NEKROLOGJI-
I MORA SOT DY GISHT LETËR,
DHE SHKROVA NJË…NEKROLOGJI…
E DHIMBSHME…
E KOBSHME…
MË E TRISHTA SE CDO TJETËR,
SHKRUAR NE HISTORI,
EDHE NË NGJARJET ME TË PËRBINDSHME…
VËLLEZËR,MOTRA,MIQ E JU MIKESHA,
NGUSHËLLIMET E MIA!…
PLANETI YNË SOT VDIQ,
NDËRROI JETË…
TOK ME TË ,VDIQ EDHE SHKENCA,
PO,PO!…NA LANË TË DYJA…
NDAJ,JU DHËNTË ZOTI FORCË!…
TË RRONI VETË!…
NJOFTOVA MENJËHERE GALAKSINË TONË,
SE,TASHMË…DO KISHTE NJE PLANET ME PAK,
LAJMËROVA DHE GJITHË GALAKSITË E TJERA,
PËR KËTË SUPER TRAGJEDI…
NDËRKOHË QË PLANETET
NA KISHIN ARDHUR MU NE PRAG
HUTUAR E DERGJUR NE PASIGURI…
E PASHË HËNËN,
ZHYTYR NE KUJË E LOT,
GJER NË DHIMBJE E PIKËLLIM,
DHE DIELLIN,
ME LOTIN E THARË,
NË ZJARRIN E RREZEVE PËRVËLUESE,
SHPËRNDARË MBI ARKIVOLIN,
E PLANETIT TONË MJERAN…
ASKUSH SI PAJTONTE DOT,
NE KËTË CAST SUBLIM,
NË VAJIN MBI PLANETIN E VRARË
DHE SHKENCËN,
QE DERGJET LETRASH,TË NXIRA KATRAN!…
ME SIGURI,
DO MBETEM LAJMËSI MË I PAFAT,
PSE JO,DHE LAJMËSI I FUNDIT NE PLANET
I KËTIJ PLANETI,
QË SAPO MBYLLI SYTË…
SEPSE NESËR…
PO,PO! PIKËRISHT NESËR,
TË GJITHË DO TË NGJITEMI LART,
(NËSE,NDOSHTA,MARSI
HAP KRAHËT E NA PRET?!…
QË T’MOS SHUHEMI
NJËSOJ SI ISH-BUJTINA TOKË…
NË TË NJEJTËN DITË…
SI LAJMËSI MË FATKEQ I HISTORISË,
YJET NGADO,SHPREHEN HABI
MES LOTËSH,QË U VARESHIN SI LLAVË,
MË PYETEN
TEJ E MBANË GJITHËSISË:
SI NDODHI KJO DRAME?!
Ç’ISHTE KJO TRAGJEDI?!…
SI U SHUA TOKA KËSHTU,
NË VETËM PAK JAVË?!…
U BËNË PAFUND HIPOTEZA,
SIÇ NDODH RËNDOMË
NË TRAGJEDI SI KJO…
-“MOS E VRANË MONGOLET E XHENGIZHANIT?!”…
-“MOS E VRANË MANCURËT KINEZË?!”…
-“JOOO!”…
-“APO NDODHTA ROMA E JUL ÇEZARIT DHE OKTAVIANIT?!”..
DIKUSH THOSH:
-E VRAU HANIBALI VETË.”
DIKUSH -ALEKSANDRI I MADH…
-“LËRE,LËRE-THA NJË I TRETË,
ME SIGURI ISHTE NAPOLEONI…”
(JO,PO…ROBESPJERI…)
TË TJERË THANË:
LUIGJI I 14-TË(KATËRMBËDHJETË)…
APO KU I DIHET
SULLTANËT OSMANË…
KURSE,ATA,MË KOMPETËNTËT,
THIRRËN NJËZËRI:
-“MOS E DISKUTONI!
JANË NGJALLUR DUÇJA DHE HITLIERI!”
UNË S’MUND TË JEM
AS ARBITRI,AS GJYQTARI,
QË TË VULOS,
CILI NGA KËTA KA TË DREJTË?!…
NDONËSE,EDHE UNË E KAM
NJE HIPOTEZË…
MOS,NDOSHTA,NE,NË SHEKUJ,
PRODHUAM NGA NJË GUR VARRI,
DUKE E VRARË SI PADASHJE,
PLANETIN TONË VETË,
TEKSA I GRABITËM GJITHCKA
DHE E SHENDRRUAM
NË VARREZË…
JA VODHËM PYJET
DHE TËRË QILIMIN E BLERTË,
MES KATËR RRUGËSH,LAKURIQ E LAMË,
NJË NGA NJË,JA SHQYEM MUSHKËRITE,
HELMUAM KAFSHË,BIMË,LULE E BLETË,
ME DHUNËN E ATOMIT,
GJER NË GEN,PLANETIN E VRAMË,
JA MORËM JETËN ME NATË E ME DITË…
HEEEJ!
