SFIDAT E QEVERISË SË  RE NË MAL TË ZINË KOHË TË PANDEMISË. Nga Dr. Nail  Draga

Përfundimisht Mali i Zi nuk  do të mbesë  me tutje  vendi i vetëm në Evropën Juglindore që nuk e ka ndërruar pushtetin, sepse pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, shumica e re parlamentare pas tre muajve me 4 dhjetor 2020, me 41 vota për, votoi qeverinë e re e cila paraqet një ditë të madhe për demokracinë në këtë vend. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse u bë ndryshimi i pushtetit në mënyrë demokratike pas tridhjetë viteve në pluralizëm,  që do të jetë një sfidë e madhe për qeverinë e re duke marrë parasysh krizën e përgjithshme shoqërore, ekonomike e shëndetësore me përmasa të mëdha andaj meriton përkushtim jo vetëm  profesional për të tejkaluar këtë epidemi  me pasoja të mëdha shoqërore.

Përveç premtimeve parazgjedhore për demaskimin dhe demontimin e strukturave të ndryshme shtetërore dhe miratimin e ca ligjëve siç janë ai i prejardhjës së pasurisë, lustracionit etj., Qeveria e re e Malit të Zi  do të jetë pa përfaqësuesit e partive politike të shumicës parlamentare duke qenë rast i panjohur deri më tash në pluralizëm poredhe pa përfaqësuesit autentik të popujve pakicë, të cilët  në njëzet vitet e fundit ishin pjesë e kabinetit qeveritar, duke prezantuar kërkesat dhe shqetësimet e popullsisë përkatëse në veçanti si dhe  diversitetin nacional, gjuhësor e fetar,  si vlerë e demokracisë pluraliste në këtë mjedis multinacional.

Ndonëse kemi të bëjmë me një shumicë parlamentare heterogjene me koncepte dhe programe të ndryshme, madje  dhe me animozitete  personale Qeverisë së re të Malit të Zi, duhet dhënë shansë për të vepruar sipas programit të saj. Ndonëse një qeveri e tillë për nga forma duket se është e eksperteve,  teknike, apo e pakicës, ajo ka përgjegjësi para qytetarëve përkatësisht të  elektoratit votues për të inicuar dhe realizuar në praktikë çështjet të cilat janë prezantuar në fushatën parazgjedhore.

Qeveria me 12 ministri

Përveç kryeministrit(Z.Krivokapiq) dhe ndihmës kryeministrit(D.Abazoviqi), qeveria e re do të ketë 12 ministri, që është rast i panjohur deri më tash në pluralizëm në Mal të Zi. Duke marrë parasysh se qeveria e mëparshme kishte në përbërje 18 ministri, reduktimi i tyre paraqet qendrim të guximshëm të kryeministrit Z.Krivokapiq, duke dëshmuar se do të kemi racionalitet në shpenzimet financiare, në këtë kohë të krizës ekonomike.

Në përbërjen e kabinetit qeveritar, bie në sy emërtimi i ministrave që nuk janë nga partitë politike, që është risi jo vetëm në Mal të Zi por edhe në regjion. Nga ana tjetër duhet cekur se në kuadër të qeverisë nuk është emëruar asnjë ministër nga ana e popujve pakicë,  qe është   veprim  iritues, duke ditur se nga viti 1998, ata ishin pjesë e qeverisë në mënyrë të vazhdueshme.

Shqiptari në pozitën e nënkryetarit të qeverisë

Në strukturën organizative risi paraqet  pozita e  një nënkryetari të qeverisë, që kësaj here ishte rezervuar për kryetarin e partisë URA(D.Abazoviqi)si pjesëtare e koalicionit të shumicës parlamentare. Me këtë zgjedhje për përfaqësuesin  nga popullsia shqiptare cekim së  është pozita më e lartë e një individideri më tash në pushtet në Mal të Zi.

Përkujtojmë me këtë rast të dhënën se për tridhjetë vjet të pushtetit  pluralist, DPS(PDS) në asnjë ministri nuk ka emëruar ndonjë shqiptar, edhe pse  ka qenë e votuar në mënyrë të konsideruar nga elektorati votues shqiptar, nga del se kësaj partie shqiptarët iu janë dashur për vota e jo ti zgjedhin  në vende udhëheqëse në qeveri.

