Flet për gazetën  Nacional  Didier Chabert, ish-ambasador i Francës në Kosovë. Lexoj  shkrimtaret tuaj Kadarenë, Rugovën, Qosen

 Chabert, ish-ambasador i Frances ne Kosove, nje diplomat karriere, njohes i mire i marredhenieve shqiptare ne Ballkan, dashamires i kultures dhe bisnesit, nje erudit modest, organizoi dy vjet e gjysem me pare ne Sëiss Diamond Hotel Prishtina, Forumin Ballkanik Frankofon te Investimeve, ne bashkepunim me UBIFRANCE, Unionin e Dhomave te Tregtise te Frances ne Bote, si dhe ambasadat franceze ne rajon, per krijimin e Klubit Frankofon te Bisnesit te Kosoves*(KOKAF), ne themelim te se cilit u drejtua nga bisnesmeni Rrahim Pacolli.Eventi mbllodhi qindra kompani dhe personalitete te fushave te ndryshme, midis tyre Presidenti  i Kosoves Hashim Thaci, etj. Gjate pritjes dhe tavolinave te perbashketa ai dha kete interviste qe po e botojme me poshte. Pasioni per Kosoven dhe Shqiptaret e rikthen ne Prishtine ne drejtim te Institucioneve Europiane ne karrieren e tij si shume te tjere. Nacionali e Boton ne vleresim te punes se gjithe trupave diplomatike ne Rajon, ne forcimin dhe bashkepunimin e kultures dhe bisnesit shqiptar ne bote, si dhe kontributit qe keta diplomate japin per marredhenie te mira respektive ashtu sic benin paraardhersit e tyre para 110 vjetesh ne favor te pavaresise dhe ceshtjes shqiptare.

 

1-  Zoti Shabert,  ju jeni nje diplomat qe keni mbledhur mjaft personalitete dhe kompani ne kete forum frankofon te bisnesit ne Prishtine.

-Pikesepari dua te falenderoj gjithe  kompanite franceze dhe ambasadoret franceze ne rajon, si dhe kompanite frankofone nga Shqiperia,.Kosova, Mali i Zi, dhe shtete te tjera erdhen ne kete event dhe sic u shprehen ne te treja ditet e forumit bashke me KOKAF do te jene ura lidhese mes shteteve.ekonomive, kulturave dhe miqesive. Uroj qe bashkepunimet te jene te frytshme

2- A do ti bejne keto evente me te forta marredheniet mes shqiptareve dhe francezve?

– Si nje diplomat  qe ka sherbyer ne Orient dhe ne Lindjen e Mesme, per Francen dhe per Paqen, duke vleresuar hapat qe ka bere Kosova, ambasada eshte mjaft prezente ne Kosove, me Aleancen Franceze te Kosoves, Unionin e Mesueseve te Frengjishtes, Javet e Filmit dhe Teatrit Frankofon dhe tashme me KOKAF dhe me bisnesin frankofon, por gjithashtu e di se marredheniet mes Francezve dhe Shqiptareve datojne ne mesjete, e me pas me Napoleonin dhe Ali Pashen, e me plot presenca te kultures franceze ne trojet shqiptare. Une perpiqem te jem kontributiv  me institucionet nacionale  te Kosoves dhe me ato komunale nga Prishtina dhe Prizreni, e qytete te tjera,  dhe jam i hapur per bashkepunim.

3-Ambasador Shabert,mbiemri juaj na kujton romanin e famshem”Koloneli Shaber”  te gjeniut francez  Honore de Balzak? Rastesi?

– Edhe diplomatet lexojne, jo vetem shkresa. Me pelqen Balzaku, Hygoi, Prusti, artistet dhe shkrimtaret franceze na promovojne neper popujt ata jane ambasadoret e pare, pastaj ne. Ne France ne disa krahina mbiemrat u perkasin familjeve te medha dukale apo ushtarake dhe trashegohen brez pas brezi. Lexoj dhe shkrimtaret tuaj Kadare, Rugova, Qosja, ata qe jane perkthyer ne frengjisht, por dhe nje here falenderoj ambasadoret franceze ne rajon, koleget e mi te nderuar per pjesmarrjen dhe ju ftoj te ngrejme nje gote vere ne respekt te bisneseve dhe marredhenieve pozitive  franko-shqiptare. Ju Faleminderit..

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here