Arratiset nga vendi presidenti i Afganistanit

Dy zyrtarë afganë konfirmuan se Presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi

Zyrtarët, njëri nga zyra e ish -presidentit Hamid Karzai dhe një ndihmës në këshillin e sigurisë afgane, i thanë Associated Press se Ghani u largua të dielën.Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të informonin gazetarët.

Ghani u largua së bashku me Këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare Hamdullah Mohib dhe një bashkëpunëtor të dytë të ngushtë.

Presidenti Gani eshte larguar ne drejtim te Taxhikistanit.

Ndërkohë, talebanët thanë se do të vazhdojnë të pushtojnë Kabulin gjatë mbrëmjes së të dielës pasi kaluan orë të tëra në periferi të qytetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here