatin e tyre të parë – dhe ndoshta të vetëm! – televiziv, përpara asaj që simbas të gjitha parashikimeve të jetë një zgjedhje e ngushtë e vitit 2024.

Debati i ashtuquajtur i ABC-së, si moderatore do të jetë një shans i fundit për votuesit amerikanë që më në fund t’i shohin të dy të përballen me njëri-tjetrin, pas një muaji “boksi” hije nëpër fushatat e tyre që kur presidenti Joe Biden e “hodhi” poshtë kanidaturën e tij si kandidat për një mandat të dytë, pas premtimit dhe betimit se “Vetëm Zoti mund ta largonte”, nga kandidatura për një mandat tjetër.

Harris, 59 vjeç, thuhet se ka bërë një turbocharged(ndryshimin e madh) dhe ka unifikuar partinë Demokratike, mbas konventës dhe tani do të përballet me një kundërshtar që e ka quajtur atë “të çmendur” dhe e ka “përgojosur” atë ndaj talljeve raciste dhe seksiste.

Kamala Harris zëvendëspresidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, afrikano amerikane dhe e Azisë Jugore, ka ndryshuar madje epërsinë e Trumpit në sondazhe, porëse sidoqoftë ajo mbetet “underdog” në një garë shumë të ngushtë.

Komentatorët politik thanë se ajo duke ditur se çfarë është në “rrezik” në këtë përballje të parë me Trumpin, thuhet se ajo po kalon më shumë se një javé “e mbyllur” në një studio në qytetin e afërt të Pitsburgut duke u përgatitur për debatin.

Ndërkohë, 78-vjeçari Trump thanë komentatorët pritet të zgjedhë një qasje agresive, pasi hyrja e Harris në garë ndryshoi ofertën e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe e ktheu atë në kandidatin më të vjetër në historinë e SHBA.

“Këta janë dy kandidatë shumë të ndryshëm që nuk janë takuar kurrë më parë personalisht.Kështu, që do të rezultojë të jetë një debat shumë ndriçues, i cili mund të jetë edhe faktori i bërjes ose i prishjes së imazhit të tyre në zgjedhje,”tha për AFP Erin Christie, nga Shkolla e Komunikimit dhe Informacionit në Universitetin Rutgers.

Debati i së martës mund të jetë ndërkohë i fundit. Harris dhe Trump nuk kanë rënë dakord për më, dhe kjo po ndodh vetëm pasi një grindje e ashpër që përfundoi me kampin e Harris që pranoi pa dëshirë që mikrofonat e kandidatëve të mbylleshin ndërsa tjetri po fliste.

Amerikanët tani do të shikojnë nga afër për të parë se si do të debatohet në të vërtetë në skenë.

Ish-presidenti Donald Trump dhe nënpresidentja Kamala Harris do të debatojnë të martën(10 shtator), pasi ABC News finalizoi rregullat për përballjen Biden Trump më 27 qershor, duke përfshirë mikrofonat e mbyllur kur kandidatët nuk flasin – një rregull ky i propozuar nga fushata e Trumpit.

Ashtu si me debatin e mëparshëm midis Trumpit dhe Presidentit Joe Biden përpara se Harris të bëhej kandidat, mikrofoni i secilit kandidat do të mbyllet kur të mos jetë radha e tij për të folur, sipas një liste rregullash që ABC News thotë se të dy fushatat e Trumpit dhe Harrisit kanë rënë dakord, për të ndjekur.

Analistët thanë se mikrofonat ishin një pikë mosmarrëveshjeje midis strategjistve të fushatës së Harris, e cila donte mikrofona të pa mbyllur – duke sugjeruar se mund të ekspozonin prirjen e Trumpit, për të ndërprerë kundërshtarët e tij – dhe të “rrëzonin” propozimin e fushatës së Trumpit, e cila donte mikrofonë në heshtje(të mbyllur), pavarësisht se Trumpi tha se ai preferonte që ata të hiqeshin.

Kësaj radhe thuhet se nuk do të ketë deklarata hapëse, Trumpi dhe Harris nuk mund t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe secilit kandidat do t’i jepen dy minuta për t’iu përgjigjur secilës pyetje me një kundërshtim prej dy minutash plus një minutë shtesë për një vazhdim, sqarim ose përgjigje.

