Poetja ndërkombëtare Angela Kosta shpallet “Personazhi i muajit Maj” në revistën prestigjioze “The Seventh Quarry Poetry” në Britaninë e Madhe

Poetja ndërkombëtare Angela Kosta shpallet “Personazhi i muajit Maj” në revistën prestigjioze “The Seventh Quarry Poetry” në Britaninë e Madhe

Angela Kosta, poete ndërkombëtare me origjinë nga Shqipëria, gazetare, përkthyese, eseiste, kritike letrare, botuese dhe promotore kulturore, autore e 27 librave të botuar e të përkthyer në 10 gjuhë të huaja, shpallet “Personazhi i Muajit Maj” në revistën prestigjioze THE SEVENTH QUARRY POETRY në Britaninë e Madhe.

Shkrimtari i njohur, dramaturgu, Kryredaktori dhe promovuesi Peter Thabit Jones shkruan dhe e vlerëson: “Vargjet e Angela Kostës karakterizohen nga një stil I veçantë dhe unik.”

Angela Kosta është Drejtoreshë Ekzekutive e revistave të printuara “Miriade”, “Nuances on the Panoramic Canvas” dhe “Bridges of Literature”, si dhe promovuese në disa revista të ndryshme.
Ajo është bashkautore në antologji të ndryshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Indi, Bangladesh, Shqipëri, Rusi, Gjermani, Bullgari, Kroaci, Indonezi, Kosovë dhe vende të tjera.

Është Zv. Presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Përkthyesve në Korenë e Jugut si dhe Ambasadore Kulturore dhe e Paqes në disa organizata jofitimprurëse, në: SHBA, Kanada, Bangladesh, Poloni, Algjeri, Egjipt, Meksikë, Rumani, Jemen, Moldavi, etjer…

Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë (LSHASH) dhe BSHBSH – Itali, e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve (AAA – SHBA), Konsulente Nderi e Shoqatës Katedra e Grave e mbështur nga OKB, anëtare e Shoqatës VerbumlandiArtAps (e aprovuar nga Senati Italian), anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Kinezë (ACC) – Shangai, si dhe anëtare e disa shoqatave të tjera kulturore, në: Greqi, Poloni, Hungari, Meksikë, Rumani, Kroaci, Indi dhe Bangladesh.

Në Itali, shumë gazeta dhe revista të njohura kanë botuar artikuj për aktivitetin e saj të gjerë letrar, ashtu sikurse edhe si përkthyese dhe promovuese.
Më 6 mars 2025, Angela Kosta mori pjesë në eventin kulturor “Ekselenca Femërore” në Sallën Zucchari të Senatit Italian si anëtare e Shoqatës VerbumlandiArtAps dhe anëtare jurie e këtij konkursi. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në 45 gjuhë dhe vende të ndryshme.

Vetëm gjatë vitit 2024, është shfaqur në mbi 170 gazeta dhe revista kombëtare e ndërkombëtare me poezi, artikuj, intervista, ese, recensione, etjer, duke marrë shumë çmime dhe vlerësime nga media prestigjioze botërore.

Ka marrë pjesë (virtualisht) në disa festivale letrare ndërkombëtare, si në: Sidnej, Shangai, Itali etj, dhe është personazh në kopertinat e disa revistave prestigjioze në: SHBA, Rumani, Egjipt, Spanjë, Marok, Florida, Taxhikistan, Miçigan, Iraq, Venezuela, Filipine, etjer…

Peter Thabit Jones është një nga zërat më të rëndësishëm të poezisë moderne uellsiane dhe një figurë e shquar në letërsinë bashkëkohore ndërkombëtare. Poet, dramaturg, kritik letrar, redaktor dhe pedagog, ai ka përfaqësuar Uellsin dhe Mbretërinë e Bashkuar në ngjarje letrare të shumta në mbarë botën. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë përfshirë në antologji prestigjioze, duke dëshmuar fuqinë dhe thellësinë e fjalës së tij.
PETER THABIT JONES ka lindur në Swansea, Uells, në vitin 1951. Ai është autor i gjashtëmbëdhjetë librave. Poezitë e tij, përfshirë edhe disa për fëmijë, janë përfshirë në libra nga botues të tillë si: PENGUIN, PUFFIN BOOKS, LETTS EDUCATIONAL, MACMILLAN EDUCATIONAL, HEINEMANN EDUCATIONAL, OXFORD UNIVERSITY PRESS, SIMON AND SCHUSTER, HODDER AND STOUGHTON, FRANKLYN WATTS, WH SMITH, UNIVERSITY TUTORIAL PRESS, HEINEMANN CENTAUR (Afrika e Jugut), SCHOLASTIC PUBLICATIONS (Australi), dhe TITUL PUBLISHERS – BRITISH COUNCIL MOSCOW (Rusi). Ky i fundit ishte një projekt madhështor edukativ i British Council në Moskë për t’u mësuar gjuhën angleze fëmijëve të shkollave të mesme në gjithë Rusinë.

