PLAGË DASHURIE. Poezi nga DANTE MAFFIA. Përktheu:   ANILA DAHRIU

 

 

 

 

 

Në botën e tij Maffìa ka ndërthurur përvojat e botës së lashtë dhe shtysën e modernitetit dhe të së ardhmes

 

 

Çdo libër i Dante Maffìa është një surprizë si për cilësinë stilistike gjithënjë e më të rafinuar dhe aq thelbësore, si edhe për shumëllojshmërinë e argumenteve. Në fund të fundit,e ka thënë dhe e ka përsëritur përher gjatë konferencave dhe prezantimeve të librave dhe në shkrime të ndryshme kritike se poezia është e gjithanshme, ushqehet me gjithëçka, metabolizon gjithëçka. Natyrisht kur është poezi e vërtetë dhe jo një lajm, apo diçka sipërfaqësore.

Ishte kënaqësi të përktheja këto rreshta plot me emocione të mëdhaja. Gjetja e ekuivalentit në shqip nuk ka qenë gjithmonë një alkimi e lehtë, edhe se poeti është gjithmonë i qartë, i kthjellët dhe i thjeshtë. Fsheh të shumta referencash, aludimesh, metaforash vezulluese që bazohen në letërsinë e të gjitha kohërave, mitologjinë, filozofinë, antropologjinë, shkencën. Në botën e tij Maffìa ka ndërthurur përvojat e botës së lashtë dhe shtysën e modernitetit dhe të së ardhmes dhe për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm ndaj gjithëçkaje sepse shkrimet e tij të bëjnë të ndjesh ankthin e së nesërmes.

Interesat e Dante Maffìa-s janë të shumëfishta, por ato kanë dhuntinë për t’i qëndruar besnik një poeme rreptësisht lirike, në të cilën shprehja dominohet nga ajo që ai e quan “maja”(elementi kryesor). Në “Lutjen për lexuesin” ai nuk e fsheh funksionin e fjalës që mezi arrin të mpiks tërësinë e kuptimit, tërësinë e të thënit, nuancat, perceptimet. Në fakt, secila nga poezitë e tij lëviz brenda fermentimeve të furishme që tentojnë vendet më të vështira,të pamenduara.

Disa nga tekstet me sa duket janë autobiografike dhe narrative në heshtje, por ndërsa vazhdojmë të lexojmë kuptimi përhapet në Univers dhe bëhet arsyeja e të gjithëve, problemi apo ëndrra e secilit, analiza apo emocioni i gjithë botës. Një cilësi e bukur e Maffìa që shpesh fillon nga një vëzhgim, një moment i veçantë, një vizion, një ngjarje apo një anekdotë dhe na shoqëron në dimensionin universal për të na bërë të kuptojmë se poezia është e tillë nëse përfshin të gjithë, edhe persona që ndoshta nuk ndajnë situatata të këtilla ose nuk janë të përfshirë në emocion.

Do të ishte shumë interesante të hyja në secilën prej teksteve për të matur pulsin e çdo ritmi, siç tha një nga profesorët e mi, për të konstatuar natyrshmërinë shprehëse që është në gjendje të demonstrojë hapur magjinë e çastit aktual. Domethënë lëngun që ndizet dhe gërmon thellë, atë frymë do të thosha hyjnore që rrëmben çarjet e përvojës, kohën e ikur, intensitetin e dashurisë, dimensionin e disa personazheve.

Lexoni poezinë  kushtuar poetes së madhe ruse Anna Achmatova, Amedeo Modiglianit dhe menjëherë do të gjejmë konsistencën e asaj që poeti donte të na rrëfente. Një qëndrueshmëri e përbërë nga arsye të larta, nga ideale, nga vezullime që nuk shuhen në një çast dhe që lënë një gjurmë të gjatë mendimesh dhe emocionesh. Një tatuazh në zemër.

Me pak fjalë, Dante Maffìa nuk e tradhton lexuesin duke i ofruar prerje apo përshtypje sipërfaqësore, por jep substancën e gjallë të shpirtit të tij, sintezën e botëve të kryqëzuara nga vuajtjet e plagëve dhe lavdisë së tyre. Stigmatat janë dalta metaforash që të lënë pa frymë; muzika e vargjeve që shpojnë humnera të padepërtueshme dhe të çojnë në dehjen dhe plotësinë e ndjenjës.

