ALEKSANDRIT I MADH: JAM PINJOLL I FARËS SË SHQUAR TË POPUJVE ILIRIKË
Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territory në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll I fares së ilirëve”, raporton “Ina”.
Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Heroi Ballkanas u bë figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij.
Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territory në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll I fares së ilirëve”, raporton “Ina”.
Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.
Ja çfarë shkruhej në letër:
Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues iPerandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, ngaVeriu në Jug, pinjoll I farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, pa qen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lire gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut.
Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po I emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po shuhem pa lënë pasardhës.
Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizion fino al 1469″