Trumpi për këtë debat fitoi një “hedhje” monedhë “koka/pilë”, për të dhënë deklaratën përfundimtare të mbylljes, ndërsa Harrisi, zgjodhi të qëndronte në podium në të djathtë të ekraneve të shikuesve.

Kandidatët do të qëndrojnë pas podiumeve dhe u ndalohet të ndërveprojnë me stafin ose të përdorin shënime të parashkruara gjatë debatit, i cili do të ketë dy pauza reklamash.

Të dy fushatat njoftuan se kishin rënë dakord me rregullat e debatit të vendosura më parë, duke i dhënë fund kthimit mbi rregullin e mikrofonit.

Është e pa qartë se përse Harris dhe Trumpi deri tani nuk kan rënë dakord për ndonjë debat të mëtejshëm?

Megjithëse, Trumpi, tha në fillim të gushtit se ai ra dakord për një debat të 4 shtatorit në Fox News dhe se debati i ABC do të ishte më 25 shtator. Por, se fushata e tij sqaroi shpejt se debati ABC News do të ishte 10 shtator dhe NBC News do të priste debatin e 25 shtatorit .

Harris, thuhet se ka rënë dakord vetëm për debatin e 10 shtatorit deri më tani. Në ndërkohë që një zëdhënës i NBC tregoi gjithashtu se data e paraqitjes së Trumpit nuk ishte zyrtare. Por po sipas CBS News, u tha se rrjeti i tyre ka pasur biseda me të dyja fushatat për një sërë datash.

A do të ketë edhe një debatë tjetër presidencial ?

Po – në 1 tetor në CBS, po thuhet por nuk është zyrtare.

Cili mendohet se do të jetë sfondi kryesor i debatit Trump Harris?

Trumpi ra dakord muajin e kaluar të debatonte me Harrisin, pasi sugjeroi se ai mund të tërhiqej mes një grindjeje mbi rregullat. Rregullat për debatin e ABC News pasqyrojnë ato që Trumpi dhe Bideni ndoqën gjatë debatit të 27 qershorit në CNN, duke përfshirë mungesën e audiencës së drejtpërdrejtë dhe mikrofonave të mbyllur.

E çuditshëme pritet të jetë se Trumpi do e kthej kursin me Harris:

Simbas analistëve thuhet se Trumpi do të debatojë me Harrisin kësaj radhe nën slloganin “E ardhmja mjaft e afërt” . Në ndërkohë Harris, thuhet se pretendon se ai është “duke vrapuar i frikësuar”, prandaj ndrron kursin, ka zgjedhur slloganin e konventës demokrate “Freedom”.

Është, më se e qartë se për të filluar debatin, Donald Trumpi, nga provoja e mëparshme është shumë i mirë madje më mirë se kushdo tjetër në këto debate.

Mirëpo, kësaj radhe strategjistët e tij thuhet se kan menduar mirë atë, kur është fjala për përgjigjet dhe argumentet po dhe jo hipotetike, s.p.sh., tërheqja nga Afganistani, ose lufta në Ukrainë, ai kurrë, kurrë nuk ka shpjeguar se si mund të kishte bërë ai më mirë.

Por kësaj radhe Trumpi, pritet të jetë shumë ndryshe nga debatet e mëparshme, e sidomos ai i 27 qershorit me Bidenin.

Mendohet se të martën me Harris, Tumpi ka për të qenë i fokusuar te përgjigjeja dhe argumenti hipotetikë, edhe kur të flitet siguria e kufijve, ose marrëdhëniet me Korenë e Veriut, ose Iranin dhe armët bërthamore, ose menaxhimin e buxhetit, ose zëvendësimin e Obamacare, ai ka për ta bërë kësaj radhe çdo gjë më mirë se më parë.

Kështu të paktën prietet, megjithëse nuk i dihet!

Sa i përket Afganistanit, në argumentet e tij, Trumpi, pritet të kthej kursin. E para është se vdekjet e 13 ushtarëve ishin vepër e një kamikaze që arriti të anashkalojë sigurinë amerikane: “Kjo është diçka si një ngjarje e mjellmës së zezë, dhe nëse rrethanat do të kishin qenë pak më ndryshe ose shumë të ndryshme, ndoshta nga që ai e ka kuptuar se nuk ia del mbanë si më parë.