Poema e tij KILVEY HILL është përfshirë në një dritare të përhershme prej xhami me vitrazh në shkollën “Saint Thomas” në “Eastside Swansea”. Shkolla u hap zyrtarisht në korrik të vitit 2007. Dritarja është vepër e artistes kryesore të vitrazheve në Uells, “Catrin Jones”.
Poezitë e tij janë transmetuar në televizionin britanik “HTV WALES”, televizionin amerikan, radion amerikane, televizionin rumun, televizionin serb, “BBC Radio 3” dhe “4”, “Radio Cymru” si dhe në kaseta edukative të “BBC” “SCHOLASTIC PUBLICATIONS” dhe në një “CD edukativ të MacmillanEducational.

Disa nga poezitë e tij janë përfshirë edhe në kasetën poetike “Stone Lantern – POETS WORKING IN WALES” dhe në kasetën “90/90” nga “New Hope International Press” (Mbretëritë e Bashkuara)

Veprat e tij janë botuar në shumë revista dhe gazeta, përfshirë:
“POETRY REVIEW (UK), CHILD EDUCATION (UK/Commonwealth), NEW ENGLAND REVIEW (SHBA), QUADRANT (Australi), PARNASSUS (Indi), CONVORBIRI LITERARE (Rumani), 2PLUS2 (Zvicër), JUNIOR EDUCATION (UK/Commonwealth), CUMBERLAND POETRY REVIEW (SHBA), NINNAU (SHBA), POETRY WALES (UK), THE POET’S VOICE (Salzburg), RENESANS (Iran), TVORBA (Sllovaki), SOUTH CAROLINA REVIEW (SHBA), PATERSON LITERARY REVIEW (SHBA), LIPS (SHBA), KOREAN EXPATRIATE LITERATURE (SHBA)”, si dhe shumë të tjera.

Ai përfshihet në THE NEW COMPANION TO THE LITERATURE OF WALES, në kapitujt për letërsinë të dy librave të historisë për Swansea, në një libër për Dylan Thomas-in dhe në shumë botime “Who’s Who of Poetry”

Peter ka fituar disa çmime prestigjioze për krijimtarinë e tij, përfshirë:
“ERIC GREGORY AWARD FOR POETRY (The Society of Authors, – Londër), THE SOCIETY OF AUTHORS AWARD (Londër), ROYAL LITERARY FUND AWARD (Londër), ARTS COUNCIL OF WALES AWARD (Uells), TED SLADE AWARD 2016 (Poetry Kit, UK), HOMER – EUROPEAN MEDAL FOR POETRY AND ART (2017), SHABDAGUCHHA JOURNAL POET OF THE YEAR (SHBA, 2017), NAJI NAAMAN LITERARY HONOUR PRIZE (2019), CROSS-CULTURAL COMMUNICATIONS LITERARY ARTS AWARD (SHBA, 2020).
Peter gjithashtu, është poeti dhe dramaturgu i parë në gjuhën angleze që ka marrë çmimin e ri nga “KOREAN POETS SOCIETY OF AMERICA/MIJU POETRY AND POETICS (2020)” për librin “Garden of Clouds/New and Selected Poems” dhe dramën “The Fire in the Wood”.

Jones ka fituar çmime në disa konkurse poetike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në prill të vitit 2014, ai u pranua në Shoqërinë “Phi Sigma Iota” në Universitetin Shtetëror të Salem-it, Massachusetts, SHBA, për kontributin e tij në letërsi dhe përkthime letrare. Ai mbajti fjalimin e Nderit para pranimit zyrtar.