Përkthimi  ishte një pasurim dhe një udhëtim i jashtëzakonshëm në poezi që shtyn drejt gjërave të mëdha, që rivizaton kuptimin e jetës.

 

ANILA DAHRIU

 

 

 

 

LUTJE PËR LEXUESIN

 

 

 

Hija e ëndrrave më rrëfeu këto poezi.

madje siç mund t’i këqyrni ,

janë hijet e vargut,mbetjet e marrëzive,

humbësa të pafundme të rrokjeve të paafta

për t’a bërë luftën të plotë midis jetës dhe vdekjes,

mes dhimbjes dhe dashurisë.

Rrokje të zbrazëta,inerci e paturpshme.

Lexus sillu mirë, më fal një psherëtimë,

një pikë gjaku,

ndoshta, kështu do të gjejnë një mënyrë

të zgjohesh,

madje, bëhu tharm, jetë.

 

 

 

 

 

PLAGË DASHURIE

Është e babëzitur plaga ime e dashurisë

madje përhapet dëshpërimthi me kujtimet e tua,

në ekstazitë e shijuara,

aq më shumë ndjen nevojën për t’u ngjizur,

për t’u mbështetur,

Ndërsa ditët arratisën

në pritje të egra e mes dhimbjesh hije,

nëpër udhëtime drejt lëndinave të panjohura

si udhërrëfys nga sytë tu.

 

Ti je Dija,

je mashtrimi që përhumbet,

Abstinenca dhe dëshira, hakmarrja

që nuk gjen strehë

por, gjen prehje tek vargu.

 

Madje poezisë i mungon trungu,

ngrohtësia e gjirit,

pafundësia e buzëve të tua,

ndërsa zhytem në afshin e flakët

dhe në grabitjet e kërthizës tënde.

 

 

 

AGU NË ROSETO

 

 

Këtë mëngjes drita është e dehur,

e mpirë,

sikur priste mbërritjen

e grave aq të bukura

për të konkurruar me të.

 

Dhe, valët e detit Jon kanë pamje prush

ndërsa kanë kapërthyer dhimbjen

dhe lumturinë  ekzistuse,

gjinjtë akoma të ngurtë,

buzët u flakëruan me premtime solemne.

 

Dita vezullon, stiset

sikur të kishte flatra gjigante

dhe çdo gur i bregut

qëndis në heshtje emrin tënd

duke psherëtirë.

 

 

NË KUVENDIN E POETËVE

 

 

Të gjithë gjëndeshin në gosti

Madje dhe Drejtorit të Sallës, sakaq i ofenduar

sepse sugjerimi i tij ishte shpërfillur,

(më mirë t’a quajmë urdhër paraprak)

për t’u veshur të gjithë uniformë.

 

Kishte mundësi që të mos kishte kuptuar që prej varreve

nuk është e mundur të kontaktosh një rrobaqepës

dhe as e mundur të mbash një varëse rrobash

në të cilën të varnin një kostum.

 

Kishin mbërritur me atë që kishin në trup

në çastin e vdekjes.

 

Sidoqoftë, në një konferencë poetësh

çfarë ndyshimi do të kishte bërë një veshje uniforme?

Ishte një mbrëmje shkëmbim shpirtrash

të vargjeve, emocioneve, të esperiencave për të ofruar

edhe armiqve të betuar.

 

Nuk isha i ftuar,

por nga grilat(hekurat) e burgut mund të këqyrja gjithëkënd,

dhe ndjeva një dhimbje të therrshme kur fliste

Shekspiri hyjnor,

madje thoshte që poema kishte vdekur ndërsa një ditë më parë

kishte vrarë Zhuljetën.

 

Cili ishte mezazhi askush nuk mund ta kuptonte.

Alighieri heshte i mënjanuar,

ndërsa Homeri po pinte verë të Cefalonia.

 

 

 

 

NË DETIN JON

 

1)

Dëshiron poezinë

Gjithashtu dhe vdekjen time?

Për të këmbyer çfarë?