Shqiptarët pa pjesëmarrje në qeveri

Fillimisht në lidhje me këtë çështje duhet thënë se te dy listat zgjedhore të shqiptarëve nuk kanë pasur konsenzus për pjesëmarje në qeveri. Dhe nuk kishte mundësi të ishte ndryshe, sepse një koncept i tillë ka munguar edhe parazgjedhjeve sepse në sajë të animozitetëve dhe egoizmit nuk u arrit të formohet një listë e përbashkët, por në zgjedhje u paraqitën me dy lista, duke fituar së cila nga një mandat të deputetit. Ndërsa pas zgjedhjeve lista zgjedhore „Së bashku me nji za“ u deklaru fillimisht se nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, duke theksuar dallimet programore dhe qendrimin ndaj pakicave kombëtare. Ndërsa nga ana tjetër „Lista shqiptare“, ka zhvilluar biseda me kandidatin për kryeministër, madje  duke i paraqitur listën e kërkesave. Por, edhe pse fillimisht u duk se kërkesat e tilla do të pranohen dhe do të ofrohen edhe poste qeveritare, me pas ata theksuan se kërkesat e tilla nuk mund të pranohen çka ndikoj qe edhe kjo listë zgjedhore të refuzoj të jetë pjesë e qeverisë.

Nga situata e krijuar del qartë se mandatari për kryeministër nuk ka pasur ndonjë ofertë serioze për pjesëtarët e pakicave kombëtare, për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar, sepse siç duket ata nuk kanë qenë në interesin e tij programor, andaj kjo qeveri do të jetë pa përfaqësuesit autentik të pakicave kombëtare. Një veprim i tillë nuk ka dilemë  se nuk është në favor të realizimit të barazisë qytetare  e nacionale, në mjedis multinacional sikurse është Mali i Zi.

Pakicat duhet të jenë pjesë e qeverisë

Duke marrë parasysh standardët ndërkombëtare dhe demokracinë pluraliste subjektet politike si përfaqësues autentik të popujve pakicë(boshnjakët, shqiptarët e kroatët), duhet të  jenë pjesë e qeverisë, sepse ata janë pjesë e mozaikut politik dhe vlerë e demokracisë pluraliste. Por, në këtë aspekt duhet thënë se këtu ekziton defekti ligjor, përkatësisht kushtetutar, i pranishëm në pluralizëm, andaj kjo çështje duhet të definohet me kushtetutën e Malit të Zi.

Vetëm përmes kushtetutës kjo çështje do të zgjidhej në mënyrë të përhershme, e jo sipas disponimit dhe interesave  të partive politike, përkatësisht të atyre që formojnë shumicën parlamentare. Andaj, në këtë mandat parlamentar duhet bërë përpjekje që kjo çështje të marrë  drejtimin e duhur për ta zgjidhur, ku përveç ndryshimeve në ligjin zgjedhor, edhe kjo çështje duhet të jetë e obliguar sepse është në favor të demokracisë dhe barazisë qytetare e nacionale në këtë mjedis.

Duke marrë parasysh së në qeveri do të mungojnë përfaqësueist autentik të popujve pakicë, prezantimi i çështjeve preokupuese në aspektin zhvillimor dhe të investimeve kapitale do të jenë në pritje të shqyrtimit të tyre,andaj çdo gjë do të mbesë në disponimin  dhe angazhimin e qeverisë aktuale.

Listat e hapura në favor të demokracisë

Shumica parlamentare duhet të fillojë të realizoj në praktikë premtimet nga fushata parazgjedhore, duke dëshmuar seriozitetin e qeverisjës dhe të demokracisë parlamentare. Këtu kryesisht kemi të bëjmë me ligjin e prejardhjës së pasurisë, ligjin e lustracionit dhe atete ligjit zgjedhor. Ndërsa në mënyrë të veçantë kemi të bëjmë  me vendosjën e mekanizmit të listave të hapura, duke aplikuar demokracinë e munguar qytetare për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim, e jo sipas shijës së kryetarit të partisë apo të klanëve të ndryshme.

Derisa Mali i Zi nuk do të ndryshoj sistemin zgjedhor duke miratuar listat e hapura zgjedhore, në mënyrë që qytetari të zgjedh deputetin, këshilltarin sikurse kryetarin e shtetit, nuk mund të flitet për shtetin serioz, përkatësisht demokracinë parlamentare e cila është rezultat i votës legjitime të qytetarëve.

