Flet Ambasadori  i Presences se OSBE-se Bernd Borshard Borshard: I respektoj shqiptarët, Europa ka nevojë për Shqipërinë

 

“Jam perpjekur te mesoj shqip aq sa mundem. Jam perpjekur te tregohem i drejte. I respektoj shqiptaret.Natyrisht pas 30 vjetësh bashkepunim mes nesh ka vlera.”

 

Ne kuader te 57 vjetorit te Traktatit te Paqes mes Frances dhe Gjermanise , Ambasadorja e Frances Kristina Vasak dhe Ambasadori Gjerman Peter Zingraf, organizuan promovimin e filmit te Zhan Renuar,  “Iluzioni I Madh”, filmi i cili pervec cmimeve , vleres artistike , pati dhe nje reaksion ne me dy shteteve , para Luftes dhe mbas Luftes se Dyte Boterore.Ne kete takim gjate kokteilit, dy figura qendrore si Ambasadori  i Presences se OSBE-se Bernd Borshard dhe Drejtori i Nacional Shkrimtari, Analisti dhe Promotor i lidhjeve ne Europe Gjermani-Shqiperi , Mujo Bucpapaj perkujtuar dhe 2 dekadat e njohjes dhe bashkepunimit ne forcimin e marrdhenieve mes kombeve dhe kulturave. Ambasadori Borshard ka sherbyer si Ambasador i Gjermanise ne Shqiperi ne 2006-2008 dhe ka qene nje promotor i anetarismit te Shqiperise ne Nato, me pas ka sherbyer si Drejtues  i Misionit  te  EULEX ne Kosove dhe tashme sherben si Kreu i Misionit te OSBE-se ne Shqiperi. Nacional i mori nje mikro interviste.

 

1– Zoti Ambasador ju keni sherbyer  shume ne Tirane ,  dhe thone qe keni nje simpati per Shqiperine?

-Patjeter.  Kulmi ka qene ne festimin e 20 vjetorit te rivendosjes se Marredhenieve Gjermani Shqiperi, ne vitin 2007, kur une isha  Ambasador i Gjermanise  ne Shqiperi  qe perkujton viziten e pare ne 1987, dhe normalisht ngjarjet qe ndodhen me pas. Kemi festuar ne Vila Toskana  me miq dhe dashamires dhe ka qene nje moment i bukur.

2- Zoti  Borshard,  qe  nga ardhja juaj si Ambasador ne Shqiperi  dhe Kosove, ambasada pervec shtimit te bashkepunimeve ne shume fusha, ka sjelle dhe misionare te marredhenieve shqiptaro gjermane, si Ambasadori Helmut Hoffman, zv ambasadori Zhorzh Lubjsljuk,  Ambasadorja Susane Shutz, dhe tanime ambasadorin  e ri, Shkelqesine e tij Peter Zingraf qe kane lene gjurme te thella pozitive ne shkembimet e perbashketa kulturore-diplomatike etj

  Te gjithe koleget e nderuar qe permendet une dhe familja ime i pershendesim dhe natyrisht une falenderoj stafin e ambasades qofte te atij gjerman, qofte te Eulexit, apo OSBE-ne. Jam perpjekur te mesoj shqip aq sa mundem. Jam perpjekur te tregohem i drejte. I respektoj shqiptaret.Natyrisht pas 30 vjet bashkepunim me nesh ka vlera.

3– Filmi i sotem, “Iluzioni i Madh”  tregonte nje kohe te shkuar. Po sot?

– FIlmi ishte shume i bukur, por echoja- zeri, ishte i forte  dhe nuk e shijova sa duhe.Europa ka nevoje per Shqiperine. Le tu urojme shqiptareve nje vit sa me te mbare 2020, paqe mbaresi dhe nje gote gezuar per miqesine mes nesh,Ju faleminderit,.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here