Artikujt e tij, si “Ngjyra e të Thënit” (THE COLOUR OF SAYING), rreth mësimdhënies së poezisë në vendlindjen e Dylan Thomas, botuar nga QUADRANT (Australi), janë botuar në mbarë botën. “Alan Llwyd” skenaristi i filmit në gjuhën uellsiane të nominuar për Oscar HEDD WYN, ka thënë për të: “Peter Thabit Jones është mjeshtër i fjalës së saktë.”

Peter ka dhënë mësim për Letërsinë Angleze dhe Shkrimin Kreativ në Departamentin e Arsimit për të Rritur të Universitetit të Swansea për njëzet e dy vjet, derisa doli në pension në vitin 2014. Gjendet në listën e autorëve në Mbretërinë e Bashkuar të “Heinemann Educational” (Teaching Resources)
Jones ka performuar dhe ka mbajtur diskutime krijuese në shumë festivale, përfshirë: “UK YEAR OF LITERATURE 1995” (ku zhvilloi një mori poezish me pjesëmarrjen e Princit Charles), SWANSEA/CORK WRITERS’ EXCHANGE, LEICESTER POETRY FESTIVAL, URBANE GORILLA/SHEFFIELD CRUCIBLE THEATRE POETRY FESTIVAL (ku ishte bashkë me Roger McGough), WELSH ACADEMI SPRING TOUR OF WALES FESTIVAL, LAUGHARNE ARTS FESTIVAL, SWANSEA FRINGE FESTIVAL, DYLAN THOMAS FESTIVAL, SWANSEA FESTIVAL OF MUSIC AND THE ARTS, EDINBURGH FRINGE FESTIVAL, Takimi i 43-të dhe 44-t ndërkombëtar i shkrimtarëve në Beograd, Serbi, si dhe festivale në Rumani dhe në SHBA, si në MASSACHUSETTS POETRY FESTIVAL dhe CONFERENCE OF WORLD AFFAIRS në Colorado.
Në nëntor të vitit 1997, ai vizitoi Amerikën për dhjetë ditë, ku mbajti lexime letrare për organizata dhe shkolla në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Një nga këto lexime ishte me poetin e “Blues”-it Raymond R. Patterson nga Nju Jorku, i cili ligjëronte për formën poetike Blues në Universitetin e Nju Jorkut.

Jones u ngarkua nga WESTERN MAIL, gazeta kombëtare e Uellsit, për të shkruar pjesë me titull “POSTKARTË NGA NEW YORK”, ku përshkruante programin e tij dhe qëndrimin në Hotelin Chelsea, vendi ku qëndroi Dylan Thomas para vdekjes. Gjithashtu organizoi një intervistë me skulptorin David Slivka, i cili krijoi maskën e vdekjes së mikut të tij Dylan Thomas.

Peter është Themelues dhe Kryeredaktor i revistës poetike THE SEVENTH QUARRY, botuar në Swansea të Uellsit, me një perspektivë ndërkombëtare. Vince Clemente nga Nju Jorku ishte Konsulent Redaktor për Amerikën nga viti 2005 deri në vdekjen e tij në prill 2020. Revista u vlerësua me çmimin REVISTA E DYTË MË E MIRË E SHTYPIT TË VOGËL, 2006 nga “Purple Patch UK Awards”.

Kopjet e saj janë digjitalizuar nga THE POETRY LIBRARY në Londër, si faqja e saj zyrtare, më e vizituara në Britaninë e Madhe për poezinë.
Peter ka organizuar NGJARJET POETIKE TË SEVENTH QUARRY, që janë zhvilluar në “Qendrën Dylan Thomas”, në Swansea dhe në “Boathouse në Laugharne”. Pjesëmarrësi i parë në këtë seri ishte poeti amerikan Stanley H. Barkan.

Jones drejton gjithashtu THE SEVENTH QUARRY PRESS, që boton libra me poezi, prozë, art, letërsi për fëmijë, dramë dhe vepra me interes letrar nga autorë dhe artistë ndërkombëtarë.

