NIS MBLEDHJA E KUVENDIT TË KOSOVËS, LDK PREZANTON MOCIONIN E MOSBESIMIT. ALBIN KURTI NUK ËSHTË NË SALLË

Kuvendi i Kosovës po shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, perkatesisht të 44 deputetëve.

Lidhur me çështjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti kanë reaguar edhe ambasadat.

Franca dhe Gjermania janë shprehur të brengosura për situatën politike në Kosovë, në kohën kur uniteti politik është i nevojshëm për t’u përballur me krizën e COVID-19.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të këtyre dy vendeve, thuhet se “Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u përballur me këtë krizë. Prandaj, u bëjmë thirrje që vota e votëbesimit ndaj Qeverisë të rishqyrtohet ose të shtyhet”.

Sa i përket marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, diplomacitë e këtyre dy vendeve thonë se, “presim që të dyja palët të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hequr pengesat për rifillimin e dialogut”.

Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se i vjen mirë që në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here