Bernd Fisher: Historia behet me burra shteti, jo kolltukofage! 

 

 

 

Bernard Fisher , ose  Bernd Jürgen Fischer lindur me 27 janar 1952 ne Gjermani.

 Historiani qe eshte marre me shume me Shqiperine nga 1920-2020. Shkruesi dhe Botuesi i Libriave te Shumte, si ‘ Mbreti Zog, si nyje e Stabilitetit ne Shqiperi botuar ne 1984, “Shqiperia midis dy luftrave 1939-1945” botuar nga Botimet Universitare Purdue, ne 1999,   apo “”Regjimet Kolaboracioniste ne 1939-1945″, |Identieti Shqiptar. Midis Mitit dhe Realtitetit”, si dhe librin ” Ngerci i Ballkanit, ose Diktatoret apo Pushtetet Autoritare ne Evropen Juglindore “, anetar i Akademise se SHkencave Shqiptare, si dhe Profesor i Indiana Universtiy,pervec leximit ne Pervjetorin e 100 te Kongresit te Lushnjes dhe Shpalljes Kryeqytet te Tiranes, dha dhe nje interviste per Nacional  

 

 

 

 

 

 

1- Zoti Fisher, ju jeni nje njohes i mire i historise se Shqiperise, gjate kumteses suaj  ne Konferencen perkujtimore ne Lushnje dhe Tirane,  theksuat se me gjithe perpjekjet e Nolit per Qeverisje, dhe gabimet e mbretit Zog ne mireqeverisje, personi i duhur i viteve 1920-1940 qe Ahmet Zogu, Mbreti Zog, qe e nisi si Ushtarak ose me sakte Minister i Brendshem nga ky kongres? 

– Zogu dhe Mbreti Zog jane dy vecori dhe nocione te ndryshme. Ahmet Zogu ne fillim si Minister , me pas si Kryeminister dhe President, qe i vetmi qe arriti ta kontrolloje dhe vere ne pune qeverisjen dhe shqiptaret. Ne vitet 1920, e gjithe bota vuante nga Lufta boterore, e me pas nga kriza boterore, keshtu qe gjithkund ishte e njejta ose pak  a shume si situate. Shqiperia ishte vend i vogel, nuk kishte media te mirefillta, nuk kishte organe te qendrueshme, dhe demokracia parlamentare u provua qe ishte e pasigurt dhe e pamjaftueshme per kombin shqiptar dhe natyrisht shtetin shqiptar. Ketu nderhyn institucioni i Mbretit Zog dhe Mbreterise si Institucion.Me te mirat dhe te keqijat e tij, ai e ktheu nga perendimi, ndertoi kadastren, shkollat, xhandarmerine dhe teksa me njeren  dore negocionte apo ndeshkonte me kundershtaret me tjetren vazhdonte te ndertonte dhe udhehiqte shtetitn. Kongresi i dha nje shans te arte qe ai e ndertoi bashke me Shqiperine dhe historine e tij.

 

 

-2. Thate qe ai fitoi paqen deri ne 1940, po si ka mundesi qe humbi luften e dyte boterore ne fillim ndaj ushtrive ne Shqiperi, me pas ndaj komunisteve?Dhe kesisoj shtetin dhe pushtetin qe ndertoi me mund ?

– Nuk duhet harruar qe mbreti Zog (Ahmeti) , ne ato momente ishte ne mergim dhe mergata nuk ishte aq e fuqishme sa kur ishte ne Shqiperi.  E para Zogu nuk e kishte nje ushtri dhe u mbeshtet vetem tek Britania, e cila lozte ne te dyja kampet dhe me Mbretin dhe me misionet angleze prane komunisteve.Pas zhgenjimit nga Anglia, gabimi i dyte qe Turqia dhe vajtja ne Kajro. E para se u shkeput nga atdheu, e dyta se imazhi qe krijoi para  se te vinte ne France, ishte ne popull dhe tek armiqte e tij, te nje orientali, kur ishte krejt e kunderta, ai dhe mbreteresha Geraldine luftonin per Shqiperine dhe Shqiptaret. por e gjithe Lindja ra , jo vetem Shqiperia, ne duart e komunisteve. Ishte thjesht koha e tyre ne gjithe boten.

 

 

– 3. Pas 100 vjetesh jemi akoma ne te njejtat ujra, Kosova nuk po arrin te formoje qeverine e vet pas zgjedhjeve,  dhe Shqiperia ka kriza te njepasnjeshme politike dhe shqiptaret e tjere ne rajon ne vend te kulacit, marrin thjesht biskota ne te drejtat e tyre ne Ballkan dhe detyra shtepie nga Europa mengjes, dreke , darke!

 

– Nuk mendoj se jemi ne te njejtat kushte. Pas 100 vjetesh Shqiperia dhe Shqiptaret jane nje komb dhe shtet evropian, ne NATO dhe prane Bashkimit Europian. Kerkohen koha dhe durimi i duhur nga te gjitha palet. Nuk eshte e kollajshme te ndertosh stabilitet dhe qeverisje. Shikoni Bullgarine dhe Rumanine dhe pse jane anetare te Bashkimit Evropian, kane kriza perdite, turma neper sheshe, probleme sociale dhe rrezime qeverish etj  dhe jane ne varferi. Pra nuk eshte faji i Shqiperise apo Shqiptareve.

 

 

-4. Thate qe Mbreti Zog, dhe periudha e erret  1945-1990 u dalluan per shtet, pavaresisht nga rezultati  pozitiv  apo negativ per shqiptaret, kurse sot shikoni disa lekundje termeti ne lidership?

 

– Shteti dhe kombi jane te te gjitheve, te gjithe Shqiptareve. Ndertimi dhe fuqizimi i shtetit kerkon burra shteti, jo pushteti apo sic thoshte Noli kolltukofaqe. E dua Shqiperine dhe Shqiptaret, gjithcka qe kam dashur te them e kam shkruar ne librat e mi, lexojini, kuptojini,, detyra e nje historiani eshte mos mbaje anesi, por te hetoje dhe analizoje faktet , figurat dhe te verteten ne menyren e duhur. Une vazhdoj te bej punen time. Uroj Tiranes 100 vjetorin, Zoti i bekofte Shqiptaret!  Ju faleminderit

-(Nacional i uron  zotit Fisher -Gezuar ditelindjen)

Intervistoi Dr.Agroland Rama 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here