Ditë pas dite janë duke u përdorur argumente të ndryshme lidhur me orgjinën e Covid 19, dhe shtrohen pyetjet nëse ai është i prodhuar në laboratore. Këtyre diskutimeve u është bashkuar së fundit dhe profesori japonez i Fiziologjisë, Tasuku Honjo, i cili është shprehur se koronavirusi nuk është i natyrshëm.
Sipas tij, nëse do të ishte e natyrshme, nuk do të ndikonte negativisht në tërë botën sepse, sipas natyrës, temperatura është e ndryshme në vende të ndryshme. Ai thotë se nëse është e natyrshme, do të ndikonte negativisht vetëm në ato vende që kanë të njëjtën temperaturë si Kina, ose të ngjashme me të.
Bazuar në të gjitha njohuritë dhe hulumtimet e mia deri më sot, unë mund ta them me 100% besim se Coronavirusi nuk është i natyrshëm. Nuk ka ardhur nga lakuriqët, Kina e ka prodhuar atë.
Nëse ajo që po them sot dëshmohet e rreme tani ose edhe pas vdekjes sime, qeveria mund të tërheqë çmimin tim Nobel. Por Kina gënjen dhe kjo e vërtetë një ditë do të zbulohet për të gjithë” është shprehur Tasuku Honjo.
Kujtojmë se profesori japonez i Fiziologjisë, Tasuku Honjo fitoi çmimin Nobel të vitit 2018 në fiziologji dhe mjekësi së bashku me specialistin e imunologjisë nga Amerika James Allison, për punën e tyre në terapinë e kancerit dhe gjetjen e metodave revolucionare të trajtimit të kësaj sëmundjeje.