Pompeo: Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Ballkanit
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u zotua të premten gjatë një vizite në Dubrovnik, qytetin bregdetar kroat se Washingtoni do të mbetet “jashtëzakonisht u angazhuar” në Ballkan.
Sekretari Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Ai vlerëso lartë dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
“Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin më duke qëndruar prapa. Ne kemi qenë tepër të angazhuar në këtë rajon në frontin diplomatik. Ju përmendët punën që kemi bërë me Kosovën dhe Serbinë. Edhe atje ka më shumë punë për të bërë. Ashtë një proces, por kemi bërë një hap të parë të mirë, një veprim të mirë përpara”, tha ai duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë serioze edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Shtetet e Bashkuara do të përdorin mundësitë e tyre diplomatike për të qëndruar të angazhuara dhe për të siguruar një rezultat atje që sjell një gjë të mirë për Evropën, një gjë të mirë për qytetarët e Kroacisë, një gjë të mirë për qytetarët e rajonit”, tha sekretari Pompeo.
Zeri I Amerikes