Korrespondenca e tij 17-vjeçare me Vince Clemente, poet amerikan, biograf dhe Profesor Emeritus i Anglishtes në Universitetin e Nju Jorkut është arkivuar, së bashku me dorëshkrimet dhe librat e tyre, në Arkivin VINCE CLEMENTE PAPERS në Universitetin e Rochesterit, (Nju Jork).
Një përmbledhje e poezive të tij, THE LIZARD CATCHERS, u botua në vitin 2006 nga CROSS-CULTURAL COMMUNICATIONS, Shtëpia Botuese ndërkombëtare me bazë në New York e themeluar nga Stanley H. Barkan. Libri u nominua për listën e gjatë të LIBRIT UELLSIAN TË VITIT 2007. Një edicion i tretë u botua në vitin 2008. Peter është redaktori i serisë Welsh Poets për Cross-Cultural Communications dhe përfaqësues i saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Poezia e tij I WANT TO BE AN ASTRONAUT u përfshi në kurrikulën zyrtare të gjuhës angleze të Qeverisë Britanike për të gjitha provimet vjetore në shkollat e mesme në vitin 2006. Poezia LAVACOURT, WINTER: 1881, për piktorin Monet, u përdor në një kurs Poezie dhe Arti në “North Michigan University”, SHBA.

Poezitë LIVERPOOL QUARTET, për The Beatles, dhe ELVIS, janë adaptuar në këngë nga këngëtari dhe kantautori Terry Clarke. Tre poezi të tij janë përfshirë në ciklin muzikor SOME FAITH, për kitarë klasike, piano dhe zë, kompozuar nga Christopher Weeks. Poezitë e tij janë transmetuar edhe në shërbimin DIAL-A-POEM të Këshillit të Arteve në Uells. Poezia HARP, e frymëzuar nga performanca e harpistes mbretërore Jemima Phillips (së bashku me poeten Aeronwy Thomas, vajza e Dylan Thomas), është përfshirë në faqen zyrtare të harpistes. Filmi ka fituar disa çmime ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Uells (2017) dhe Filmi Më i Mirë Artistik në Festivalin e Filmit të Evropës Lindore (2022). Poezia u botua gjithashtu në broshurën zyrtare informuese për përurimin në nëntor 2024 të një skulpture përkujtimore për ushtarët e lagjes Eastside në Swansea që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore. Skulptura ndodhet pranë urës Tawe në Swansea, Uells.

Një lexim i plotë skenarit të dramës së tij UNDER THE RAGING MOON / ONE NIGHT WITH DYLAN THOMAS u zhvillua në Shtëpinë e Lindjes së Dylan Thomas në Swansea, në dhjetor 2022, si dhe në Festivalin Swansea Fringe 2023.

Materialet në këtë faqe interneti po arkivohen nga Biblioteka Kombëtare e Uellsit dhe British Library. Poezia BEREAVEMENT (nga cikli për djalin e tij të dytë, Mathew), nga libri amerikan The Lizard Catchers, u transmetua më 11 shtator 2007 në emisionin “Art Forum” në “Cablevision Channel 20”, Long Island, Nju Jork, pjesë e skenës poetike “The North Sea Poetry Scene”. Emisioni u drejtua nga “Tammy Nuzzo-Morgan” dhe “Barbara Reiher-Meyers”.

Ai u ftua në Serbi në shtator 2006 dhe 2007 nga Shoqata e Shkrimtarëve Serbë për të marrë pjesë në Takimet Ndërkombëtare të Shkrimtarëve në Beograd.

Poezitë e tij janë përkthyer në mbi 22 gjuhë, përfshirë: rusisht, serbisht, frëngjisht, persisht, hebraisht, turqisht, japonisht, katalanisht, tagalog (filipinase), gjermanisht, sicilianisht, spanjisht, koreanisht, arabisht, portugalisht, bengalisht, hollandisht, sllovakisht dhe rumanisht.
Poezia e tij PEACE fitoi Çmimin e Parë në Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Poezisë për Paqen 2007, organizuar nga poetja persiane dhe akademikja Dr. Rira Abbassi. U përkthye në persisht dhe u botua për prezantimin në festival. Jones iu dha një statujë e gdhendur si çmim nderi. Në mars 2008, Peter bëri një turne gjashtëjavor në SHBA bashkë me Aeronwy Thomas, duke marrë pjesë në lexime poetike dhe diskutimr në universitete, qendra poetike dhe vende të tjera nga Nju Jorku deri në Kaliforni. DYLAN THOMAS TRIBUTE TOUR u organizua nga Stanley H. Barkan në bashkëpunim me Vince Clemente. Intervista e Peter-it me Aeronwyn dhe botuesin e saj britanik Martin Holroyd u botua në South Carolina Review (SHBA).

