Është ndarë papritmas sot nga jeta shkrimtari i njohur për femijë Shkelzen Zalli, regjizor prej shume vitesh në radio “Tirana.”
Shkezen Niman Zalli, u shqua qysh femijë si i talentuar në interpretimin e këngës popullore në Tropojë, ndërsa do të ishte një nga instrumentistët më të njohur të ansmablit artistik “Dardania”, Tropojë.
Si instrumentist është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare të mbajtura në Gjirokastër dhe fitues i vendit të parë më 1986.Po kështu është shpallur disa herë në listën e instrumentistëve më të mirë të këtij Festivali.
Shkezen Zalli punoi për pak vite në administratën e Gjykatës së rrethit Tropojë dhe pas vitit 1992 deri në momentin e ndarjes nga jeta, punoi si gazetar, redaktor dhe së fundi si regjizor në Radio Tirana. Ai la gjurmë me emisonet e tij brilate për femijë në këtë radio të ndjekur me aq interes nga femijët shqiptarë.
Shkelzen Zalli e filloi karriren letrare në vitet 1980 me poezi për të rritur dhe si autor i teksteve të shumë këngëve të bukura të kopmpozuara nga Kolë Susaj dhe sidomos Skëndër Dozhlani.
Pas viteve 1990 ai do të lëvronte me sukses të madh poezinë për femijë duke u shndërruar në një nga poetët më të mirë për femijë në nivel kombëtar dhe në të gjitha kohërat.
Ai është autor i rreth 45 librave për femijë, në zhanrin e poezisë, poemës, fabulës, përallës, skicave dhe tregimeve.
Poezitë e tij prej shumë vites janë pjesë e kurrikules shkollore, të ciklit të ulët.
Ai u shqua si poet për femijë për stilin lirik, temat interesante, mendimin filozofik, edukues dhe atdhetar, leksikun e vencantë dhe figuracionin plot fantazi dhe shpesh me ironi, ndaj veseve të shoqërisë tonë.
Shkelzen Zalli u bë pjesë e jetës së femijëve shqiptarë për shumë breza, duke i mësuar përmendesh poezitë e tij të bukura dhe plot elementë stilistikë që ishin pjesë e individualitit të tij jetësor dhe letrar.
Shkelzen Zalli me meritë ishte fitues i shumë cmimeve letrare për femijë në Shqiëpri, Kosovë dhe rajon. Vitin e Kaluar ai ishte fitues i Cmimit Kombëtar të Letërisë për Femijë të akodruar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Shkelzen Zalli ka qënë fitues tre herë i cmimeve vjetore për femijë të akorduara nga gazeta Kombëtare Nacional, ku ai botonte rregullisht.
Shkelzën Zalli lëvroi me sukes edhe poezinë për të rritur. Ai ishte i martuar me gazetaren e njohur Vjollca Fetahu dhe njëkohësisht redaktoren dhe manxheren e përkushtuar e librave të tij.
Vdekja e parakoshme, ka lënë në pikëllim familjen tij, mqitë, shokët, kolëgët e punës dhe lexuesit e shumtë në të gjitha hapsirat shqiptare.
Ai do të kujtohet përherë si njëri falëpak, i heshtur, i mbyllur në vetvetë, i dashur me miqtë dhe kolegët dhe karakterin e tij plot integritet.
Kjo vdekje e papritur i ndërpreu krijimtarinë brilante, por ai la pas një bibliotekë të tërë me libra të shkelqyer që do të lexohen me endje në të gjitha kohrat dhe në të gjithë brezat.
Gazeta Nacional i shpreh ngushëllimet e thella dhe miqësore familjes Zalli, për humbjen e mikut tonë të paharruar Shkelzen Niman Zalli !
I qoftë i lehtë dheu i vendit të tij, për të cilin shkroi deri në frymën e fundit.