Zhvillimi dhe funksioni i shprehjes ‘po’ në gjuhën shqipe ofrojnë një dritare të rëndësishme se si mund të dekodohet dhe ri-shqyrtohet sistemi indo-evropian në tërësinë e tij. Strukturat e nyjeve të paravendosura, apo zhvillimi i sistemit rasor, dëshmojnë se shqipja nuk ka qenë thjesht përfituese, por një donatore strukturore në arealin e lashtë ballkanik ».
Prof. Doc: Brian D. Joseph – Albanolog
U zhvilluar në universitetin e Bazelit Kolekiumi shkencor:
“Gjurmimi i Shqipes në Kohë, Hapësirë dhe Tekste”.
Komiteti organizues përfshin studiues nga Universiteti i Bazelit, Departamenti i Qytetërimeve të Lashta, dhe Universiteti i Zyrihut, të Bazlit dhe Akademisë së Shkencave të Zvicrës;
Michiel de Vaan (University of Basel)
Sergio Neri (University of Basel)
Alexander Robert Herren (University of Basel)
Gerard Spaans (University of Basel)
Alicia Gersbach (University of Basel)
Ledio Hala (University of Regensburg and University of Zurich)
Cristiana Lucchetti (University of Zurich)
Florian Wandl (University of Zurich)
Kolekiumi Shkencor “Gjurmimi i Shqipes në Kohë, Hapësirë dhe Tekste”, i zhvilluar në Universitetin e Bazelit më 8–10 qershor 2026, nën përkujdesjen e indo-evropianistit Prof. Dr. Michiel de Vaan, përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e studimeve albanologjike dhe indoevropiane. Aktiviteti mblodhi një numër të konsiderueshëm studiuesish nga bota akademike evropiane dhe amerikane, ndër të cilët spikati veçanërisht Prof. Brian D. Joseph, një nga autoritetet më të njohura në fushën e gjuhësisë historike.
Në referatin e tij mbi negacionin në gjuhën shqipe, Joseph e interpretoi këtë kategori si një mbetje strukturore të një shtrese shumë të hershme të gjuhës njerëzore, duke e lidhur atë me fazat më arkaike të paradigmës indoevropiane.¹
Një nga tezat qendrore të paraqitura prej tij, tezë që përbën boshtin e punimeve të tij të fundit mbi rindërtimin e paradigmave të shqipes së vjetër, ishte vazhdimësia afatgjatë fonologjike, morfologjike, leksikore, gramatikore dhe semantike që karakterizon gjuhën shqipe. Sipas Joseph: “Shqipja është keqkuptuar shpesh historikisht si një gjuhë e mbingarkuar nga huazimet, duke i fshehur kështu vlerën e saj reale. Megjithatë, kur gërmojmë nën shtresat sipërfaqësore leksikore, zbulojmë një qëndrueshmëri strukturore dhe fonetike të jashtëzakonshme. Analiza e thelluar e proto-shqipes tregon se kjo gjuhë funksionon si një dëshmi fosile e gjallë, duke ofruar një dritare unike dhe të pazëvendësueshme drejt formave më arkaike të paradigmës indoevropiane.”²
Përmes analizës së rrënjëve monosilabike dhe të formave gramatikore, Joseph argumentoi se shqipja ruan një numër të konsiderueshëm elementesh që mund të konsiderohen fosile gjuhësore, të afta të ndriçojnë fazat më të hershme të evolucionit indoevropian.³
Në këtë kuadër, ai përdori një metodologji të kombinuar, leksikore, semantike dhe sociolinguistike, duke ndërtuar konceptin e Proto-Shqipes (Prehistorik of Albanian) përmes një sistemi tre-burimor, i cili ndërthur analizën e të dhënave të brendshme të shqipes, krahasimin indoevropian dhe dëshmitë areale ballkanike.⁴ Ky projekt u zhvillua në bashkëpunim me nisma të tjera madhore të Universitetit të Bazelit mbi Shqipen Arkaike, të drejtuara nga Michiel de Vaan, i cili prej vitesh ka kontribuar në rindërtimin e shtresave të hershme të gjuhëve indoevropiane.⁵
Puna e Joseph u përqendrua në kapërcimin e asaj që ai e quajti “errësira dokumentare” e shqipes, mungesa e dëshmive të drejtpërdrejta të fazave të hershme të gjuhës. Përmes metodës krahasuese, ai tregoi se struktura fonetike dhe morfologjike e shqipes, sidomos dallimet e thella dialektore, pasqyrojnë rregullsi të plota zhvillimi që nga periudhat parahistorike.⁶
Në studimet e tij të mëparshme, në kuadër të Balkan Sprachbund, Joseph kishte analizuar marrëdhëniet ndërmjet ndikimeve strukturore të gjuhëve fqinje dhe elementit autokton shqiptar. Ai vuri në dukje se dukuri të tilla si grimca e kohës së shkrirë “po”, strukturat e nyjeve të paravendosura, apo zhvillimi i sistemit rasor, dëshmojnë se shqipja nuk ka qenë vetëm përfituese, por edhe donatore strukturore në arealin e lashtë ballkanik.⁷
Në debatin shkencor të kolekiumit, Joseph mbajti një qëndrim të patundur përballë qasjeve skeptike, sidomos atyre të disa studiuesve nga Europa Lindore, të cilët shpesh e kanë trajtuar shqipen si një gjuhë të vonë ose të mbingarkuar nga huazimet. Përkundrazi, ai e konsideron shqipen një degë të veçantë paralele të familjes indoevropiane, në të njëjtin nivel me degët indo-iraniane, kelte apo anatoliane, ku çdo element morfofonetik bart një informacion të çmuar mbi zanafilla e të folurit njerëzor.⁸
Referencat :
1-Brian D. Joseph, “The Modern Greek Negator mi(n) as a Balkanism,” Balkanistica (2001).