JU HUMANËT E GJALLË
TË PLANETIT TË VDEKUR!…
KA 10 MIJË VJET
QË NJERIU PRODHON ANTI-NJERIUN,
MIZOR…SUPER ARMIK…
ME GURIN E LATUAR,
ME HESHTA,TOPUZË E SHIGJETA,
ME BARUTIN FLAKË TË NDEZUR…
E DERI TE ARMATIMI BANAL KIMIK E ATOMIK…
PËRSE,PËRSE?!…
THJESHTË,PËR TE SUNDUAR,
E,MJERISHT,
PËR TE PROVUAR
SA E PAVLERË ËSHTË JETA!…
KËTË BËRI SHKENCË-MAVRIA…
INVESTOI ME SHUMË VDEKJE
SE SA JETË!…
DHE,JA!
RA DHE AJO,E VDEKUR PËRDHE…
PAPRITUR DIKUSH
I VRAU TË TRIA:
NJERIUN,SHKENCËN DHE PLANETIN E SHKRETË…
E NA LA TE GJITHËVE
PA ATDHE…
PO,KUSH ISHTE,KUSH,
AI,QË BËRI,MES NESH,BATËRDINE?
NUK ISHTE ASPAK,JO,ASPAK
BOMBA ATOMIKE…
POR,NA U VËRSUL PA MËSHIRË,
E,ASKUSH NUK E PA,ASKUSH…
NGA DUART NA MORI,
NËNËN,BABËN,FËMINË,
NJË VIRUS
…CORONA MIKROSKOPIKE…
AH JO!
NDJESË!NUK NA VRAU VIRUSI MËNXYRË…
ASPAK!
GABOVA UNË QË NE QASJE…
NE E VRAMË ME DUART TONA
TË SHTRENJTËN NATYRË,
PLANETIN,PLAK…
DERISA,ME NE FUND,
BËMË VETËVRASJE…
NA SULMOI KORONA ME USHTRINE E SAJ
FANTAZËM
(NDËRKOHË,MJERISHT, SE VUME RE ASPAK)
KJO “QËNIE” MIKROSKOPIKE,
DHE,PSE JO, NA MBYLLI NË SHTATË DRYNA,
E NA E BËRI TETË ME DY…
NA I MORI JETËT NJERËZORE,
SIC MERR JETËT E KECAVE NJË KASAP,
NJËSOJ SI NË DRAMAT E TMERRSHME
APOKALIPTIKE,
MBUSHUR PLOT ME VIKTIMA
ME GJYSHËR,PRINDËR TË RINJ E FËMIJË…
I ZURI NE GJUMË
TËRË USHTRITË E PLANETIT TONË MISTER
NGA KINA , NË AMERIKË…
HABITEM,SI NUK U ZGJUA NGA GJUMI
AS USHTRIA 7500-SHE
E TERRAKOTAVE TË KINËS ANTIKE!…
PËRSE JU,O FAKIRË
NUK E BRAKTISËT PERANDORIN TUAJ
VETËM NJËHERË,
T’I DILNIT VIRUSIT NË PRITË
E TA GODISNIT
ME ARBALETAT TUAJA MITIKE!…
NEJSE!
“MIRË” TË NA BËHET
PËR HELMIN QË NA SERVIRI!?…
QËKUR EUROPA,E MË TEJ…
TËRË BOTA SPORTIVE,
KREJT MËNDJELEHTËSISHT,
BËNTE HARAKIRI,
DUKE I VRARË ME BUZEQESHJE,
TIFOZËT PA FAJ
(NGA MILANOJA,LONDRA,BARCELONA E MADRIDI)
YSHTUR NGA GRYKESIA E MAKUTËRIVE,
ME MASKARADAT VETËVRASËSE
TË SPEKTAKLEVE IDIOTE
PA MORAL E PA SKAJ…
TASHMË JANË PËRGATIRUR,
EDHE MARSHET FUNEBRE,
SHKRUAR NË NOTA E PENTAGRAME,
LUAJTUR NE KORNE,TROMPË,BURI E FLAUT…
TIK-TAK-ET E MEKURA,
AORTAVE TË CDO ZEMRE,
DERGJEN NE PELEGRINAZHIN
E NJË DRAME…
TOKA VDIQ…
SHKENCA RA KNOCKOUT…
MJERISHT,E VËRTETË…
TË RROJMË VETË!…
TANI…RRIMË,VETËM RRIMË,
E,PA BUSULL,PRESIM
MES OQEANIT,PLOT DALLGË E STUHI,
AKOMA ME NJË TË VOGËL SHPRESË…
NËSE,KËTYRE ANËVE
ALIENËT ZBRESIN,
T’U LUTEMI
T’NA DËRGOJNË DREJT NJË PLANETI TË RI,
PA KURRËFARË KOMPLEKSI
SE UFO
EMRI DO NA MBESË…
HEEEEJ!
JU LIDERË TË KËTIJ PLANETI,
QË S’NA E MBAJTËT DOT
PLANETIN MBI SHINA!…
STOP,MARRJES SË SHKENCËTARËVE
ZVARRË!
LËRINI ATA TË LIRË E TË QETË!…
BOLL PRODHUAN PËR JU
BOMBA E MINA!…
SE VETËM ATA MUND TA MBAJNË
PLANETIN GJALLË,
VETËM ATA
MUND TË NA MBAJNË NË JETË…
FJALOR:
1.TERRAKOTA-USHTAR KINEZ PREJ QERAMIKE ME PËRMASA FIZIKE REALE.
2.ARBALETAT-HARK-PERDORUR VETËM NGA KINEZËT…
DURRES,
25.03.2020