ËSHTË NDARË SOT NGA JETA, POETI DHE PROZATORI NGA PEJA, ALI M.LAJÇI. Gazeta “Nacional i shpreh ngushëllimet familjes Lajçi

 

Tiranë, 5 korrik 2020. Është ndarë sot nga jeta në moshën 68 vjecare  poeti dhe prozatori i mirënjohur nga Peja, Ali M.Lajçi.

Vdekjen e parakoshme të shkrimtarit dhe avokatit të mirënjohur e njoftoi sot familja Lajci, e cila bëri të ditur se i ndjeri  Ali M.Lajçi kishte patur një përkeqësim të papritur shëndetësor, si pasojë e prekjes nga Coronavirusi(Covid-19) dhe e humbjes së betejës me këtë pandemi të frikshme.

Ali M.Lajçi, lindi në Pejë 68 vjet më parë. Ai kishte diplomuar në Universitetetin e Prishtinës , për drejtësi dhe ishte një nga avokatët e njohur të Pjeës dhe Kosovës, i shquar për profesionalizmin e lartë, humanizmin dhe integritetin njerëzor.

 

Al M.Lajçi ishte një shkrimtar i sukseshëm dhe fitues i shumë çmimeve kombëtare në letërsi. Ai levroi me mjeshtri të lartë prozën, poezinë, letërsinë për femijë dhe kritikën letrare.

Al M.Lajçi la pas një bibliotekë me libra të vlerësuar nga miqtë, kolegët dhe kritika letrare dhe akademike në Tiranë dhe Prishtinë. Ai kishte individualitetin e tij të spiktur në letërsi, duke e bërë një nga emrat e shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Al M.Lajçi gëzoi një reputacion dhe një emër të ndëruar në mjedesin profesional dhe letrar, duke qënë i dashur dhe i respektuar nga miqtë, të afërmit dhe kolegët, për ndershmerinë, thejshtësinë, fjalën e mencur dhe vendosmerinë për të mbrojtur të vertëtën në cdo rrethanë të jetës. Karakteri i tij i lartë, humanist dhe shpirgjërësia e tij, janë një model për familjen, komuntetin dhe intelektualët shqiptar kudo ku jetojnë.

Al M.lajçi, la pas gruan, dy djemtë mjekë të nderuar në Kosovë, vijues të veprës së tij humanitare dhe patriotke, një familje e shkeyqer e cila e rrethoi me shumë dashuri dhe përkujdesje gjatë gjithë jetës së tij.

 

Al M.Lajçi ishte mik i shuqar gazetës Nacional dhe bashkëpunëtor i saj prej themelimit të kësaj medie  13 vjet më parë. Poezitë dhe tregimet e tij kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen  e lexuesve tanë dhe të kritikës letërare, duke e cmuar  për origjinalitetin dhe stilin e lartë krijues.

Redaksia e gazetës letrare kombëtare “Nacional” i  shpreh ngushëllimet vëllazërore familjes Lajci në Pejë, duke qënë pranë tyre në këto momente  të vështira për ta.

Lamturmië  Ali M. Lajçi! Emri dhe amanetët tua për vendin, Atdheun dhe  kombin e bashkëua,r do të jetëojnë përjetë në veprat tua dhe të pasardhësve tu po kaq të denjë.

Të qoftë i lehtë dheu i Kososvës. !

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here