Në maj të vitit 2008, atij iu kërkua, së bashku me Aeronwy Thomas, të shkruanin udhëzuesin “Dylan Thomas Walking Tour” për Greenwich Village, New York. Kjo kërkesë, erdhi nga Catrin Brace e Qeverisë së Kuvendit të Uellsit në New York. Tani ky udhëzues është i disponueshëm si libër xhepi për turistë, si aplikacion për smartphone si dhe një tur i udhëhequr nga kompania New York Fun Tours.

Ky tur shënoi nisjen e fushatës për 100-vjetorin e lindjes së Dylan Thomas (DT100) në Amerikë në vitin 2014. Peter mori pjesë në lançimin në New York, së bashku me Kryeministrin e Uellsit, i nderuari Carwyn Jones, Hannah Ellis (mbesa e Dylan Thomas), si dhe përfaqësues nga DT100, Literature Wales dhe British Council.

Libri përmendet gjithashtu në një seksion për Dylan Thomas në Enciklopedinë e Qytetit të New York-ut / Botimi i Dytë (Yale University Press).
Jones ka qenë si poeti i ftuar në një DVD të prodhuar nga Poetry Works, USA, për The Poetry Center, në Passaic Community College, New Jersey, SHBA. Në vitin 2008, u ftua të merrte pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Satu Mare, Rumani. Poezitë e tij, të përkthyera në gjuhën rumune u lexuan nga Dr. Olimpia Iacob, dhe mbajti një ligjëratë për Dylan Thomas. Kjo ligjëratë që u botua në revistën POESIS, redaktuar nga poeti rumun George Vulturescu, i cili ishte gjithashtu organizatori i Festivalit.

U rikthye në Rumani në nëntor të vitit 2009 si poet i ftuar dhe mori pjesë në promovimin e botimit të dramës së tij poetike THE BOY AND THE LION’S HEAD. Gjithashtu mbajti lexime poetike dhe ligjërata – workshope në tre kolegje. Vizita u organizua nga Dr. Olimpia Iacob.

Në vitin 2009 iu kërkua të merrte pjesë si poet në projektin IMMAGINE & POESIA, një lëvizje artistiko-letrare e themeluar në Torino, Itali, në vitin 2007, në një projekt të vazhdueshëm të Artit dhe Poezisë. Që atëherë, Peter ka bashkëpunuar me artisten italiane Lidia Chiarelli, artistin nga New York-u Adel Gorgy, dhe artisten nga Big Sur, Carolyn Mary Kleefeld. Tani është Anëtar Nderi i projektit dhe përfaqësuesi në Mbretërinë e Bashkuar. Peter u ftua sërish në Shtetet e Bashkuara në prill dhe maj 2009, nga University of Colorado, në Boulder, Colorado, për një javë aktivitetesh në Konferencën Botërore në muajin prill. Një muaj më pas, maj 20029, zhvilloi një seri leximesh dhe ligjëratash letrare në New York, ku u prit nga Professor Sultan Catto në City University of New York – The Graduate Center, dhe nga botuesi i tij amerikan Stanley H. Barkan.

