Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për qeverinë e re. Nga Leonat Shehu

Ai i bëri këto komente në Mitrovicë, një ditë pasi publikoi një letër nga një organizatë që e quan veten “Garda Vullnetare Shqiptare”, e cila paralajmëron kundër mbështetjes së idesë për një protestë në fund të këtij muaji duke shtuar se “Albin Kurti dhe të gjithë udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje që ndihmojnë në organizimin e kësaj proteste tanimë kanë arsye te shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre nga njësitet e Gardës”, thuhet në letër.

Policia e Kosovës i tha Zërit të Amerikës se “Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se këto kërcënime nuk lidhen me të personalisht.

Por ata që më kanë kërcënuar mua nuk mund ta kenë pasur me mua për shkak se ata e dinë që te unë nuk funksionon kërcënimet, ata e kanë pasur me dikë tjetër, e kanë pasur me gjykatën kushtetuese sepse duket që është në panik presidenti të cilit po i humbet rasti”, tha ai.

Kanë mbetur edhe 9 ditë nga afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për t’i dhënë rrugë tejkalimit të krizës politike në Kosovë pas rrëzimit të qeverisë më 25 mars.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur deri më 29 maj masën e përkohshme me të cilën pezullohet zbatimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës dhe deri në atë ditë pritet të jap vendimin e saj për kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkon të mos ndërhyhet në pavarësinë e saj

Përgjatë debateve që pasuan vendimin e gjykatës për pezullimin e dekretit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë shkëmbyer polemika në distancë, ndonëse që të dy kanë theksuar se duhet lënë Gjykatën të punojë pa trysni.

Por, debatet nxitën reagimin e Gjykatës Kushtetuese e cila dënoi përpjekjet për ndërhyrje në pavarësinë e saj. Nëpërmjet një komunikate gjykata tha se po e ndjek “me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se subjekti i tij politik nuk ka bërë kërcënime dhe sipas tij gjykata kushtetuese është në mbrojtje nga vet ai.

Sulmet i ka prej diku tjetër sepse ne e adresuam çështjen. Tjetër kush është në panik. Ne po i përcjellim me vëmendje zhvillimet politike dhe gjykata kushtetuese nuk mund të mbaj anën e presidentit pa e zhvlerësuar vetën për shkak të aktgjykimeve të saj më të hershme dhe për shkak të rasteve që nuk janë të ndryshme as formalisht, as materialisht të viti 2010 dhe vitit 2017”, tha ai.

Zoti Kurti tha se gjykata Kushtetuese duhet të lihet e qetë në punën e saj në mënyrë që të sjellë një aktgjykim të drejtë dhe meritor.

Po sot edhe presidenti Thaçi tha pas një takimi me diplomatët peërëndimor duke theksuar sic thuhet “rëndësinë e respektimit të institucioneve të pavarura”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i tha të mërkruën agjenisë së lajmeve Kosovapress se e sheh të pamundur mohimin nga Gjykata kushtetuese për krijimin e qeverisë së re nga partia e dytë. Ai tha se në të kundërtën rrezikohet demokracia në vend.

Nëse i pari nuk arrin ta bëj (qeverinë) atëherë do të na duhet të shkojmë prapë në zgjedhje. E shoh bukur të vështirë me u shpall dekreti ta zëmë jo kushtetues”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti ka akuzuar presidentin Thaçi për ndërhyrje në proceset politike në vend dhe siç thuhet përpjekje për krijim të vullnetit politik jashtë mandatit të tij me përpjekjet për të formuat një qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Njohësi i sistemit të drejtësisë, Kushtrim Palushi në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se reagimi i Gjykatës Kushtetuese ishte me rëndësi për të dërguar mesazh te udhëheqësit politik të vendit që të shmangin trysninë por edhe të pranojnë çdo vendim të saj.

Sepse rikujtojmë se presidenti dhe kryeministri në detyrë ata janë figura publike dhe kanë ndikim të madh në opinion dhe te qytetarët dhe ka mundësi që qytetarët të reagojnë në raport me Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në fjalët, thirrjet apo veprat e akterëve politik”, tha ai.

Zoti Palushi thotë se diskursi aktual po rrezikon sigurinë e vendit sepse tashmë janë krijuar edhe çarje të mëdha politike në vend.

Unë shpresoj që situata në Kosovë nuk do të rrëshqas në drejtim të protestave të dhunshme nga të dyja anët, si nga ana e lëvizjes Vetëvendosje dhe nga ana e Partisë Demokratike apo partive tjera me të cilat asociohet presidenti qoftë nga e kaluara e tij politike para se të bëhet president ose tani. Rreziku qëndron në rast se palët e përfshira sikurse kryeministri në detyrë ashtu edhe presidenti nuk e pranojnë vendimin e gjykatës Kushtetuese atëherë sigurisht do të rrëshqasim në një situatë kur kemi protesta dhe ato protesta nuk besojnë se do të jenë të qeta, ne kemi parë disa simulime të protestës në shesh që është një tregues që njëra palë është e gatshme për protestë çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit që nga 25 marsi kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here