Për atë ardhjen dhe ikjen tënde të ndjerr

madje tashmë më mërzit?

Nuk jep asgjë, premton, tërhiqesh,

si ajo vajza dikur, në breg të detit,

Të kujtohet?Ndërsa hoqi mantelin dhe u zhduk.

 

Ti nuk je fundi as fillimi i gjërave,

Para teje dashurova aromën e borzilokut,

qepën që vërshonte në kuzhinë

vetvete, duke i dhënë ngazëllime ndjenjës sime.

Ti je stërmundim dhe vdekje,

 

Mos pretendo veç lutje mëngjeseve.

 

2)

Me kënaqësi do të shkruaja

një akuz për të të varrosur.

Por mendoj, kush do të m’i rikthente

fjalët e virgjëra,të gjakut tim?

 

3)

Ki kujdes,sidoqoftë,

egërsia dhe dhuna

kanë thonjë të mprehtë

që kalojnë ndërmjet brinjëve semaforë

ndërsa i fsheh në skëterr.

 

Dielli të përciell ankth?

Nuk të ndihmon të kapërcesh pengesat?

Sepse e ke tradhtuar,

ndërsa mua më jep gëzim dhe orgazmën,

më mëson si të këndoj në ligjërime.

 

4)

Duhet ta dish që nuk jetohet si në legjenda

edhe bijtë duhen të mbrohen nga vetvetja.

Shndërohu në Medea?Ajo është aq e gjallë

brenda hojeve të dashurisë

dhe, nuk ka frikë as nga humnera ,as nga legjendat,

ka një zemër të gjakosur,

jotja ujëkripur dhe e tymosur.

 

5)

Lart,poshtë lutje të lemerishme,

Shpoti e shtirë, vonesat,

inatet e shurdhëta, kërcënimet, ngacmimet.

Pritja e pazgjidhshme duke u feksur si e mirë.

Nuk e kupton që mbi ty është qielli

dhe mbi tokë një njeri?

madje,diku gjëndet diçka tjetër .

 

6)

Ndal vallen e kërcënimeve,

tregohu më pak rebele dhe solemne.

Kur isha djalë, ti kishe një fytyrë të fildishtë,

tani jargavisesh duke thënë se libri juaj

është më i dituri dhe më i mençuri.

Besoni se askush nuk di gjë për zemrën tuaj të mykur,

të flatrave të tua, aq të gjata e të guximshme

gati për të kapluar nyjet e yjeve?

zemra juaj është gjithmonë e çelur, thua,

për çfarë qëllimesh?

Ndërsa brenda mbani shpirtrat tinzarë.

dhe peshkaqenë muze?

 

7)

Dakord për çfarë planesh(kompromisesh)

Pse nuk ndalon së spiunuari hapat e botës?

Je aq e dëshpëruar!

Pse nuk ndalon gostitjen me

barkat që rrëshqasin për oreksin e barkut tënd,

të pangopur dhe të dështuar?

Dashuria … A e dini se çfarë është dashuria?

Gjithëçka, përveç pritave dhe tregëtive të qelbura

me Eolon pijanec.

 

8)

Sot është kohë me shi,

gri buzëqeshja jote keqdashëse,

vullneti yt për të vdekur.

Përse harrove ndërsa ishe jeta dhe bukuria,

fryma që krijoi flladet e mbrëmjes,

madje, ti më ke dhënë mua plotësinë e vërtetë të të qenurit,

rrezikun e udhëtimeve dhe aventurës?

Hajde, largohu nga veset,mos ki frikë të jesh vetvetja

në butësinë e së kaluarës,

Këqyr sa e trishtë është hapi i pasigurtë i vjeshtës?

Ti e di që të kam dashur dhe brenda ujërave të tua

më përqafoi Homeri?

Unë të doja, dhe ti, e pangopur, më vodhe

Nausicaa dhe Calypso, Elenën dhe nënën time.

 

9)

A e dini se një herë, në shkollë, i thashë

se më ke folur për konfetet detare, dhe mësuesi

më korrigjoi duke i quajtur guaska?

Atëherë ishe më pak e vëmedshme dhe e gatshme për dashuri.

Çfarë po ndodh me ty tani?

