ME THËRRET SFIRCA. Poezi nga Zahide Marije Bajrami-Ukaj, Medvegjë

TË DUA SHUMË-VENDLINDJA IME

Të dua shumë
Oj Vendlindja ime
Ne ty u rrita
Me plotë gëzime.

Të kujtoj me mallë
Këtu në mergim
Askund më mirë
Se në Fshatin Tim .

Atje ka lulëzuar
Fusha me gjelbrim
Kurr nuk e ëndërrova
Jeten në mergim.

Dua të këthehem
Mos t‘me zen vonë
Atje me pret
Vendlindja e jonë.

Me thërret Sfirca
Bashkë me Medvegjë
Mes trojeve shqiptare
Të rrenojmë mexhë

Dua të këthehem
Në emer të Zotit
T‘i mbrojmë ato troje
Nga Flaka e Barotit .

Grac Austri, 20 Mars 2025

URIME 7 MARSIN – DITEN E MËSUESIT!
( Pishtarëve të Arsimit )

Sot Vargu Im nga zemra
Ënë e kënd botes shendritë
Edukimi i juaj nder breza
Është më e shtrenjta meritë .

Në kohen më të vështirë
Gjithmonë Unik qendruat
Regjimit të eger sërbosllav
Kurr nuk iu friguat .

Urime 7 Marsin 2025
Iu Uroj sot me poezinë time
Lulëzofshin Veprat Tuaja
Si pranvera me gjelbrime .

Nga dinakria bolshevike
U rrahet dhe u helmuat
Por Ditarit dhe nxënësve
Besnik iu qendruat .

Sot Vargu im për Ju
Si Ylli Polar shëndritë
Edukimi i juaj nder brezëri
Është më e shenjëta meritë .

Iu Uroj nga mergimi
Me shumë fat dhe gëzime
Lulëzofshin Veprat Tuaja
Si pranvera me gjelbërime .

Urime edhe ty – Poete
Nga shpirti dhe zemra
Ta mueren Ditarin prej dores
Vetem se i ke dy emra .

Grac Austri, 7 Mars 2025

PLISI- SIMBOLI YNË KOMBËTARË

Ma mirë me Plis
Jo me shami
Këtu jemi shqipëtarë
Nê tonen Dardani .

Kudo se jetojmë
Se harrojmë traditen
Me Plisa të Bardhë
Nênat na e rriten.

Shkelqen Plisi
Në kokë të shqipëtarit
Dem Baba Dem
Amanet prej t‘parit .

Kudo se të jemi
Në boten mbarë
Me Plis dallohemi
Jemi veç shqipëtar

Urime nga zemra
Diten e Plisit
Në Medvegjë qendron
Rrëja e Fisit.

Nuk frigohemi
Sa të jenë jeta
Këtu bahet veç Plisi
Jo kurr kaçketa .

Grac Austri, 21 Qershor 2025

Poetja, Zahide Marije Bajrami-Ukaj është e lindur me 18 mars 1944, në fshatin Sfircë, Komuna e Medvegjës. Filloi të merret me krijimtari që nga mosha fëmijërore me poezi, ku poezin e parë,ia kushtoj Nënës.Pas kryerje së shkollimit filloi punën si arsimtare nëpër fshatrat e shkollave të Anamoraves së Gjilanit.

Krijimtaria artistike e Poetës, është e pasur pasi, ka botuar 3 përmbledhje poezish, kurse në vitet më të vështira, u anagazhua dhe kontriboi në kauzën tonë kombëtare për liri çlirim dhe shtetësi të Republikës se Kosovës. Poetja, akoma është aktive në çdo manifestim, kulturor e kombëtarë. Jeton në fshatin Stubëll te Vitisë por edhe në Grac të Austrisë.