Gjatë qëndrimit në New York, Peter mori gjithashtu pjesë në një projekt të ri me Stanleyn: xhirimet e DVD-së “WALKING WITH DYLAN THOMAS”, e cila bazohet në udhëzuesin popullor “Dylan Thomas Walking Tour of Greenwich Village, New York”, shkruar nga Peter dhe Aeronwy. DVD-ja përfshin Peterin si narrator, lexime poetike nga një grup poetësh të Cross – Cultural Communications, përfshirë Stanleyn, si dhe këngë për Dylan Thomas nga kantautori Terry Clarke. Peter regjistroi një pjesë të shkurtër nga hyrja e UNDER MILK WOOD për faqen e internetit të gazetës South Wales Evening Post të dedikuar Dylan Thomasit, në vitin 2009. Ai u regjistrua në studiot historike të BBC-së në Swansea, ku Dylan Thomas dhe aktori uellsian Richard Burton kishin bërë regjistrime. Peter u intervistua gjithashtu në video nga gazetari dhe redaktori i faqes së internetit të POST-it, Paul Turner. Ai ishte organizator dhe bashkëdrejtor i DYLAN THOMAS IN WALES, një seminar letrar 12-javor i ofruar nga Knox College (Illinois, SHBA), në bashkëpunim me Carl Sandburg Birthplace (Amerikë), The Seventh Quarry Swansea Poetry Magazine, Cross-Cultural Communications (New York), dhe “Qeverinë e Asamblesë Uellsiane në New York”. Në SHBA, studentët studiuan jetën dhe veprën letrare të Dylan Thomas; në Uells, si dhe ndikimin e historisë natyrore dhe dinamikës kulturore të Uellsit në veprën e tij. Organizatori dhe drejtori në SHBA ishte poeti dhe profesori Robin Metz nga Knox College. Seminari u zhvillua në mars të vitit 2010.nPeter u rikthye në SHBA në pranverën e vitit 2010. Ai ishte poet vizitor në Universitetin Binghamton, ku u prit nga Maria Mazziotti Gillan dhe botuesi i tij në New York, Stanley H. Barkan. Gjithashtu mbajti lexime dhe ligjërata në vende të ndryshme në New York, përfshirë Baruch College. Më pas udhëtoi në Big Sur, Kaliforni, për një seri leximesh, dhe qëndroi atje si shkrimtar rezident, i ftuar nga poetja dhe artistja Carolyn Mary Kleefeld, gjatë muajit maj.
Drama poetike e tij e botuar, THE BOY AND THE LION’S HEAD, pati premierën botërore në Carmel, California, nën regjinë dhe produksionin e John Dotson, poet, dramaturg dhe biograf. Martin Shears, kantautor nga Monterey, u ngarkua të kompozonte një uverturë për shfaqjen e dramës poetike.
Një përmbledhje e re poetike, POEMS FROM A CABIN ON BIG SUR, që përshkruan periudhën e Peterit si shkrimtar rezident, u botua nga Cross-Cultural Communications, New York, në maj 2011. Poemat shoqërohen nga një përzgjedhje fotografish dhe një hyrje nga Vince Clemente, poet, kritik dhe Profesor Emerit i Poezisë nga Nju Jorku.Që atëherë, Peter ka qenë shkrimtar i stinës veror si rezident dy mujor në Big Sur nga viti 2011 – 2019, ku ka marrë pjesë edhe në aktivitete si në Monterey dhe në Henry Miller Memorial Library, në Big Sur.

Peter ka shkruar dramën me titull THE FIRE IN THE WOOD, bazuar në jetën e skulptorit të Big Sur-it, Edmund Kara, i njohur për skulpturën e Elizabeth Taylor në filmin THE SANDPIPER (ku luan edhe Richard Burton), si dhe për skulpturën The Phoenix, e vendosur në tarracën e Nepenthe Restaurant në Big Sur. Libri i kësaj drame u botua në vitin 2017.

Një portret i Peterit, nga artisti amerikan me prejardhje indiane David Bunn Martine, është i ekspozuar gjithmonë në The Poetry Place, Long Island, SHBA. Një portret i ri i tij u krijua në vitin 2018 nga artistja me bazë në Australi, Svetlana Deric Jannace.
Peter ka marrë pjesë në konferenca në Colorado, Boston, Pennsylvania dhe Kanada. Së bashku me Stanley H. Barkan nga Cross-Cultural Communications në New York, organizoi një Festival Ndërkombëtar Poezie (2011), si dhe një Festival Teatri (2012) në Teatrin Dylan Thomas në Swansea, Uells.

Poezitë e tij STONES dhe BEREAVEMENT u përfshinë në ekspozitën RHYTHMS… Winter to Fall and Other Works nga artisti i Nju Jorkut Adel Gorgy, mbajtur në Bay Area Friends of the Fine Arts Gallery, në Sayville, New York, në tetor 2011.

Përmbledhja SELECTED POEMS (në anglisht dhe rumanisht) u botua në Rumani në vitin 2016.

Dy kapituj të një libri kritike letrare nga Profesor Alexandru Zotto, një kritik i njohur rumun, i janë kushtuar poezisë dhe dramës së Peterit në librin INTERMINTENTE/CRITICE III/ESEURI DESPRE POEZIE, botuar nga Citadela Publishing, Rumani.

Drama e Peterit, THE FIRE IN THE WOOD, për jetën dhe veprën e skulptorit kalifornian Edmund Kara, pati premierën botërore në The Actors Studio Theatre në Newburyport, Massachusetts, në maj 2017. U shfaq për katër mbrëmje dhe u drejtua nga Marc Clopton, i cili e përshkroi si “magji e kulluar teatrale”. Lidhja me teatrin u realizua përmes poetit dhe dramaturgut amerikan Peter Fulton. Në kastin amerikan ishin Joe Dominquez, Liam Tulley, Allyn Gamble, Charles Bradley, Sherry Bonder dhe John Tavano, (kompozitor në kitarë).