Je plot me ankthe,madje edhe frikamane

Përngjan me urinë e të arratisurve rreckaman.

Madje ke humbur kujtesën dhe tënden madhështi?

Dhe, jeni zhgënjyer nga fëmijët tu?

tradhtuar nga erërat dhe hëna?

Ku i shputë thesaret tuaja, hapin autoritar

Si rremoje çdo varkë?Madhështia ishte e pakufishme

natyra e vetvetes, gëzim dhe pafundësi.

Dashurove dhe të dashuruan

Ishe e lirë për t’u dashuruar nga të gjithë.

Unë kurrë nuk të kam tradhtuar,

Je brenda meje edhe kur shumë dete duan të të mohojnë

Dhe, të më gllabërojnë  dhe mua.

Bëhu sërish udha ndërsa Uliksi gjeti tokën.

 

10)

Të këmbëngulësh është djallëzore,

shkatërron dhe vetbesimin e etërve dhe mënçurinë e dijeve.

Ndërsa një gotë bie nga duart e tua thërmohet në mijëra copëzash.

Askush nuk duhet të provojë për të ngjizur dhimbjet e krisura,

edhe milingonat e dinë,qentë,

dhe kurorat e pishave që befas shkëputen nga degët.

Kthe qetësinë në duart e tua,mos u verbo më tutje.

 

Shënimë: Medea ,Eolo , Nausicaa dhe Calypso, Elenën (figura mitologjike)

 

 

 

 

ANNA ACHMATOVA DHE MODIGLIANI

PARIS 1910

 

Nuk mund të fshije hijet,as plagët,as peshkaqenët e zbutur

në zemër, as lajkat të sosura në parvazin e dritares së thyer.

Nën atë dritare hienat u mblodhën,duke sfiduar e stërmunduar hënën,

me gromësima dhe fyerje; këngë të pahijshme si

shtojca penelatat të penduara.

Nuk mund të të dashuroja sakaq?Mund të të lija një lamtumirë,

duke mos prekur duart e mia ndër ball?

Modì, tani është mesnatë në Rusinë e ngricave dhe të kujtimeve;

madje ndëshkimi është zëri i djallit

dhe asgjë nuk mund të krahasoj katastrofën

për mungesën tënde që ulërin dhe dhëmb.

Nuk duhet të të kisha braktisur,e dëftonin ngjyrat e tua,

ylberët që më ke dhuruar, më këshilluan kundër,

edhe hijet dhe lehjet e qenve.

 

Ndërsa ktheheshim natën vonë krah për krah,

duke lenxuar Bodlerin.

Trupi im u zhytej në tëndin si një thik që pret mishin.

Sublime e vërteta supreme.Këtë dashuri e njohin dhe vullkanet,

shtrigat e pyjeve të virgjëra,era Ural teksa shndërohet në qelq.

U largova. Si budallaçkë, e frikësuar,

budalle, budalle,e dëshpëruar,e pambrojtur,e papërgatitur

për të shijuar përrallat e humnerës yjet tek joshjet i vodhën qiellit.

Më fal, Modì, nuk mund t’a përballoja krisjen,

madje edhe shqelmat e tufave të egra që vraponin

të tërbuara brenda teje.

Më duhej të pija Senin, të gëlltisja Luvrin,

 

 

Këmishën e vjetër me djersën tënde,

shishet e thyera tërë harbi

mbi shtizat e Kullës Eifel.

Nuk pata guximin që pati Jeanne.

 

Më fal, Modì, isha vajzërore,

e çmendur për ty dhe tashmë e martuar.

Kur u ktheva, ishit dikush tjetër; Ndaj e meritoj këtë agoni

këtë gri të Petersburgut pa ngjyrat e tua.

 

 

 

 

 

 

 

 

HESHTJE TË KORRUPTUARA

 

 

 

 

Me gulçim pranvera gjëmon

madje të varfërit në shpirt mashtrojnë vetveten

duke menduar të jenë pjesë e saj.

Në qiellin blu kërcejnë tërndafilat të egër

edhe era ka disa vjersha për të hedhur në kosh.

Sepse në parvazin e dritares errësira këmbëngul

drithërimat e vdekjes?

