Nga Edlira.ruzi
–
TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Nga sot nis Java Kulturore Britanike në Shqipëri, e cila kësaj here vjen me moton: “Partnerë për Progres”.
Lidhja e ngushtë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, kremtohet përmes një festivali njëjavor për kulturën, inovacionin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, evente që organizohen Ambasada britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Hasit.
Ambasada britanike thekson në një njoftim për mediet se ky festival kulturor i këtij viti do të shënojë një fazë të rëndësishme në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, duke dëshmuar partneritetin tonë në zhvillim, i cili shkon përtej miqësisë, duke krijuar përparim në fusha të ndryshme.
Ndërsa përkon me ardhjen e Ambasadorit të ri britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, Java Britanike 2024 ofron një program të larmishëm ngjarjesh që përfshijnë artet, kulturën, inovacionin, arsimin dhe zhvillimin e politikave. Festimet njëjavore kanë për qëllim të farkëtojnë mirëkuptim reciprok, të mësuarit e përbashkët dhe shkëmbimin krijues mes dy vendeve tona.
Ambasadori i ri britanik në Shqipëri, Nick Abbott tha: ‘Java Britanike 2024 mishëron Partneritetin për Përparim mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ndërsa ecim përtej miqësisë për të ndërtuar një partneritet më të fortë, këto festime njëjavore paraqesin angazhimin tonë të përbashkët për të përparuar në të gjithë sektorin krijues, duke ndërtuar lidhje të reja dhe duke thelluar mirëkuptimin tonë. Mezi pres të angazhohem me miqtë dhe partnerët tanë shqiptarë gjatë këtyre eventeve.’
Ambasada shton se tre evente të rëndësishme theksojnë thellësinë e partneriteti tonë duke nisur me Festivalin e Lirisë dhe Transformimit. Një shkëmbim intelektual dyditor në Durrës dhe Tiranë me folës frymëzues, përfshirë Lea Ypi, Sir Noel Malcolm, Olivia Sudjic, Baronesha Shami Chakrabarti, Misha Glenny, Peter Frankopan, Sally Hayden, dhe William Sieghart. Eventi do të kulmojë me koncertin e Alda Dizdarit dhe Camilla Pay, të cilat do të kremtojnë trashëgiminë e përbashkët muzikore.
“‘Species x Rebel Community: ‘Ritmet ndërkulturore të kërcimit për miqësinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë’. Një shkrirje magjepsëse e ritmeve elektrike që përmbajnë veprat më të mira nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, tek Sheshi Minus 1. Ky event paraqet talentin e vërtetë të të dy vendeve, duke kremtuar fuqinë e muzikës, për të krijuar bashkëpunime të reja artistike emocionuese dhe për të forcuar miqësitë ndërkombëtare. Drejt Politikës Novatore të Kulturës: ‘Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Shqipëria në dialog’: Një konferencë e re që bashkon ekspertët ndërkombëtare për të ndarë praktikat më të mira në legjislacionin e arteve. Këto evente dëshmojnë angazhimin tonë për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e një sektori krijues që lulëzon, në të gjithë Ballkanin”, janë këto aktivitetet që do mbahen në kuadër të Javës së Kulturës Britanike.
Duke nisur nga instalicionet e artit që provokojnë mendime tek diskutimet për politikat novatore të kulturës nga demonstrimet e teknologjisë tek dialogu i nivelit të lartë, programi reflekton bashkëpunimin e thellë dhe të gjerë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
/a.f/
Mike Figgis në Tiranë. Regjisori britanik: E ardhmja e kinemasë është digjitale
E Mërkurë, 18 Shtator 2024, 19:13
Mike Figgis, një nga regjisorët më të njohur britanikë të ditëve të sotme, i nominuar dy herë për “Oscar” ndodhet në Tiranë.
I pranishëm në Javën Britanike të Kulturës ai ka mbajtur një masterclass në qendrën e artit “Agimi”.
Politikat kulturore novatore, diskutohen praktikat më të mira në ligjin për statusin e artistëve
E Mërkurë, 18 Shtator 2024, 19:09
“Drejt politikave kulturore novatore”! titullohet konferenca e mbajtur këtë të mërkurë si pjesë e Javës Kulturore Britanike dhe ku u diskutuan praktikat më të mira në ligjin për statusin e artistëve dhe se si ndikojnë në artin shqiptar.