2-Citim nga materiali i prezantuar në kolekium; për një trajtim të ngjashëm, shih Brian D. Joseph, “On the Prehistory of Albanian,” Indo-European Linguistics (2020).
3-Eric P. Hamp, Selected Papers on Albanian Linguistics (1963–2010).
4-Benjamin W. Fortson, Indo-European Language and Culture (Blackwell, 2010).
5-Michiel de Vaan, Etymological Dictionary of Latin and the Other Italic Languages (Brill, 2008).
6-Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe dhe Historia e Saj (Akademia e Shkencave, 1997).
7-Brian D. Joseph, “Albanian and the Balkan Linguistic League,” Journal of Language Contact (2018).
8-Vladimir Orel, Albanian Etymological Dictionary (Brill, 2000).
Bibliografia ;
*-Demiraj, Shaban. Gjuha Shqipe dhe Historia e Saj. Tiranë: Akademia e Shkencave, 1997.
*-Fortson, Benjamin W. Indo-European Language and Culture. Oxford: Blackwell, 2010.
*-Hamp, Eric P. Selected Papers on Albanian Linguistics. 1963–2010.
*-Joseph, Brian D. “Albanian and the Balkan Linguistic League.” Journal of Language Contact, 2018.
*-Joseph, Brian D. “The Modern Greek Negator mi(n) as a Balkanism.” Balkanistica, 2001.
*-Joseph, Brian D. “On the Prehistory of Albanian.” Indo-European Linguistics, 2020.
*-Orel, Vladimir. Albanian Etymological Dictionary. Leiden: Brill, 2000.
*-De Vaan, Michiel. Etymological Dictionary of Latin and the Other Italic Languages. Leiden: Brill, 2008.
Albert V. Nikolla – Albanolog Bruksel
Primati Strukturor dhe Ontologjik
i Matricës Morfo-Semantike
të Gegërishtes.
Nëse burimi i vërtetë etimologjik i një lekseme konfondohet me një degëzim dytësor e të rrjedhur, analiza diakronike jo vetëm që ndërlikohet artificialisht, por shpesh dërgon në përfundime krejtësisht të gabuara. Për të projektuar qartë divergjencën midis hipotezave etimologjike pseudo-shkencore dhe derivimit të mirëfilltë etimologjik, analiza duhet ankoruar domosdoshmërisht brenda etimonëve të paanalizueshme dhe matricave gramatikore të fjalëformimit. Në dialektin geg të shqipes, arkitektura morfologjike e fjalës përcakton në mënyrë rigoroze produktin e saj semantik. Kjo dëshmon qartë atë që gjuhëtarja Lana Karasik e karakterizon si: “…një kontinuum në të cilin dallon veçori semantike të niveleve të ndryshme të abstraksionit, të cilat gjithashtu kanë një peshë specifike të ndryshme në semantikën e fjalës.” [1]
Një rast klasik i këtij shtrembërimi metodologjik vërehet në trajtimin ortodoks të fjalës së gegërishtes /gjāl/ (toskërisht: /djalë/). Gjuhësia krahasuese indoevropiane akademike — duke operuar nën një qasje euro-centrike të varur fort nga paradigmat e latinishtes — supozon se forma e shqipes rrjedh nga një model abstrakt proto-indoevropian (PIE) [2], duke sjellë si paralel kryesor strukturor fjalën korresponduese të letonishtes /dēls/.
Kjo hipotezë bie tërësisht përpara një shqyrtimi më të imët empirik për dy arsye themelore:
Primati Strukturor: Fjala gjāl e shqipes është një njësi rrënjësore, natyrshëm rrokjeore (monosilabike), çka e bën atë strukturalisht dhe kronologjikisht më primitive se forma dyorrokëshe (dēls) e letonishtes.
Rrënjët e Brendshme Radikale: Brenda shtresës diakronike të shqipes /djal/, ne izolojmë togfjalëshin fonetik më të hershëm e primordial /dzāll/ — i cili qëndron në simetri absolute strukturore me fjalën /gjāll/ (i gjallë / që jeton).