Kundërsulmin ndaj kultit

dhe plogësinë e enigmave të guximshme

në rënien e qershive të frikësuara.

 

 

Kështu fëmijëria rrëfen plagën e vet

Dhe, këlthet mëshirën për të shmangur sqepat

e gjuetarëve e mishngrënësve, grabitqarët pa fre,

mallkime heshtjet e bardha të korruptuara të mbrëmjes.

 

 

 

 

ËNDRRA NUK DO TË FANITET

 

 

 

Ëndrra për ty nuk do të fanitet kurrë,

nuk do të fanitet

sepse është e përbërë nga balsami i ëndrrave,

domethënë të ylberëve të paprekshëm,

Të hijeve dhe pshërëtimave,

nga vozitjet e shpeshta të erës,

të mjegullës që ndryshon formën e saj

në çdo hap,të shijes suaj, të tëndes aromë.

 

Ëndrra nuk është paqme me realitetin,

marshon nëpër monopate të pakapërthyeshme,

rrëshqet në tokat të zhgjëndra, të shfarosura,

fluturon në hamshim dhe brenda muzikës të së ardhmes

dhe nuk ka frikë nga hiçi,

as për t’u përplasur me hamëndjet

as për t’u përballur me dhimbjen,humbjet,

humbjet ,mallkimet.

Ka shijen tënde,aromë femre.

 

Nuk njeh dhe nuk vuan nga hullitë,

ka petagramin e vet muzikor dhe dilemat e saja

madje, nuk guxon kurrë të psherëtijë

sakaq në ezofag,

kalimthi ndonjë flutur lë të hyjë për argëtim,

po nuk do të mundet.Aty gjënden sytë tuaj.

 

Ëndrra ka flatrat e tu dhe synimet e tua,

e di udhën dhe jo fundin,

tingujtët e kambanave të festave jo të zisë.

Prandaj është qelibar nga plogështia,

dhe në fjalorin e saj gjëndet vetëm një fjalë:

dashuri,

Dhe një psherëtimë:trullosur për bukurinë e trëndafilit.

 

 

 

Shkëputur nga libri “HESHTJE TË KORRUPTUARA” botuar në  2020 shtëpia botuse “Bogdani” Kosovo

 

 

 

 

 

BIOGRAFIA

 

Dante Maffìa pasi u zbulua nga Aldo Palazzeschi dhe Leonardo Sciascia të cilët, me Dario Bellezza-n, e konsiderojnë atë “një nga poetët më të lumtur të Italisë moderne”. Këtë gjykim ndanë edhe Magris, Bodei, Ferroni, Pontiggia, Brodskji, Vargas Llosa, Dario Fo, Borges. Është përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Ka fituar çmimet: “Montale”, “Gatto”, “Stresa”, “Viareggio”, “Alvaro”, “Matteotti”, “Camaiore”, “Tarquinia Cardarelli”, “Circe Sabaudia”, “Rhegium Julii”, “Alda Merini”. “Eminescu”.

Presidenti i Republikës Ciampi në vitin 2004 i dha një medalje të artë për merita kulturore. Këshilli Rajonal i Kalabrisë, Fondacionet Spinelli, Guarasci, Farina, Di Liegro dhe Crocetta dhe Universiteti i Krajovës e propozuan për çmimin Nobel. Vëllimi i fundit i Punimeve të Konferencës të mbajtur mbi veprën e tij,” Ti presento Maffia”, redaktuar nga Rocco Paternostro botuar nga Aracne di Roma.Ka marë Laurea Honoris Causa nga Universiteti Papnor.

Për punën e tij janë shkruar 34 teza diplomash në universitete të ndryshme italiane dhe të huaja. Dhe, është qytetar nderi i shtatë qyteteve italiane.

Në Japoni dhe në Rumani, është përkthyer disa herë dhe është  anëtar i rregullt i Akademisë Eminescu.Në Shqipëri,Kosovo,i dhanë mirënjohjen më të madhe, çmimin Nënë Tereza e Kalkutës. Po në Rusi, në Hungari, në Spanjë… in Grecia mjaft i njohur dhe i çmuar.

 

Përgatiti she shqipqëroi Anila Dahriu