Së dyti, Donald Trumpi, ka shumë mundësi që në debatin nesër të japë një ide se si të do të menaxhojë një tërheqje ushtarake – nëse do ta bënte, poqese ngjarja do të kishte ndodhur gjatë kohës që ai ishte president, pasi megjithëse ka pranuar ti përgjigje më pas e ka shpërfill.

Më tej, në kohën kur Afganistani po mbyllej, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e situatave të ndërlikuara, gati të paprecedentë ushtarake, pritet që Trumpi të flasë kësaj radhe nëse ai do të kishite bërë disi më mirë se sa bëri administrata e Bidenit. Dhe, ai ishin gjasat për më mirë sesa administrata Biden.

Emigrantët?

Ndoshta zëvendëspresidentia Harris, mendohet se duhet t’i kërkojë atij ta shpjegojë në debat, se si mundet ta zgjedhë ai më mirë? se ka bërë administrata Biden, mbasi këtu ka një problem të vogël, të mesëm dhe të madh!

Problemi i vogël është se kandidatët në fakt nuk arrijnë të marrin në pyetje njëri-tjetrin në debat. Po, ndonjëherë është e mundur që njëri apo tjeri të mbyllë një përgjigje ose argument me një pyetje , por nuk ka asnjë garanci se objektivi do të përgjigjet.

Pyetja e mesme është me dekleratat e ndryshme të Trumpit, duke përfshirë punësimin e emigrantëve pa dokumente, që janë të njohura dhe nuk duket se shqetësojnë askënd përveç njerëzve që tashmë nuk e votojnë atë.

Problemi i madh është se nuk ka asnjë mënyrë për ta përshtatur këtë gjë që të mos përkeqësojë disa elektorate kyçe demokratike. Nëse Harris thotë, “Donald, pse punëson emigrantë pa dokumente kur e di se është i paligjshëm dhe nuk të lejohet ta bësh?”, atëherë disa votues me të afërm me çështjen e emigrantëve do ta shohin Harrisin si një “kokë turku”.

Ndërkohë, që Harris do të argumentojë se demokratët janë orientuar tek e drejta për abortin, mbasi kjo qasje mund të motivojë pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme në zgjedhjet e nëntorit, ka të ngjarë që edhe Trumpi të flasë për Floridën ku ai mendon sa ka një qasje si demokratët.

Por, nëse Harris thotë, “Donald flet shumë për emigrantët pa dokumente, por ai e di mirë se ata janë një pjesë e madhe e mbajtjes së bizneseve amerikane në funksion”, atëherë disa votues do ta shohin këtë si inkurajim të imigracionit pa dokumente.

Gjithmonë ngjarjet me përmasa të mëdha kombëtare ngjallin interes në këto debate.

Pritet të debatohet mbi sulmin me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhias të mërkurën e cila solli sërish në qendër të vëmendjes numrin e lartë të vrasjeve me armë në Shtetet e Bashkuara krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara në botë, sipas ekspertëve të shëndetësisë.

Nënpresidentja Kamala Harris kërkon ashpërsimin e ligjeve të armëmbajtjes, ndërsa, republikani Donald Trump, i cili vet ishte viktimë e një atentati për vrasje nga këto armë ka premtuar heqjen e kufizimeve për armëmbajtjen.

Ndjenjat për Donald Trump, si për ata që e duan atë, ashtu edhe për ata që e urrejnë, janë aq të pjekura saqë çdo kundërshtar i Trumpit do të i duhet patjetër të tërheqë po aq mbështetje sa ka ai.

Harris thuhet se është mjaft e re në garën presidenciale, saqë disa njerëz nuk janë plotësisht të gatshëm t’i përkushtohen asaj.Kalimi nga Biden në Harris u kushtoi demokratëve disa votues dhe u fitoi atyre disa votues (të themi, disa votues të rinj), dhe efekti neto është afër një diçkaje që nuk do të thotë se do të bëjë ndonje ndyryshim më 5 nëntor.