SHPRESA DHIMA , Itali: KRIJIMTARIA  IME  MORI  NJË  TJETËR DIMENSION 

Duke  mos  veçuar  dhe  familjen  time nga  gjithësia  mund të  them  me  plot gojën  se   viti  2020,  ishte një  vitë  shumë  i  vështirë në  të gjithë  komponentet  jetësore. I  vështirë  nga  pikëpamja ekonomike. Mbyllja  dhe  kufizimet  nga  corona virusi,  nuk  më  lejonin  të  shkoja në punë  e  për   rrjedhojë  të  ardhurat ishin në   minimum.
I  vështirë nga  pikëpamja  shëndetësore. Frika dhe  shqetësimi për  shëndetin u kthyen në  stres  të vazhdueshëm duke   arritur  deri  aty  sa  fillova  të monotorojë   vehten  dhe  pjestarët  e familjes  për të  dalluar  nëse  po  na shfaqeshin  simptomat  e  virusit. Kur  virusi   trokiti  në derë  dhe  dha shenjat  e  para  tek   unë  regimi  im emocional   ishte  shumë i  fortë. Mund të  them se  ishte  një  eksperiencë  që  të  shkaktonte  pasiguri  dhe  rrezik  për shëndetin. I vështirë nga pikëpamja  shoqërore,
pasi  komunikimi  tani  ishte  vetëm virtual.

Krijimtaria  ime  mori  një  tjetër dimension . Punova  intensivisht  dhe  bëra  gati për  botim  dy  libra  me poezi  “Rrënjët  e  Shpirtit”, dhe  “Zemra  e një Gruaje”, Vëllimin me  tregime  “Dashuri  e  Prushtë”  si dhe  një përmbledhje  me poezi për fëmijë “Beni i Vogël Trazovaç”. Do   doja të  veçoja  poezite  që  lindën  gjatë  kohës së  pandemisë  Ditë   pas  dite   përjetova  dhe  hodha  në   vargje  gjithçka  që më  jepte  emocion   gjatë kësaj  kohe.Diku   një  zemër  e  lënduar, diku  sy që  lotojnë, diku  kënd  lojrash  i  zbrazur,  diku   bluza të bardha  që luftojnë  vdekjen  për të  fituar  jetë.  Janë  subjekte të  poezive  që  krijova në  këtë  vitë  pandemie.!

Viti  2021  do ta  prisja  me  shprehjen  ” Ardhsh  i  Bardhë”! Jam  optimiste  dhe  besoj  shumë që  edhe  Viti  2021  do  jetë  për të gjithë  një  vit  optimist. Kam  përfundim   një  vëllim  me poezi
lirikë  dashurie , i cili  do  më  njohë si ” poete të  dashurise”, gjithashtu do  I dhuroj  fëmijve  një  vëllim  me tregime. Pres  të   hapet  një  kapitull  i  ri , kapitull  në  të   cilin ti  rikthehemi  jetës  që  kishim  dhe  unë  të  vazhdojë  të  hedhë  në  poezi dhe  tregime  buzëqeshje , e  dashuri.!!.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here