Kjo rrënjë është e dallueshme, ndonëse konceptualisht rezonante, me fjalën /diell/ (di-o-ell, me kuptimin “Zot i Yjeve” ose “Hyjni e Dritës”), e cila mbart veçoritë semantike të shkëlqimit solar, vitalitetit dhe gëzimit komunitar. Ky mbivendosje semantike ruhet gjallërisht në idiomate arkaike të traditës gojore shqiptare. Për shembull, shprehja /ardh ni gjell n’shpin tem/ (“ka zbritur një diell/jetë në vatrën time”) heroldon në mënyrë metaforike lindjen e një djali. Po ashtu, aforizmi poetik /Kur gjāli em a lē, gjelli ka qēsh/ nënvizon ekuivalencën absolute metafizike midis trashëgimtarit mashkull dhe burimit kozmik të jetës.
Nga pikëpamja e semantikës historike, evolucioni konceptual i këtij termi ndjek një trajektore transparente dhe organike. Ai e ka origjinën në gjendjen biologjike zanafillore të foshnjës, të koduar në shprehjen arkaike të gegërishtes /hin fö nte/ (literalisht: */hin fyhet(fryhet-ngopet) n’te/, ↔ hyn në gjendjen e të ushqyerit / të dëndurit). Më pas, ky nocion përparon për të shënjuar “birin”, përpara se të stabilizohet si emërtim i përgjithshëm për “djalin” ; djal. *[shkëmbim : Tj=gj] = Gjall , semantikisht : */ai që mban linjën e gjakut gjallë/.
Kjo rrugë zhvillimi nuk është një fenomen i izoluar; përkundrazi, kjo rrënjë dëshmohet strukturalisht me të njëjtën arkitekturë morfologjike në disa degë të ndryshme të makro-familjes indoevropiane, duke shfaqur paralelizma leksikorë rigorozë që mund të dekodohen përmes Fondit Bazë Universal Fonologjik (FBUF):
Letonisht (/dēls/ – “bir”): Buron në mënyrë sistematike nga radikali nostratik-shqiptar /del/ (“dal”, duke shënjuar aktin fizik të lindjes).
Latinisht (/fīlius/ – “bir”): Rrjedh nga forma paraardhëse */fīlios/, që tradicionalisht lidhet me laktacionin (ushqyerjen me gji), por që në mënyrë më të saktë gjurmohet te rrënja e shqipes */fi-fie/ (“fije”, që tregon linjën e pandërprerë të trashëgimisë atërore).
Greqishtja e vjetër /thēlys/↔(‘pjellor, ushqyes, jetë-prodhues’): Kjo formë kuptohet më së miri si një rrjedhojë strukturore e radikalit të shqipes */thel/ ose */thela/ (“një pjesë e prerë”). Në aplikimin e saj semantik arkaik, kjo nuk nënkupton thjesht një pjesë ushqimi, por një pjesë konkrete të trashëgimisë materiale , “thelën” e mirëfilltë të gjakut prindëror (biri).
E parë brenda një kuadri të gjerë makro-krahasues, rrënja primordiale e shqipes /gjāll/ – nga e cila kristalizohen strukturalisht variantet e rrjedhura */tzal/ dhe */dïal/-/djal/ , dëshmon një vjetërsi që tejkalon kufijtë standarde të rindërtimit indoevropian. Ajo rreshtohet, përkundrazi, me një horizont më të thellë e më të lashtë nostratik.
Kjo vjetërsi absolute verifikohet nga integrimi i saj i pandërprerë dhe sistematik në klasterin leksikor parësor të shqipes: */gja/ (substanca zanafillore, pasuria e gjallë), */gjāk/ (gjak, linjë gjenetike), */gjās → ngjas/ (ngjaj, shfaq ngjashmëri fenotipike), */gjāsa/ (probabilitet strukturor), */i gjāll/ (individi i gjallë) dhe */gjāllesa/ (organizmi i gjallë). Kjo matricë derivative shumë e integruar operon brenda një familjeje gjuhësore të vetme dhe të bashkuar, duke vërtetuar se gjuha vetë është një kontinuum evolucionar dhe jo një grumbullim komponentësh arbitrarë e të huazuar.
Ky interpretim e vendos rrënjën e shqipes */thel/- brenda një modeli më të gjerë indoevropian, në të cilin konceptet e prerjes, ndarjes apo copëtimit krijojnë terma për pasardhësit, gjininë apo zanafillën familjare (gjakun), një dukuri kjo që vërehet gjithashtu te fjala greke */thēlys/ (‘pjellor, produktiv, gjenerues’). Kësisoj, rrënja e shqipes ofron një motivim strukturor koherent për këtë formë, çka sugjeron se bërthama semantike i paraprin kristalizimit të saj të mëvonshëm helenik dhe i përket një shtrese më të thellë leksikore (substrati) nostratike fillestare.


















