PRESIDENTIT BIDEN EMERON DIPLOMATIN E NJOHUR CHRISTOPHER HILL AMBASSADOR NE SERBI

Ndër diplomatët e parë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ish i dërguari special i Presidentit Klinton në Kosovë, Ambasador në Maqedoninë e Veriut dhe Irak, Christopher Hill, është zgjedhja personale e për postin e ambasadorit në Serbi

Ndër diplomatët e parë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ish i dërguari special i Presidentit Klinton në Kosovë, Ambasador në Maqedoninë e Veriut dhe Irak, Christopher Hill, është zgjedhja personale e Presidentit Biden për postin e ambasadorit në Serbi.
Kjo eshte një ngjarje e jashtëzakonshme që ilustron interesin e Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor. Christopher Hill ishte tmerri i Slobodan Millosheviçit, tani rradhës e ka Vuçiç! Para tij do të vendoset alternativa: të pranojë pa kushte pavarsinë e Kosovës, “or else…!”
Jo pak politikanë në Tiranë do të ndjejnë mornica në shpinë nga rikthimi në skenën diplomatike i njërit prej arkitektëve të projektit Amerikan për normalizimin demokratik të rajonit dhe faktorizimit të merituar politik të shqiptarëve.
Presidenti Biden, (djali i të cilit ishte aviator gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë,) eshtë ndoshta politikani amerikan me përvojën më të gjatë të përfshirjes direkte në paqësimin e Ballkanit, ai i njeh, apo i ka njohur direkt, engjëjt dhe djajtë! Emërimi prej tij i një diplomati si Chris Hill, është dëshmi e rikthimit të fortë Amerikan për të zmbrapsur ofensivën katër vjeçare Ruse në atë kënd të Europës. Rebusit Rus në Ballkan po çmontohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here