PARTITOKRACIA NË PLURALIZËM

Në Mal të Zi  edhe në pluralizëm kemi  formën e votimit të listës zgjedhore partiake, nga del së pushteti deri më tash nuk ka bërë përpjekje për të ndryshuar formën ekzistuese, sepse këtu  dominon sistemi partitokratik, që në një formë i ngjason monizmit.

Forma e deritashme e votimit dëshmon se qytetari nuk është pronar i votes së tij por ate ia ka “dhuruar” partisë, e cila mund të vendosë në emër të tyre. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me mungesën  e vetëdijës  së qytetarëve për të kuptuar se ato janë pushtet, e jo partitë. Sepse janë qytetarët që me votën e tyre zgjedhin e jo e kundërta, por disave siç duket nuk iu konvenon që qytetarët të kenë të drejta të tilla, por ata të mbesin gjithnjë makineri votuese të partive të ndryshme. Dhe nga gjendja e tillë ekzistuese del qartë se Malit të Zi edhe në kohën e pluralizmit   institucioneve shtetërore dhe parlamentit  iu  mungon legjitimiteti.

LEGJITIM ËSHTË VETËM PRESIDENTI I SHTETIT

Por, në këtë aspect legjitim është vetëm një organ në sistemin juridiknë Mal të Zi, e ky është presidenti i shtetit, sepse vetëm ate deri më tash e zgjedhin qytetarët. Dhe në mënyrë analoge duhet të ndodh edhe me zgjedhjen e deputetëve e këshilltarëve, e jo të zgjedhin listat partiake. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se në Mal tëZi, subjektët politike si pozita dhe opozita, deri më tash nuk kanë shprehur gadishmëripër ta ndryshuar ligjin zgjedhor, sepse siç duket partive nuk iu konvenon për të humburpozitat e tyre.

MUNGESË E DËSHIRËS PËR NDRYSHIME

Në sajë të informacionëve që disponojmë nga viti 1998, kur ligji zgjedhor është miratuar me dy të tretën e shumicës parlamentare, deri më tash janë bërë 15 ndryshime të këtij ligji, por për çështjën themelore nuk kanë shprehur dëshirë jo për ta zgjidhur, por as trajtuar në séance parlamentare. Sepse është e drejtë elementare e qytetarëve për të zgjedh kandidatin në listen zgjedhore, me emër dhe mbiemër, ashtu sikurse zgjidhet kryetari i shtetit.

Një formë e tillë e votimit do të krijonte barazi qytetare, duke I umundësuar qytetarëve që të votojnë për kandidatin për deputet apo këshilltar sipas preferences së tyre, e jo për ate të vendosë partia, përkatësisht kryetari i saj apo një grup individësh rreth tij, duke mosrespektuar vlerat profesionale, individuale e meritokracinë si kategorishoqërore.

LIGJI I TILLË MUND TË APLIKOHET NË ZGJEDHJET OKALE

Andaj, një ndër prioritetët e qeverisësë re, duhet të jetë edhe ndryshimi i ligjit zgjedhor, sepse duhet të realizohet në praktikë premtimi parazgjedhor. Në këtë aspect besoj se nuk do të mungojë vullneti politik nga shumica parlamentare, madje mendoj se do të mbeshtetet edhe nga opozita, sepse një ligj i tillë ështënë favor të demokracisë parlamentare. Vetëm me miratimin e një ligji të tillë, qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre që do të jenë legjitim sikurs edhe vet parlamenti.

Në këtë aspect ekzistojnë modele të ndryshme, që mund të zbatohën edhe në Mal të Zi,siç është p.sh. ai në Kosovë, por edhe të ndonjë vendi tjetër ne regjion, duke mos anashkaluar pjesëtarët e popujve pakicë, të cilë tjanë pjesë e mozaikut politik në këtë mjedis.

Pasi, në vitin e ardhshëm në disa komuna në Mal të Zi do të mbahën zgjedhjet lokale, nëse ka vullnet politik, fillimisht një ligj i tillë nëse do të miratohej nga parlamenti vitin vijues, ai do të aplikohej në këto zgjedhje, duke zbatuar në praktikë për të parën here vullnetin e qytetarëve e jo të partive politike në procesin zgjedhor.

 

Ulqin, Dhjetor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here