Atij i është besuar të shkruajë tre librete për opera nga kompozitorja me bazë në Luksemburg Albena Petrovic-Vratchanska. Libreti i parë, Ermesinde’s Long Walk, (oper e njohur), pati premierën botërore në Philharmonie Luxembourg në nëntor 2017 dhe u shfaq gjithashtu në Centre Culturel Altrimenti, Luksemburg, në dhjetor 2017. Në shkurt 2018, u shfaq edhe në Castello Ducale,Torremaggiore, (Itali). Libreti i tij i dytë, Love and Jealousy, një oper e plotë me orkestër, me Albena dhe Svetla Georgieva (libretiste), pati premierën botërore në National Opera House Stara Zagora, Bullgari, në maj 2018. Ermesinde’s Long Walk u vu në skenë gjithashtu në këtë skenë opere në dhjetor 2018 dhe në projektin Spaziomusica në Cagliari, Itali, në tetor 2023.

Love and Jealousy pati një tjetër premierë në Théâtre National du Luxembourg në dhjetor 2019. Pjesa “The silence between us”, nga kjo opera, e performuar në qershor 2021 në Chamber Hall, Bullgari, fitoi çmimin “Eternal Music” 2021 nga kanali televiziv bullgar Channel – 1 Вечната Muzika dhe gjithashtu Çmimin e Madh-Ngjarja e Vitit 2021, në televizionin kombëtar bullgar. Kjo pjesë u shfaq edhe në Foyer européen në Luksemburg në janar 2025.

Premiera e operës së tretë, World of Dreams, me libret nga Peter dhe muzikë nga Albena, u mbajt në Sofia National Opera, Bullgari, më 25 qershor 2023. Ai është i përmendur në librin MY OPERA WORLD, mbi operat e Albenës, botuar nga Loctanphare Editions, Francë, në vitin 2023.

Dy nga tekstet e këngëve nga opera Ermesinde’s Long Walk janë përfshirë në albumin e Albenës për vitin 2024, Sanctuary/Melodies for voice and piano, botuar nga Naxos Records.

Drama e tij THE FIRE IN THE WOOD pati premierën në Bregun Perëndimor të SHBA-së në maj-qershor 2018. Produksioni i Unicorn Theatre u zhvillua në Henry Miller Library, Big Sur, dhe në Carl Cherry Center for the Arts, Carmel.
Regjia u bë nga Carey Crockett, ndërsa aktorët ishin Skip Kadish, Robert Blaine Yeats, Kathleen Baer, Flora Anderson, Robert Colter dhe Vivian Danzer. Muzika për shfaqjen u kompozua nga Thomas Burks.

Drama e tij në vargje THE BOY AND THE LION’S HEAD u vu në skenë gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës dhe Arteve në Swansea, në vitin 2018. Me regji të Steve Grey, aktorët pjesëmarrës ishin Jill Goodwin-Croke, Julie-Anne Grey, Steve Grey dhe Evan Elias.

Poezia e tij LAMENT FOR SOLDIERS OF THE FIRST WORLD WAR është pjesë e filmit të shkurtër BELLS ON THE WESTERN FRONT, me regji dhe prodhim nga Franco DeMarco (Holly Tree Productions). Filmi ka fituar disa çmime ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Uells në vitin 2017 dhe Filmi më i Mirë Artistik në Festivalin e Filmit të Europës Lindore 2022. Poezia u publikua gjithashtu në broshurën zyrtare me rastin e zbulimit të një skulpture përkujtimore në nëntor 2024 për ushtarët e Eastside Swansea që humbën jetën në Luftën e Parë Botërore. Skulptura ndodhet pranë urës Tawe në Swansea, Uells.

Një lexim i plotë i skenarit të dramës së tij UNDER THE RAGING MOON/ONE NIGHT WITH DYLAN THOMAS u zhvillua në shtëpinë e lindjes së Dylan Thomas në Swansea, në dhjetor 2022 dhe në Swansea Fringe Festival 2023.

Materialet e këtij uebi po arkivohen nga Biblioteka Kombëtare e Uellsit dhe Biblioteka Britanike.

http://www.peterthabitjones.com/

http://www.seventhquarrypress.com/