(Me rastin e 18-vjetorit të vajtjes në amëshim)
Sot, kujtimi për babanë tonë është po aq i gjallë sa ditën kur u largua nga kjo botë.
Ai u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, duke na lënë pas boshllëkun e madh që vetëm humbja e një prindi mund ta krijojë. Por, mbi të gjitha, na la një trashëgimi shpirtërore e morale që do të ruhet brez pas brezi.
Për të gjithë ata që e patën njohur, ai ishte dhe do të mbetet: burrë i fjalës, i besës, patriot, shumë i lexuar, arsimdashës dhe artdashës, i dashuruar pas Kosovës dhe demokracisë, liridashës, stoik, trim, familjar i përkushtuar, punëtor, mik i pashoq, mikpritës e bujar, prind i dashur, bashkëshort i rrallë, gjysh i mrekullueshëm, njeri i sakrificës, model i asaj që të gjithë ëndërrojmë të jemi…
Ai nuk na la pasuri materiale me të cilën të mburremi. Në vend të saj, na la trashëgim virtytet dhe dy vepra të çmuara – dy gurë themeli të trashëgimisë së tij – që janë udhërrëfyes moral për ne dhe për brezat që do të vijnë.
1. Një vepër titanike – një “ENCIKLOPEDI E VOGËL” prej 1.200 faqesh, të ilustruara me tekst, histori, pershkrime, biograi njerezish, fotografi, skica, harta dhe skema – peme – gjenealogjike, të botuara në pesë volume, me titull: “BERISHAJT E TROPOJËS – SAGA E NJË FAMILJE SHQIPTARE NGA VERIU”.
Aty ai dokumentoi historinë e fisit të Berishëve – fisi më i vjetër i Gegnisë Shqiptare, i njohur si I tillë nga antropologët shqiptarë dhe të huaj. Rrënjët e tij shkojnë deri në vitin 1278. Ai ndoqi gjenealogjinë për 15 breza, gjysma e të cilëve ishin myslimanë dhe gjysma tjetër katolikë, duke dëshmuar bashkëjetesën dhe trashëgiminë e përbashkët. Nuk ka asnjë anëtar të fisit Berishë, të lidhur me familjen tonë, që të mos jetë evidentuar me rrënjë e degë në atë “enciklopedi”.
2. Një vepër letrare të titulluar “I ARDHUR NGA KATEDRA E FERRIT”, një dëshmi e guximshme dhe e dhimbshme mbi krimet e regjimit komunist. E bazuar në historinë e vërtetë të intelektualit tropojan OSMAN ISLAMI, i cili përjetoi burgjet dhe persekutimin komunist që i shkatërruan jetën, ky libër është shkruar me ndjenjë, dhimbje dhe të vërtetë tronditëse. Po të kishte pasur mbështetjen e botuesve të mëdhenj, ai do të ishte pa dyshim një “best seller” i denjë për t’u lexuar nga brezat.
Sot, në këtë përvjetor të 18-të, ne – fëmijët, Mali, Rasimi dhe Flutura – bashkë me bashkëshortët tanë, Donika, Sadetja dhe Agimi, si dhe me fëmijët, nipërit dhe mbesat, themi me një zë:
Pusho në paqe, babai ynë i dashur!
Trashëgimia jote do të mbetet përjetësisht dritë dhe udhërrëfyes në zemrat tona.
R.I.P
Erion Berisha
Kreshnik Berisha
Shkelqim Berisha
Besnik Berisha
Fatime Mehmeti
Faton Mehmeti
Mukades R Berisha
Nushe Berisha Nenada
Erzen Laci
Skender Berisha
Fadil Berisha Photography
Fadil Berisha Art
Freskida Berisha
Met Mehmeti


















