SHBA, i paqartë kalendari i debateve presidenciale

 

Zeri I Amerikes , 08 tetor, 2020

 

Fushata e kandidatit demokrat për president Joe Biden refuzoi të enjten një propozim të ekipit të Presidentit Donald Trump për një debat mes tyre në datën 29 tetor, duke thënë se ai i planifikuar për në 22 tetor duhet të jetë i fundit përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Presidenti Trump tha më herët të enjten se nuk do të merrte pjesë në debatin e planifikuar për më 15 tetor, pasi komisioni jopartiak i debateve presidenciale e ndryshoi formatin e tij në virtual. Fushata e tij i propozoi më vonë komisionit që debatet e 15 dhe 22 tetorit të shtyheshin secili me një javë.

Në një intervistë me televizionin Fox Business Network, Presidenti Trump tha se formati i ri virtual i shpallur nga Komisioni për Debatet Presidenciale nuk ishte i pranueshëm për të.

“Nuk do të harxhoj kohën me një debat virtual,” tha ai.

Komisioni i debateve tha se kishte vendosur që debati i dytë mes kandidatëve i planifikuar për më 15 tetor me pyetje nga votuesit dhe moderatorët, të zhvillohej në mënyrë virtuale, pas diagnostikimit të Presidentit Trump me COVID-19.

Plani ishte që Presidenti Trump dhe rivali i tij Joe Biden të flisnin nga distanca ndërsa votuesit dhe moderatorët t’i bënin pyetjet nga Majemi i Floridës, ku ishte planifikuar fillimisht debati.

Presidenti tha se nuk kishte ndërmend të ulej përpara kompjuterit për të debatuar, duke e quajtur këtë “qesharake”. Fushata e tij tha se Presidenti do të japë prova të testimit negativ përpara debatit prandaj nuk është e nevojshme që debati të zhvillohet virtualisht.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here